PĖRVJETOR: Me rastin e 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit
PĖRCAKTIM DHE DĖSHMI E KULTURĖS
EUROPIANE
Kongresi i Manastirit apo Kongresi i Alfabetit nuk ishte vetėm njė ngjarje thjeshtė gjuhėsore, por ngjarje me rėndėsi kulturore, arsimore, politike dhe para se gjithash kombėtare.
Rrethanat historike dhe politike, nė kohėn kur u mbajt Kongresi i Manastirit, 14-22 nėntor 1908, nė tė gjitha vilajetet shqiptare ishin shumė tė vėshtira dhe kaotike. Pas pėrmbysjes sė sundimit tė egėr tė sulltan Hamitit, turqit e rinjė, proklamuan me bujė tė madhe Kushtetutėn dhe regjimin e tyre, kinse me disa tė drejta mė tė mėdha pėr popujtė nėn sundimin e Pėrandorisė. Kėto tė drejta u priten mė njė farė simpatie edhe nga shqiptarėt tė dėrmuar nga robėria shekullore.. Zatėn, shqiptarėt, edhepse nėn sundim, kurrė nuk e ndalėn luftėn e tyre pėr liri, pėr ēlirim. Periudha mė e shėndritėshme e historisė sonė, Rilindja Kombėtare, kishte pėrcaktuar rrugėn qė duhėt tė ndiqet deri nė ēlirim Rilindasit tanė nuk pushuan asnjė herė sė vepruari pėr vetėdijsimin e popullit nė baza kombėtare e posaēerisht rėndėsi i kushtuan arsimimit. E gjithė veprimtaria e tyre letrare e botuar nė shumė qendra tė mėrgatės, sepse ata vepronin larg atdheut tė pushtuar, ishte orientuar nė zgjimin e ndjenjės kombėtare, gati e shlyer, e tjetėrsuar Dhe kjo lėvizje e re nga turqit e rinjė, e cila nė fakt, nuk ishte edhe gjithėaq pėr tė drejtat e popujve nėn sundimin e Perandorisė, se sa ishte pėr interesin e tyre, edhe nė Vilajete shqiptare nisėn disa levizje konkrete, tė hapta dhe paksa legale tani. Kėshtu u formuan disa klube arsimore dhe politike tė cilat detyrė kryesore kishin organizimin konkret tė popullatės dhe tė rinjėve nė shkolla tė cilat hapeshin nė mėnyrė solemne dhe me entuziazem. Aty pėrgatiteshin programe tė ndryshme kulturore.Mirėpo, rruga e filluar dhe e trasuar nga populli, binte ndesh me interesat e turqėve tė rinjė. Kėshtu qė kėta nuk lanė formė dhe intrigė pa pėrdorė qė kjo ringjallje tė pengohėt ose tė orientohėt gabim duke bėrė pėrēarje nga mė tė ndryshmet, nė baza kombėtare dhe fetare.
Klubet kulturore u formuan nė shumė qytete, Manastir, Vlorė, Tiranė, Berat, Korēė, Elbasan etj. Klubi kryesor ishte nė Manastir dhe pėr kėtė arsy u caktua pikėrishtė ky klub qė tė bėjė organizimin e njė konference pėr ēeshtje tė alfabetit. Pėr kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr Kombin shqiptar ka pasė inisiativa edhe mė herėt nga shoqėritė e ndryshme kulturore qė vepronin nė atė kohė. Idetė dhe inisiativat e para kanė qenė nga shoqėritė e mirėnjohura "Bashkimi" dhe "Agimi" nga Shkodra sepse nga kėto shoqėri dhe nga ky qytet ishin botimet mė tė rėndėsishme tė librave, revistave, gazetave tė kohės. Udhėheqėsit e kėtyre Shoqėrive, e dinin se njė komb, njė gjuhė dhe njė alfabet do tė jenė e ardhmja kombėtare. At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Imzot Prenkė Doēi, Imzot Lazėr Mjeda, Dom Ndoc Nikaj, Dom Nikollė Kaēorri, Luigj Gurakuqi etj. ishin kėta qė i vunė bazat e alfabetit qė kemi sot.
Dhe me datėn 14 nėntor 1908 nė Manastir filluan punimet e Kongresit tė Alfabatit. Kėtu mė poshtė do tė sjellim shenimet shumė besnike nga ditari i At Pal Dodaj me titull "Shėnime vrojtimesh vetjake 1907-1911" tė cilat flasin mė sė miri se si ka shkuar ecuria e punimeve nė kėtė Kongres. Tekstin do ta paraqesim origjinal:
06.11.1908
"At Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi, n'emėr tė "Bashkimit",u nisėn nga Shkodra pėr Manastir.
Gjithashtu niset Dom Ndre Mjedja dhe mėsuesi Logoreci si pėrfaqėsues t'"Agimit". Luigj Gurakuqi dhe Logoreci kanė mandat me pėrfaqėsue edhe qytetin e Shkodrės.
Asnjė musliman i Shkodrės nuk u bashkue me katėr tė sipėrpėrmendunit.
Durrėsi dėrgon famullitarin e vet Dom Nikollė Kaēorrin..."
14.11.1908
"Ēelje solemne nė Manastir e Kongresit Kombtar pėr zgjedhjen e ēashtjes sė alfabeteve. Numri i kongresistėve nuk i kalon tė gjashtėdhjetėt.
Por Kongresi mund tė quhet i pėrgjthshėm nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, mbasi janė tė pėrfaqėsueme te tana krahinat e Shqipnisė e shoqnitė shqiptare jashtė nėpėrmjet njerėzve ma tė zotė e ma me ndikim. Marrin pjasė gjithashtu kryetarėt e famshėm tė partive tė xhonturqve, Njazi Beu e Seladin Beu. Gjithashtu ka dėrgue pėrfaqėsuesin e vet komiteti i xhonturqve dhe klubi shqiptar i Konstandinopojės.
Pėr zgjedhjen e kryetarit tė kongresit Gurakuqi mori 30 vota e Mit'hat Frashėri 28. Ky i fundit atėhere mungonte e sė bashku me Shahin Kolonjėn as qė kishin ndėr mend tė marrin pjesė, mbasi qė tė dy nuk donin tė pėrdornin alfabet tjetėr pėrveē atij tosk.Pėr me shmangė nji mungesė tė tillė Gurakuqi, nė marrėveshje me AT Fishtėn, ia lėshoi kryesinė Mit'hat Frashėrit.
Ma nė fund, mbas bisedimeve tė pėrsėrituna, nėpėrmjet telegrafit, Frashėri e Kolonja me marrė pjesė.
Para se tė procedohej me caktimin e komisionit , u mbajtėn fjalime tė ndryshme mbi alfabetin shqiptar nė pėrgjithėsi. Vetė Mjedja mbajti dy, por nuk asht i lumtun, e veēanėrisht me tė dytin, mė tė cilin ma drejtpėrdrejt sulmon shoqėninė "Bashkimi", bahet qesharak dhe pritet keq nga auditori.
Ngrihet Gurakuqi e aty pėr aty kėrkon ti pėrgjigjet.
Tė nesėrmen At Fishta,me nji fjalim tė duertrokitun sė tepėrmi, rreh persėri dhe hedh poshtė pikė pėr pikė pohimet e Mjedjes dhe, tue u zgjanue mandej nė refleksione ma tė pėrgjithshme, me humanizmin e atdheut e tė mirėkuptimit,i ban pėr vete kongresistėt, shumė prej tė cilėve qajnė nga mallėngjimi dhe nji hoxhė me lot nė sy ngrihet, vrapon e i hidhet nė qafė.
Efekti i kėtij fjalimi duket ma qartė edhe nga fakti qė nė zgjedhjen e antarėve tė Komisionit At Fishta, midis 53 votuesve mori 49 vota.
Komisioni pėrbahej gjithsej prej 11 vetėsh. Gurakuqi u zgjodh pėrseri kryetar."
22.11.1908
"Imzot Abati (Prenkė Doēi) mori nji telegram prej Manastirit, kėshtu tė konceptuem: "Ēashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen njokohėsisht, me ndryshime, alfabeti i Frashėrit dhe i Bashkimit. Ēdo alfabet tjetėr asht i pėrjashtuem"
Fishta
Shenimet: Hylli i Dritės, Faqe 105, 106, 107. Tiranė 1993.
Kėshtu, nė bazė tė kėtyre shenimeve mund tė kuptojmė se punimet dhe ecuritė e Kongresit tė Manastirit nuk kanė qenė edhe pa vėshtėrsi nga mė tė ndryshmet. Historiografia shqiptare nuk i ka shpjeguar dhe analizuar nga tė gjitha aspektet kėtė ngjarje shumė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare. Kėmbėngulėsia dhe vizioni i qartė i At Gjergj Fishtės me shokė ka bėrė qė ne tė kemi kėtė alfabetė tė pranueshėm pėrndryshe ka qenė rrezik tė kemi ēoroditje nė kulturėn tonė. Besojmė, se me organizimin e simpoziumeve, konferensave dhe debateve qė do tė pasojnė nė tė ardhmen, do tė sjellin mė shumė dritė pėr kėtė perudhė sepse pikėrishtė kjo ngjarje e rėndėsishme nė aspektin kulturor, shkencor, politik e kombėtarė i parapriu shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar. Mė kėtė ngjarje ne u rreshtuam nė sferėn e kulturės europiane.
Lekė Preēi