Spektakël shumëngjyrësh në New York

Arkivi | Zef Prenka | 14.11.10 | 13:54

Valle

Është bërë traditë zhvillimi i Festivalii Shqiptar në New York, që përpiqet të indetifikojë, dokumentojë dhe paraqesë artistë të folklorit dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa dallim feje, ideje apo krahine. Çdo vit Festivali, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm. Ai i ofron spektatorit të thjeshtë, mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës sonë. Tubimi mbarëshqiptar kulturoro-artistik, manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si një pjesë indetifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan.

Klajd Kapinova, New York

BRONX (New York). Në Lehman Center Performing Arts në Bronx, u mblodhën në sofrën e gurrës popullore artistët nga diaspora shqiptare e Amerikës. Festivali i XX-të i Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare, që mbahet në New York sot feston 20-vjetorin. Ai u organizua nga Qendra „Nënë Tereza“ pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale,  nën përkujdesin e bariut shpirtëror Don Pjetër Popaj, Komisioni Organizativ dhe drejtorit prej shumë vitesh Mark Shkreli.

Si gjithnjë, parada artistike e grupeve të ndryshme të muzikës me instrumente popullore tradicionale dhe moderne, valleve me larushisë e kostumeve të trojeve etnike, krahinave dhe nenkrahinave, gjatë 20 vjeteve në Festival, është përpjekur të idenfifikojë e përkrah grupet artistike dhe kulturore, që gjenden në shtete të ndryshme të Amerikës, shumëngjyrshmërinë e kostumeve, valleve, intrumenteve origjinale, traditave, zakoneve të lashta iliro-arbërore-shqiptare, të ruajtur ndër shekuj nga të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë këtu.

Ky është thesari i shpirtit të një populli të vogël, që ka një histori të lavdishme me vlera kulturore shumë të pasura dhe të larmishme.

Sofra kulturore këtë vit iu përkushtua 100-vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Tereza. Për të gjithë bashkëatdhetarët nëpër botë, ky vit përkujtimor, është shpallur si Viti i Humanistës me famë botërore Nënë Tereza.

Larushia e perlave shpirtërore të kultivuar dhe ruajtur me kujdes dhe respekt brez mbas brezi edhe në Amerikë, u shpalosën me dinjitet në spektaklin Fest’20-të në New York, në kryeqytetin metroplolitan të kulturës shumetnike botërore.

Ky ka qenë dhe mbetet edhe objekqëllimi kryesor (prej dy dekadash), për ribashkimin në një vatër të madhe festive të mozaikut të vlerave folklorike të papërsëritshme burimore popullore të zonave dhe krahinave të ndryshme etnike gjithpërfshirëse.

Natyrshëm, organizatorët e Festivalit XX, Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, respektuan me fisnikëri tubimin, duke e kthyer me dinjitet në një vatër të madhe shumëkulturore rreth një flamuri, gjuhe të përbashkët shqipe komunitetin tonë pa dallim feje, krahine e ideje, duke përkrahur origjinalitetin e tabanit popullor, gjatë gjithë shfaqjes para artëdashësve kulturëdashës bashkëatdhetarë dhe miqve amerikanë.

Dritat shuhen ngadalë dhe sipari hapet me sfondin skenografik, ku dominojnë ngjyra blu e bardhë dhe logu i festivalit me sfondin kuq dhe shqiponjen dykrenare, nën efektin e mizaskenës, plot ngjyra që shquajnë për disa sekonda. “Këngë për Nënë Terezën” nën oshëtimen brilante të lahutës së malësisë, shënoi hapjen e Festivalit XX në New York.

Në skenë hijëshon para spektatorëve veshja prej sari (ngjyrë të bardhë me tre shirita blu), që Nënë Tereza dhe Misionaret e Saj, mbajtën gjithnjë të veshur, kudo ku shkeli nëpër botë dhe shërbeu për të varfërit, të sëmurët, jetimët, të moshuarit e braktisur etj. Një gjetje e thjeshtë skenografike, por shumë domethënëse dhe me vlerë, në nderim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, përgatitur nga artisti Luan Qose.

Atëherë ajo ishte thjesht Gonxhe. Një ditë do të ishte Nëna e të Gjithëve, një Shenjtore Mëshirëplotë, në të gjallë e mbas kalimit në amshim. Tek figura e Saj poliedrike evidentohet si element plot vlerë unisimi mes filozofisë predikuese, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar kompleksin e ndjenjave që quhet mirësi njerëzore dhe formë praktike, si veprim, ku, karakterizohet gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh filozofik, shoqëror e rezatues. Kjo strukturë vlerash, projekton Atë, jo si një moralizuese, por si objekt kristian, që mishëron diçka më shumë.

Bamirësja e famshme, krijoi një filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim; kujdesin tokësor dhe jo pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të shpirtit me një botë tjetër. I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga Zoti, në gjithçka që bënte derisa e mori në krahët mikpritës të Tij.

Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave. Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në krahët e Saj të ngrohtë, duke u thënë: “Mos u merzisni! “Unë do t’ju mbaj me ngrohtësinë prindërore…”

Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe ngrohtësi shoqërore u fali me gëzim përherë E Lumja Nënë Tereza. Ajo u thoshte në shqip bashkëatdhetarëve: “Zoti ju bekoftë!”…

 

Mbas një dokumentari të dobët nga ana e realizimit nga producentë shqiptarë, skena u mbush me fëmijë të korit të Kishës “Zoja e Shkodrës”, drejtuar nga muzikanti e kompozitori Agim Kola, të cilët shoqëruan këngën e re online casino kushtuar Nënë Terezës: “Jeta është e bukur”, kënduar me nivel të lartë nga artisti profesionit Kreshnik Zhabjaku. Vogëlushën e Grupit Artistik “Rozafati”, këndojnë e vallëzojnë buzagaz, nën tingujt e muzikës të orkestrës së festivalit “Alba”, të cilët ishin të veshur tërësisht me petkun kuq e zi, shprehje e simboleve të flamurit kombëtar.

Festivali i përvitshëm në New York, është shfaqja më masive në botën e diasporës shqiptare në Amerikë, ku marrin pjesë qindra festivalistë, me kostume, valle, muzikë, që përfaqsojnë trevat etnike nga Kosova deri në Çamëri.

Flamuri amerikan dhe shqiptar hijeshojnë në dy anët e paraskenës moderne. Në qendër te skënës, para mikrofonit afrohen konferencierët: raportuesja e lajmeve në kanalin “News 12 Westchester” Lidia Ujkaj e shoqëruar nga partneri aktori vlonjat Erjon Spiro, që paraqesin programin në anglisht dhe shqip.

Përshëndetjen tradicionale për mysafirët artëdashës e bëri Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës „Zoja e Shkodres“, në Hartsdale, New York.

Udhëheqësi shpirtëror, ndër të tjera tha: „Ky Festiaval, tha Dom Pjetër Popaj, i dedikohet 100-vjetorit të lindjes së Nana Teresës. Ne falenderojmë Zotin, për të gjitha bekimet që na i ka dhënë. Ai i ka bërë këto bekime e virtyte të njohura në krejt botën nëpërmjet Nanës Tereze. Dedikimi i Saj ndaj Zotit dhe popullit qet në pah dhuratën tipike shqiptare të besës. Kur ja jep besën dikujt ja ke dhënë fjalën, ja ke dhënë jetën. Nana Tereze, ishte në atë mënyrë. Ajo dhuroi jetën e vetë Zotit dhe të varfërve dhe e ka mbajtur besën deri në fund të jetës  së vetë.”

I ndëprerë nga duatrokitjet frenetike, Don Popaj shtoi, se: “Sonte ne kremtojmë së bashku, traditën tonë të bukur ruajtjen prej etërve tanë ndër shekuj. Shumë këngë u dedikohen herojve tanë që nuk kanë kursyer veten dhe kan dhënë jetën për të ruajtur traditën dhe indetitettin tonë. Ne jemi shumë krenar për të rijnjt e të rejat e komunitetit tonë, sidomos ata që kanë lindur këtu, që nuk e harronë prejardhjen e tyre shqiptare. Ata e dojnë gjuhën shqipe dhe krenohen se janë shqiptar. Shumë prej tyre do t“ju argëtojnë sonte. Vëreni sa bukur vallëzojnë e këndojnë shqip që tregon se sa fort janë të kënaqur që janë shqiptar.”

Në mbyllje të mesazhit, meshtari tha: “Nana Tereze deri që ka vdekur e ka thanë uratën e Puna e Pendimit shqip.Ajo gjithmonë ka qënë krenare për të qënë shqiptare. Tani faleminderojmë Zotin që në Parriz kemi një shqiptare, që flet shqip. E falenderojmë Komisionin Organizativë për punën e palodhur, për t’a bërë mbrëmjen kaq të bukur për ne. Ne kemi ardhur për t’u përgëzuar me njeri-tjetrin, ndërsa përcjellim argëtimin e pashoq të bijëve e bijave tuaja, vëllezërve dhe motrave tona. Ne jemi krenar me ta, krenar me kulturën tonë të pasur e të lashtë kombëtare. Prandaj edhe një herë mirë se keni ardhur dhe kaloshi mirë në festival.”

Shumë këngë, valle të bukura, në gjuhën e ëmbël shqipe, ofruan në mbrëmjen popullore grupet foklorike artistike të ardhur nga New York-u me rrethina (Grupi “Rozafati” (koreografe Angjelina Nikaj), Grupi “Lulet  e Festivalit”, “Grupi i të rriturve”, Grupi i Vajzave “Rozafati”, Grupi Polifonik i Boston-it, Grupi “Bashkimi” Boston (nën drejtimin e koreografit profesionist Bashkim Braho), Ansambli Foklorik “Rugova” (kryetar: Syl Nikqi, koleografët: Sadri Muriqi dhe Flamur Husaj), Orkestra “Alba” (Orkestra e Festivalit, me drejtues Edmond Xhani), SHKA Mergimi (FPSH)–Paterson (New Jersey, me kryetar Ramazan Veliu), Shoqëria Kulturore Artistike “Kelmendi”, Raif Hyseni’s Albanian-American Esemble Merita Halili–Singin Class Polly Tapia Ferber-Frame Drum Class, Grupi “Nënë Tereza” (Shaban Lajçi, Fran Shala, Tom Gjergji, Agim Rugova, Xhevat Ulaj, Alex Selimaj dhe Gjon Gjergji) etj.

Me shumë duatrokitje u prit  grupi kuq e zi: “Raif Hyseni’s Albanian-American Esemble Merita Halili–Singin Class Polly Tapia Ferber-Frame Drum Class”, ansambël i krjiuar nga mjeshtri virtuoz i firzamonikës Raif Hyseni dhe këngëtarja e famshme e muzikës popullore Merita Halili, gjë e cila i solli publikut një atmosfer tepër të këndshme.

Një grup simpatik me këngëtarë dhe instrumentitë amerikanë, interpretuan këngë të bukura në gjuhën shqipe. Kënaqësia në sallë mbrriti kulmin, kur spektatorët, u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta, interpretimin e tekstit këngës:

„Ti ti ti matane

Laje – Laje kryt si rosa

Ç’asht ma bukur në kyt bot,

Oh ku po shkon moj rrushja e lalës“.

Në fund, juria e Festivalit e kryesuar nga Liljana Qose, shpalli fituesit për kostumet më të bukura, këngën më të bukur, grupin më të talentuar, muzikanët më të talentuar. Kështu u dhanë vlerësime përkatëse me çmimin:  grupi dhe kostumet më të mirë, me të cilin  u nderua Grupi Artistik “Rugova”, ndërsa vlerësimin për grupin folklorik më të mirë iu dha ansamblit popullor “Kelemndi“. Në vijim një çmim i veçnatë iu nda solistit bariton Kreshnik Zhabjaku, shoqëruar nga fëmijët e korit të Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës”, Hartsdale (NY), me drejtues muzikantin e mirënjohur Agim Kola.

Kryetarja e jurisë, përmend me radhë emrat e grupeve fitues, si: Grupi Polifinik nga Bostoni, ansamblin më të mirë të valltarëve “Bashkimi“ (Boston), me drejtues koreografin profesionist Bashkim Braho, ndërsa një çmim i veçantë iu dha interpretuesit solist Arlinda Balidemaj për këngën kushtuar Të Lumes Nënë Tereza.

Si çdo vit me çmim të veçantë u nderua njërit nga pesë grupet konkuruese të vallëtarëve më të mirë, ku vendin e parë e mori grupi artistik i vallëtarëve „Rozafati“, që prej shumë vitesh zhvillon aktivitet artistik pranë Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në ambientet e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” nën drejtimin e korografes së palodhur Angjelina Nikaj.

Në fund u nda një çmimin i posaqëm për ansamblin kulturor të muzikës popullore me qendër në New York: „Raif Hyseni“s Albanian – American Ensemble“ Merita Halili-Sing Calss Polly Tapia Ferber – Frame Drum Class“.

klajdkapinova@yahoo.com

NY Foto

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NY foto

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ny foto

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ny

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ny

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ny

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto Kolazh nga Spektakli

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen