Dedė Preqi
28 NĖNTORI 1912, PAVARĖSIA E SHTETIT SHQIPTAR
Edhe para shekullit Xlll-tė,flamuri me shqiponjėn -dykrenare, valonte te shqiptarėt,dhe dera e Kastriotėve ,e para ardhėsve tė Gjergj Kastriotit e kishte kėtė flamur para shekullit XV-tė,me shqiponjėn-dykrenare.Dhe kėtė flamur Gjergj Kastrioti-Skėnderbe,e shpalli flamur kombėtar mė 1443,nė Krujė,dhe mė 1444,nė Lezhė,me ērast ishte dhe Komandant i forcave tė princėve shqiptar tė asaj kohe (shėnime nga Jaho Braho,nė librin e tij -Monumentale-)
Me 28 nėntor tė vitit 1443,Gjergj Kastrioti kthehet nė atdhe,nė Krujen legjendare,i cili ngre sėrish mbi Kėshtjellė flamurin e tij me shqiponjėn-dykrenare,me tė cilin flamur fitoi shumė beteja kundra ushtrisė osmane.Edhe pas vdekjes eė Gjergj Kastriotit-Skėnderbe,shqiptarėt e vazhduan rezistencėn kundėr okopimit otoman,edhe pse disa herė ranė nė kurthėn e tyre tė vazhdueshme.Mirėpo,Shqipėria duke pėrfshi dhe Kosovėn,fitoi sėrish lirinė e saj me 28 nėntor 1912,pas 425 vjet okupimi nga Perandoria Osmane.
Tani,Perandoria Osmane nuk e kishte rrolin qė e kishte pasė mė parė nė Ballkan,dhe ushtria osmane ishte shpartalluar po thuaj se nė gjitha frontet e saja.Ndėrsa trupat serb,malazez dhe grekėt,kishin hyrė thellė nė tokat shqiptare,me qėllim tė zaptimit dhe zgjerimit nė tokat dhe trevat shqiptare,nga se e kishin edhe pėrkrahjen e fuqive tė mėdha.Dhe e vetmja zgjidhje ishte qė tė shpetohej nga copėtimi,dhe tė ruhej tėrėsia tokėsore e Shqipėrisė,duke pėrgaditė njė Kuvend Kombėtar,i cili do tė vendoste pėr fatin e Shqipėrisė.Kishte shumė iniciator shqiptar qė vepruan pėr kėtė qėshtje madhore tė kombit shqiptar, e njė ndėr ata ishte edhe Ismal Qemali e Luigj Gurakuqi,tė cilėt organizuan tė bėjnė Komisione,qė do tė pėrfaqėsojnė dhe mbrojnė shqiptarėt para Fuqive tė Mėdha,dhe duke i njoftuar kėrkesat e popullit shqiptar,dhe kėrkesat e tyre ishin vendimtare pėr tė drejtat e veta.Nė kėtė rast gjetėn pėrkrahje mė tė favorshme nga Vjena ,e cila ishte pėr njė Shqipėri autonome.Tė gjitha levizjet kryesore tė kėsaj qėshtje drejtoheshin nga atdhetarėt mėrgimtar,tė cilėt si prioritet kishin organizimin e njė Kuvendi,dhe caktimin e vendit ,ku pas pak u vendos qė Mbledhja e Pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar,tė mbahej nė qytetin e Vlorės.
Me 28 Nėnto 1912,nė orėn 14.oo,nė Vlorė u hap Kuvendi Kombėtar,tė cilin e hapi Ismal Qemali,dhe me shumė shokė tė tjerė,qė pėrfaqėsonin pothuaj se tė gjitha trevat shqiptare.Nė mbledhjen e parė muarėn pjesė 37 delegatė,dhe pastaj u rritė numri i tyre nė 63 delegatė shqiptar,dhe pjesa mė e madhe e tyre ishin veprimtarė tė Levizjes Kombėtare shqiptare.Ismal Qemali nė Kuvend tha:
Evetmja rrugė e shpėtimit,ėshtė ndarja e Shqipėrisė nga Turqija,dhe propozimi i tij u miratue nga delegatėt,tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr pavarėsinė e Shqipėrisė,ku thuhej:
"SHQIPĖRIJA ME SOT TĖ BĖHET MĖ VEHTE,E LIRĖ E MOSVARME"
Kuvendi zgjodhi pėr Kryetar Shteti dhe Ministėr i Punėve tė Jashtme, Ismal Qemalin.
Zvendėskryeministėr:dom Nikollė Kaqorri.
Minisėr i mbrendshėm:Myfit Libahova dhe Asllan Pashali.
Ministėr i drejtėsisė:Dr.Petro Poga.
Minisėr i Bujqėsisė:Pandeli Cale.
Ministėr i Arsimit:Dr.L u i g j G u r a k u q i .
Minisėr i Luftės:Gjeneral Mehmet Dralla.
Ministėr i Punėve Botėrore:Mihat Frashėri.
Ministėr i Postėtelegrafės:Lef Nosi.
Me ngritjen e flamurit kombėtar nė Vlorė,shpallet Pavarėsia e Shqipėrisė para njė mase tė madhe popullore,tė cilėt e pritėn me padurim kėtė ngjarje tė madhe historike.Ky akt ishte shumė i rėndėsishėm pėr popullin shqiptar,sepse po mbyllet njė epokė e pėrpjekjeve tė mėdha pėr tė arritė deri nė kėtė ditė,duke e hequr qafe zgjedhėn osmane,dhe duke e ruajtur tėrėsinė teritoriale tė Shqipėrisė ,dhe duke formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar.Kjo ishte njė fitore e madhe e popullit shqiptar,dhe pėrfaqėsonte fitorėn e pėrbashkėt tė trevave shqiptare ,prej rrafshit tė Dukagjinit nė veri,e deri nė Qameri nė jug,prej brigjėve tė Adriatikut e tė Jonit nė pėrendim e deri nė fushat e Kosovės,tė Tetovės,Shkupit,nė Luginėn e Preshevės e tė Kumanovės.Kuvendi i Vlorės ishte zė i gjitha trevave shqiptare ,dhe pavarėsia e shpallur trajtonte Shqipėrinė tė pa ndarė.Kjo udhėheqėsi shqiptare e shtetit shqiptar,u dėrgoi shtetėve ballkanike dekleratat e veta ,largimin e menjėhershėm tė forcave tė huaja nga trojet shqiptare.Nga ky akt sublim i popullit shqiptar,hudhėn temelet e shtetit tė lirė dhe tė pavarur,sikur popujt tjerė tė Ballkanit,dhe kjo e drejtė buronte nga e drejta e njė populli pėr vetvendosje,i cili ka gjuhėn e vet,kulturėn dhe historinė e vet kombėtare.Lidhja e Prizerenit me 1878,dhe Pavarėsia e Shqipėrisė me 1912,u bėnė dy hallka tė forta tė historisė shqiptare,tė cilat krijuan zingjirin e ngjarjeve shumė tė rėndėsishme tė karakterit kombėtar.Nė Gadishullin Ballkanik,vendi i fundit pas Maqedonisė ishte Shqipėria qė u qlirue nga sundimi i sulltanėve osman.Kjo ngecje u shkaktue nga faktor tė ndryshėm ,por edhe nga faktori ekonomik e politik,qė ndikuan nė Levizjen Kombėtare shqiptare.Edhe faktori i jashtėm ndikoi shumė ,sepse pa ndihmėn e aleatėve tė jashtėm tė Fuqive tė Mėdha,nuk mund tė arrihej fitore dhe siguri.Nė Konferencėn e Ambasadorėve tė gjashtė Fuqive tė Mėdha tė Londrės(1913),Pavarėsia Shqiptare,nuk arriti ti bashkonte nė njė shtet tė vetėm tė gjitha teritoret shqiptare,sepse nuk gjetėn pėrkrahje nga kjo Konferencė e Fuqive tė Mėdha.Pavarėsia e Shqipėrisė ishte kthesa mė e madhe e njė premise politike tė kėtij populli,duke filluar organizime tė jetės shtetėrore,aq tė nevojshme pėr ta mbajtur gjallė qėshtjen e qlirimit kombėtar.
Sot Republika e Shqipėrisė ,ėshtė shteti i pavarur i Evropės Juglindore ,ku kufizohet me Malin e Zi nė veripėrendim,me Kosovėn nė verilindje,me Maqedoninė ,nė pėrendim,dhe nė jug me Greqinė.Nė pėrendim laget me detin Adriatik dhe Jon.Popullsia-3,800,523(korrik 2007),me njė sipėrfaqe prej 28,748 km-katror. Shqipėria sot ka shėnuar pėrparim tė madh,dhe tė dukshėm,ekonomik,shoqėror e kulturor,dhe pas rėnies sė komunizmit me 1991,ka dėshmuar suksese tė njėpasnjishme,drejt demokracisė liberale dhe ekonomisė sė tregut.Prej vitit 2009,ėshtė anėtare e NATO-s,dhe kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkėsinė Evropiane.Njėherit ėshtė dėshmuar faktor i rėndėsishėm nė ruajtjen e stabilitetit rajonal,e cila ka mbėshtetė fuqishėm Pavarėsinė e Kosovė. 28 Nėntori,ėshtė edhe dita e flamurit kombėtar,nė ērast valohet flamuri kuq e zi , nė gjitha trevat shqiptare anė e kėnd botės,duke e pėrkujtuar kėtė simbol,si shenj i fitoreve tė mėdha nė luftat e pėrgjakshme historike,dhe simbolin e parė qė heroi kombėtar Gjergj Kastrioti-Skendėrbe,me tė cilin i udhėheqi luftat mė tė njohura historike tė asaj kohe. Edhe nė Kosovė kjo ditė shėnohet si datė historike ,dita e flamurit kombėtar dhe Pavarėsia e Shqipėrisė.