Zbulohen letrat e Enverit dhe Nexhmijes..

Arkivi | admin | 18.11.10 | 20:40

 

 enveri e nexhmija

 

..atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s’kanë ardh ora:t1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për ‚mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj .. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.
Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.
Partia në Ushtri.
Organizimi i pushtetit.
Lufta Nacional-çlirimtare.
Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s’peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të 000. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t’j shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë
ashtu si vendosëm.
Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë
shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan
na shkruaj dhe ti kurdoherë.

Të përqafoj me shumë mall
Taras
* * *

2. Letër e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

I dashur shoku Dushan.
Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t’ënde në mes t’onë ashtu si edhe shokët më t’afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy
vjetëve e ma, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ?
Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin t’onë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij.
Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë t’onë dhe ti sigurojmë dhe popullit t’onë pushtetin e tij. Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën t’uaj të vlefshme.
Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populll Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë. Vdekje fashizmit – Liri popullit.
Të fala shoqërore Nexhmija

Botuar ne Kritika

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen