Shqiponja hidhërake!

OP-ED | admin | 07.02.13 | 22:38

Një pas dite gjysh Agronin me nipin Torrakopin i gjeti në shëtitje ,meqë ishin bërë edhe të mërzitshëm në shtëpi duke lozur bixhoz .Gjyshit nga inati qe atë ditë i fituar ishte Torrokopi, propozoj të del të mali i asojtë në shëtitje ! Natyra ishte me lisa të gjatë e një gjelbërim përrallor! Aty ishin grumbulluar të gjitha shpezët e egra , cicërima e karaninave i shtonte bukurinë natyrës .Me një guri Torrokopi e qëlloj një pëllumb të egër nga i cili u përplas diku ma larg nëpër degë të lisave ? Pak ma lart shihej Shqiponja e shqetësuar dhe ishte hidhërake diçka ? Zemërimi i saj shihej me një pamje të ashpër sikur donte ta rrëmbente dikë ,e revoltuar duke e nxitur luftën me ndonjë kundërshtar që do ta ketë fatin të hyj nën kthetrat e sajë!

-Torrokopin e pa i pari dhe e pyeti Gjyshin a e sheh mor gjysh shqiponjën qenka nervoz sot nuk po na përshëndet edhe se i dhashë shenjë qe këtu jemi?

-Edhe gjyshi e vërejti dhe i afrohet ma afër me bindje se Shqiponja po ju flet. Me gjyshin Agron edhe ishte rritur se bashku. Bile gjyshi i tha Torrokopit për here të parë po më ndodhë një gjë e tillë !?…

-Shqiponja nuk ju dha çehre fare bile këtë nipin deshi edhe ta kërcënonte me sulm duke aluduar se është shqiptar i përzier me gjak të huaj ashtu ja lexoje Gjyshi mendjen Shqiponjës me qëndrimin e saj, mendja e xha Agronit assesi të jetë e gabuar.

-Torrakopi po frikësohet nga shqiponja duke u strehuar të gjyshi. Torrokopi edhe se ishte i moshës 19 vjeçar, ishte rritur si veshtë e gomarit!

-Pas pak Torrakopi pyeti Gjyshin , përse Shqiponja po me kërcënohet kështu se unë, si kam bërë asgjë ?

Gjyshi në sy e njohu Shqiponjën se ku është halli .I tregoj historinë Torrokopit qe unë me shqiponjën jam rritur , e po ashtu edhe Gjyshi im u rrit me te, gjyshi i gjyshit tim po ashtu.Ne jemi rritur brez pas brezi me shqiponjën krah për krah .
– Kemi mbrojtë, këtë vend gurum-guri e shkëmbëm- shkëmb, që nga stërgjyshit tanë, stërgjyshërit e stërgjyshërve nuk dihet saktësisht, po nga Pellazgët të parët tanë, Ilirët po ashtu e deshën. Ne shqiptarët si pasardhës të tyre bile në bazë të simpatisë dhe miqësisë qe kemi pas me shqiponjën brez pas brezi e kemi zgjedhur edhe simbolin e flamurit tonë kombëtar!Jemi shkri një trup . Po ti mor bire fare nuk dine për këtë se ke një frymëzim të gabuar!… Ta rikujtoj mor bir se janë munduar edhe popujt tjerë me marre si simbol të vetin po shqiponja jonë nuk ka pranuar se ka lind e u rrit ne shkëmbinjtë tanë , në trojet tona.
-Torrakopi i zgurdulloj sytë duke e përcjellë rrëfimin e Gjyshit, po edhe shqiponjën e vidhte me sy pa e hequr friken se do ta godiste!
– Edhe Shqiponja po e dëgjon dialogun e gjyshit me nipin duke i treguar historinë e saj.
-Ende, gjyshi me nipin mendjen e kishin të shqetësimi i shqiponjës, bile i buzëqeshi prapë Torrakopi, por asaj sikur nuk i la përshtypje buzëqeshja e Torrakopit fare , egërsinë ndaj Torrakopit e ruante!?
-Gjyshit i dha çehre edhe e përshëndeti i buzëqeshi shqiponjës nga e cila përshëndetje identike u kthye edhe nga Shqiponja .-Gjyshi i tha Torrokopit rri ti këtu se po shkoj ta pyes se çka ka ndodhë me te se nuk është mirë qe mos takoj në këtë të keqe qe paska Shqiponja ?
-Gjysh, i thaTorrokopi:
– Për kuriozitet kam dëshirë të shkosh dhe pyete se përse u hidhërua në mua dhe deshi t’më sulmoj , dua ta mësoj nga goja e sajë se çka thotë.

-Gjyshi pa hezituar e la Torrakopin ulur në një dru i rrënuar nga pakujdesia e një fshatari qe i ngjante Torrakopit. Xha Agroni, shkoj të Shqiponja dhe u përshëndet u përqafuan bashkë që u shihte se xha Agronin e kish marrë malli për Shqiponjën me u çmallë me te. Edhe Shqiponjën po ashtu u vërejt se e kishte marre malli me parë qe nuk kishte ma shume se dy muaj qe kishin ndjetë së bashku ne Vlorë për ditën e „Pavarësisë së Shqipërisë“. Shqiponja kish ndenjtë gjithmonë me burra të mëdhenj të kombit shqiptar , edhe Xha Agronin e kishte futur po në atë rang të shqiptarëve me vlera.

Shqiponja – rrezore.com

Skicë e shqiponjës së hidhëruar nga Asllan Dibrani!Pamje e Shqiponjës së zemëruar në shqiptarët injorant dy fytyrash, demagog, satrap dhe antishqiptar qe sot po e rrezikojnë vlerën dhe qenien tonë kombëtare!

Gjyshi e përkëdheli lehtë dhe filluan bisedën .-Bija ime çka ka ndodh me ty sot?. Në atë nipin je e zemëruar dhe desha të bisedojmë së bashku .-Gjyshi vazhdoj rrëfimin sikur me i kërkuar falje dhe rrinte pak i vrojtuar dhe u gjet nën protagonistin e fajtorit ndaj Shqiponjës dhe u shpreh;

– Ti e dinë që ty ne shqiptarët dhe paraardhësit tanë të kemi zgjedhur si simbolin tonin, bile edhe Agroni, mbreti ilir me Teutën betejat i fituan me flamurin tonë kombëtar edhe unë jam trashëgim i emrit të tij brez pas brezi stërnip i mbretit Agron jam unë . Skënderbeu po ashtu e gjunjëzoj perandorinë osmane me ty në mes të flamurit në njërën dorë dhe shpatën në dorën tjetër. Ismail Qemajli po ashtu me flamurin ngjyrë të kuqe ,ti ndeje në qendër të flamurit e hapur me krah dhe me dy krerë u ngrite në Vlorën heroike dhe e shpallët „Pavarësinë e Shqipërisë“ !!!.Të gjitha ngjarjet e Kosovës u përcollën me ty si simbol i yni i zgjedhur dhe luftuam krah për krah . Në luftën e dytë botërore triumfuam fitoren , betejë pas beteje, po me ty pa u nda edhe të vetmin minutë .Gjyshi i skuqur pak në çehre qe ti sjell ndërmend shqiponjës vlerat e saj vazhdoj rrëfimin , demonstratat, ne studentët e Kosovës i kemi mbajtur me flamurin tonë kombëtar qe ti ishe e para qe na prijëshe, nëse të kujtohet për ty u ngritëm në vitin 1968 në Prishtinë në demonstrata antijugosllave, pikërisht me të mbrojnë ty nderin dhe vlerat e besnikërisë qe i ke ndaj nesh .Xha Agronit i rrodhen sytë lot siç duket e kujtoj atë vit, ju vra shoku ma i ngushtë Fazli Graiçevci duke e mbrojtur flamurin qe mos ta përdhunoi dikush nga pushtuesit serb. I përlotur xha Agroni theksoj se ishte pikërisht synimi ynë me të mbrojtur ty nga barbaret serb dhe në demonstrata e vitit 1981 qe me flamur në dorë i skuqëm rrugët e Prishtinës , qe pushtuesit donin me të ndaluar qe të rrimë se bashku të lirë dhe me të mbrojtur ty, pushtuesit gjithmonë ta kanë pas inati , halë në sy ish për shkak qe ishe simboli i zgjedhur i kombit tonë dhe për këtë unë desha të pyes pse je hidhëruar në nipin tim Torrakopin?

-Xha Agroni u përpoq të thotë edhe diçka po ju dridhte buza, mëzi u dëgjua një zë i zbehtë, se nuk e ndiente mire veten pran Shqiponjës qe rrinte krenare e shkathët dhe sy patrembur !Shqiponjë të lutëm, fale nëse ka ndonjë gabim se i ri është akoma. Këtë ma kanë mashtruar dhe e kanë larguar nga rruga e zotit mysafiret e pa ftuar ne konakun tim! Ah, brez pas brezi pashka e ka nda drejtësinë deshi te thotë edhe diçka po e ndërpreu …

-Shqiponja e qetë e dëgjoj rrëfimin e gjyshit dhe filloj të arsyetohet:

– Ju falënderoj juve se betejat që i përmende i kemi pas si sakrifica të përbashkëta , luftërat, (të keqën e të mirën e kam nda me ju). Deri më tani ishte në rregull përkundër asaj se edhe në të kaluarën kemi pas probleme të këtilla dhe si pasojë e thyerjes së kodit të „besës shqiptare “ qe ma bëtë mua dhe njeri-tjetrit, keni mbet të coptuar në 5 shtete ballkanike .Pastaj Shqiponja vazhdoj rrëfimin e vet duke shtuar se mua më kujtohet kur kam folë shqip në Beogradin e sotshëm qe asnjë serb nuk ka qenë edhe për ilaç! Në Athinë gjysmën e kemi pas me shqiptarë, me të partë e juaj qe e ceke ti ma lart. Na jemi shtrirë shumë gjerë me territor gjysmën e Evropës e kemi pas tonën. Ranë disa tradhtarë edhe atëherë dhe lidhen miqësi me ta dhe u rriten serbët dhe grekët, që na e ngushtuan vendin! Njerëzit si ky nipi i juaj, nip i Rrahman Morinës dhe mik i Sinan Hasanit qe ishte djali i yt ,zor qe del diçka, e kane mësuar dhe frymëzuar ata tradhtarë të atëhershëm .Tarrakopi edhe emrin e paska të përçudëshem. Kame një rrjet të gjerë miqsh qe as edhe një fjalë e vetme nuk mundet me shpëtuar pa ardhur në veshtë e mi. Nipçja e juaj dhe gjenerata e tanishme sikur mua po me dalin nga hatri pasi që në kohë e fundit shqiptarët po më përbuzin , nuk po më dalin krah sa duhet, bile Torrakopin e kam nxënë në flagrancë kur me ka fyer në një takim „synetije“ me mbuloj me flamurin shumë yllësh edhe me flamurin e Hamasit ,ma nxëni frymën i nxitur nga hoxhë , Mulla-Efendi-Hazdret-Harambash- Analfabet-Esharafedinshefqet Karkarameli , kryeimam ne fsahtin Muqibabë, sot me renome ballkanike dhe ndërkombëtare. Ky i ka nxitë në Shkup me demonstruar me flamurin e Hamasit pa pjesëmarrjen time, shqiptarë e ngjashëm me Torrakopin !!! .

