95-vjetori i lindjes sė shenjtores sė madhe shqiptare, nėnės sė tė gjithėve
Zbulohet letra nė shqip e Nėnė Terezės
________________________________________
Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem shqiptar". Kėto janė fjalėt e shkruara nė shqip nga vetė dora e Nėnė Terezės mė 10 shtator 1979, dita kur ajo u nderua me ēmimin "Nobel". Kjo letėr nė origjinal, sipas drejtorit tė arkivave tė shtetit, Shaban Sinani, mendohet tė jetė pjesė e ditarit tė saj, si dhe fjalėt qė ajo ka thėnė nė shqip nė ceremoninė e ēmimit Nobel. Njė shqipe jo e ditėve tė sotme, qė tregon pėr origjinalitetin dhe bukurinė e kėsaj letre tė bėrė publike 95 vjet pas lindjes sė saj. 27 gushti shėnon pėrvjetorin e shenjtores shqiptare, qė i dhuroi botės ndihmė dhe dashuri. Nė ditėn kur ajo vdiq presidenti i Francės, Zhak Shirak, tha se "bota ndihet shumė jetime". Me njė shtat tė vogėl dhe tepėr e heshtur, ajo megjithatė ėshtė gruaja mė e madhe e planetit. Ajo ėshtė konsideruar si shenjtorja mė e madhe e botės menjėherė pas Jezu Krishtit. Menjėherė pas vdekjes sė saj Vatikani nxori njė urdhėr tė prerė, qė sanksiononte nė ēdo dokument pėrkrah emrit tė Nėnė Terezės duhet tė shkruhej se ajo ishte njė murgeshė shqiptare. Aktualisht, nė tė gjitha mediat e huaja, menjėherė pas kėtij vendimi gjendet kudo e shkruar: "Nėnė Tereza, murgesha shqiptare".
"Me gjak unė jam shqiptare. Me kombėsi, indiane. Me besim jam njė murgeshė katolike. Siē thonė tė gjithė, unė i pėrkas botės. Me zemėr unė e ndiej qė i pėrkas plotėsisht zemrės sė Jezusit". Kėto janė disa nga fjalėt qė Nėnė Tereza ka thėnė gjatė fjalimit tė saj kur ju dha ēmimi "Nobel". Pėrpjekjet e saj pėr tė shtrirė misionin bamirės edhe nė Shqipėri ishin tė gjata, nėpėrmjet letrave dhe dokumenteve. Por gjithēka u bė e mundur vetėm nė vitin 1991. Njė vizitė qė, siē ka shkruar edhe vetė ajo, i dha mundėsinė tė shihte vendin dhe popullin e saj, varret e tė parėve, me njė shpresė pėr hapjen e misionit nė Shqipėri. Kjo shpresė asaj iu realizua nė vitet e fundit tė jetės, por ajo ēka duhet tė na shqetėsojė tė gjithėve ėshtė se sa dhe a e nderojmė si duhet kėtė grua tė madhe.
Unė gjithmonė e kam nė
zemėr popullin tem shqiptar.
Shum luti zotin qė pagja
e tij tė vijn nė zemrat tona,
nė gjitha familjet tona, nė gjith
botėn. Lutem shum pėr fukarat
e mij - dhe pėr mua dhe motrat
e mija. Unė lutem pėr juve.
Mc(Mission of Charity)
Tereza Bojaxhiu
Sinani: Letra, provė e rėndėsishme e kombėsisė sė Nėnė Terezės
Figura e Nėnė Terezės njihet pėrmes dėshmive arkivore nė dy periudha. Nė prag dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore me fare pak dokumente dhe me njė njohje mė tė gjerė pas vitit 1988. Pikėtakimi i parė pėrmes burimeve me Nėnė Terezėn ėshtė me rast dhe nė vijim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė njė dokument, pėr mendim tim, shumė i rėndėsishėm. Nuk ėshtė drejtpėrdrejtė pėr Nėnė Terezėn, por pėr motrėn e saj, e cila ka jetuar nė Shqipėri, Age Bojaxhiun. Motra e saj, pėrmes njė letre, i kėrkon Ministrisė sė Kulturės Popullore ta sistemonte me punė. Sipas praktikave burokratike tė asaj periudhe Age Bojaxhiu duhet tė plotėsonte njė formular, ku duhej t'i pėrgjigjej disa pyetjeve. Formulari pėrmbante, gjithashtu, edhe njė zonė tė rezervuar, ku vetė administrata shtetėrore shpreh konsideratat pėr personin qė do tė merrej nė punė. Nė pėrfundim administrata shtetėrore e asaj periudhe, Luftės sė Dytė Botėrore, qė ishte gjysmė shqiptare gjysmė italiane ka vendosur ta marrė nė punė Age Bojaxhiun, motrėn e Nėnėn Terezės. Por nė pjesėn e rezervuar pėr vlerėsimin e administratės ka njė pėrcaktim, qė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė diskutim, qė ėshtė hapur kohėve tė fundit jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj. Ėshtė fjala pėr diskutimin nėse Nėnė Tereza ėshtė apo jo shqiptare. Nėpunėsi, qė ka nėnshkruar pėr tė pranuar Age Bojaxhiun nė administratė, shėnon nė mėnyrė eksplicite: "Mund tė pranohet, por duhet mbajtur nė vėmendje. Ėshtė njė nacionaliste shqiptare."
Pėrpjekjet e shtetit shqiptar pėr tė vendosur lidhje pėr tė pasur njohje me Nėnė Terezėn kanė filluar qė nė vitin 1988. Ka qenė komuniteti i Sant Exhidios, qė zhvillonte bisedimet dhe ndėrmjetėsitė pėr tė realizuar dhe mundėsuar lidhjet midis Shqipėrisė dhe Nėnė Terezės. Kjo sepse Shqipėria nė atė periudhė nuk kishte marrėdhėnie diplomatike me Vatikanin dhe, njėkohėsisht, mesa duket nuk dėshironte ta bėnte si njė ēėshtje tė diplomacisė shqiptaro-italiane. Pėrpjekjet e para janė zhvilluar nėpėrmjet ambasadės sė Shqipėrisė nė Itali dhe kontakteve me komunitetin e Sant Exhidios. Kategoria e dytė e dokumenteve i pėrket pas vitit 1988, nė fillim ato nuk kanė tė bėjnė drejtpėrdrejtė me dorėn e Nėnė Terezės, janė dokumente, tė cilat pėrmbajnė informacione ose relacione tė shprehura nė rrugė diplomatike. Nė vitet 1989-1990 datojnė procesverbalet e bisedimeve tė Nėnė Terezės me autoritetet shqiptare, me Nexhmie Hoxhėn dhe njė procesverbal mjaft i qartė me Ramiz Alinė. Nė vitin 1991 ajo vizitoi Shqipėrinė dhe hapi menjėherė misionin e saj. Po ashtu ėshtė njė letėr e Nėnė Terezės, nė origjinal, nė anglisht e shkruar me shkrim dore, drejtuar Ramiz Alisė, nė tė cilėn pak a shumė nė njė pėrkthim tė lirė nė shqip thotė: "Pas shumė e shumė vitesh, duke shtegtuar nėpėr dhjetėra vende tė botės pėr tė krijuar vendin tim tė bamirėsisė mė nė fund deshi i lumi Zot, qė tė mė jepet leja qė tė vij nė vendin tim tė shoh varret e tė parėve, tė ve njė tufė me lule dhe tė nderoj kujtimin e tyre, tė shoh popullin dhe vendin tim dhe tė shpresoj nė hapjen e misionit."
Pasaporta
Emri: Anjezė (Gonxhe) Bojaxhiu
Ditėlindja: 27 gusht 1910
Vendlindja: Shkup
Origjina: Shqiptare
Shtetėsia: Indiane, shtetase e Vatikanit, shqiptare
Data e vdekjes: 5 shtator 1997
Anjezė (Gonxhe)Bojaxhiu lindi nė Shkup nė njė familje shqiptare. I ati, Kola, njė tregtar i pasur, mori pjesė nė lėvizjen pėr ēlirimin e kombit shqiptar nga sundimi osman. Nė moshėn 18-vjeēare Anjeza u largua nga Shkupi dhe shkoi nė Irlandė pėr t'u bėrė murgeshė nė Urdhrin e murgeshave tė Loretos. Nė dhjetor 1928, Anjeza me emrin Marie Tereza u nis pėr nė Indi. Nė vitet '30 filloi t'u jepte mėsime gjeografie dhe feje vajzave tė kolegjit tė Shėn Mėrisė nė Entali, Kalkutė, ku u bė edhe drejtoreshė. Nė vitin 1948, me leje tė Vatikanit, Nėnė Tereza la urdhrin e Loretos, hoqi veshjen e zezė dhe veshi sarin e bardhė tė indianeve tė varfra. Pasi u largua nga manastiri, shkoi nė Patna, ku ndoqi njė kurs 3-mujor pėr infermiere nė spitalin e misionarėve mjekė amerikanė. Pasi u kthye nė Kalkutė krijoi Kongregacionin e Misionarėve tė Bamirėsisė. Ajo mėsonte fėmijė tė varfėr dhe kujdesej pėr tė sėmurėt, qė gjendeshin nė rrugėt e Kalkutės. Populli indian Nėnė Terezėn e pėrkrahu pėr mirėsinė dhe dashurinė qė tregonte pėr tė varfrit. Asaj iu dhurua si ndihmė pėr tė varfrit tempulli mė i lashtė i Kalkutės, qė i pėrkiste fesė induse. Pėr punėn e saj tė madhe iu dhanė qindra ēmime e diploma tė ndryshme dhe mė 10 dhjetor 1979 iu dha nė Oslo edhe ēmimi "Nobel" pėr paqen. Njė nga gėzimet mė tė mėdha tė Nėnė Terezės ka qenė ardhja e saj nė Shqipėri. Nė Tiranė ajo mori pjesė nė rihapjen e kishės katolike, e cila ishte kthyer nė kinema nga diktatura komuniste dhe themeloi shtėpinė e parė tė misionit tė saj. Murgeshat misionare tė bamirėsisė janė sot tė pranishme nė 7 zona tė Shqipėrisė dhe ndihmojnė tė varfrit. Ky ėshtė edhe kurorėzimi i njėrės prej ėndrrave tė jetės sė Nėnė Terezės.
Marrė nga T.Observer