-Shqiptarët e sodit bashkë me ta edhe nipi yt nuk po me dalin në mbrojtje as në Maqedoni unë ma valëvuar e lirë me flamurin tuaj në ato troje , as në Greqi qe sa ju thërras me çliruar Çamërinë nga barbaret grek atë pjese tonën .Bile as në Preshevë qe këto ditë me mua bashkë jemi me luftëtarët ma të mirë të UÇMPB me një monument duke qëndruar , karshi barbarëve serb.

-Gjyshi mbet i shtangur, i befasuar duke dëgjuar shqiponjën me njëqind e njëmijë arsye , qe u hidhërua me Torrakopin dhe njerëzit e ngjashëm. Pastaj theksoj ma tutje se shqiptarët bënë fjalë në mes veti edhe në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të“ Pavarësisë se Shqipërisë“. Unë nuk i harroj edhe fjalët e Edi Ramës, qe me quajti leckë. Kështu me radhë foli shumë Shqiponja ku ma në fund i tha se nëse vazhdojnë kështu si nipi i juaj ,jo qe pajtohem me te, por do të keqësohet edhe ma tutje gjendja. Kam dëgjuar zëra qe me i bërë „dy kombe shqiptare , dy gjuhë“, këto ditë!?. Pat zëra me bashkua shtetin tonë në një të vetëm, prapë e kundërshtuan një grup politik etj.
– Besnikërinë e kam mbajtur ndaj juve, por ju nuk po e mbani ndaj meje dhe kështu qe pa u përmirësuar ju dhe me kthyer besën e shqiptareve si Skenderbeu , Fan Noli, Ismail Qemaili Isa Boletini,Hasan Prishtina e shumë patriot tjerë që luftuam krah për krah nuk ka pajtim dhe nuk do te jam përfaqësuese e simbolit tuaj!
-Gjyshi mbeti me gojë të hapur dhe e pohoj me kokë se po ashtu është e vërtet se çka the ti Shqiponjë,dhe vazhdoj bisedën;
Të përcolla me vëmendje arsyet e juaja dhe të kërkojë ndjesë, se fjalët e juaja janë të sakta , për nipin …çka të them me ka mbet në derë, është e vërtetë se djalin ma mushtuan nën regjimin jugosllav dhe u martua me një motrën e Rrahman Morinës, kështu qe prej macës del macë, andaj edhe mua me ka mbete (fara e keqe në shtëpi) lloj- lloj soj të hynë sot në shtëpi dhe të bënë mik?!.Xha Agroni i sikletuar dhe i mërzitur me një shpirt të thyer u shpreh ma tutje;
– Nga ky soj, një pjesë e popull shqiptar u bë i shartuar në asnjëjës ,as shqiptar as turk, as serb po as shqiptar, as grek as shqiptar disi melezë, të përzier, injorant , bashibozuk dhe të pa identitet. Po edhe nipi im Tarrakopi, po aty në atë rang është qe nuk dua ta mbrojë edhe se i kemi folë, por besoj se hala mixha është gjallë dhe në odën time ka me u ndie kolli im. Unë nuk kam qenë i informuar sa duhet se isha tu u marre me pleqërinë time, por po të betohem , ne qiell e tokë dhe e nxori flamurin shqiptar nga xhepi me Shqiponjën në mes duke e vendos në zemër dhe u betuar në flamur se do zgjohem edhe njëherë si Skënderbeu më „Kushtrim“ dhe do ti bashkoj shqiptarët. Do ta mbajë një kuvend të përgjithshëm me të gjithë shqiptarët për t’a kthyer besimin e plote të ti moj bija ime, me të vetmin qëllim që ta kthejmë dashurinë në mes veti për beteja të përbashkëta edhe ma tutje deri në „Bashkimin Kombëtar“ …Shqiponjës i erdhi shumë mirë qe Xha Agroni ishte ai qe ka qenë ma herët dhe u ndanë me shpresë që takimin tjetër ta kenë në sheshin ma te madh të kombit në manifestimin e „Bashkimit Kombëtar“ me një gjuhë, një Komb dhe një Flamur.

Tregim nga Asllan Dibrani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen