P.Sh. D.K-ja, e ndrydhur si limoni

Arkivi | Dedë Preqi | 22.11.10 | 19:33

P.sh.d.k.

P SH D K-ja,E  NDRYDHUR SI LIMONI

Kohëve të fundit, në Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës,ndodhën shumë farkime,dhe fraksione të natyrave të ndryeshme,e grupacione mbrenda kësaj partie,të cilat po ia humbin përspektivën e saj dhe e devijuan drejt një shkatërrimi,apo zvogëlimi,duke e ndrydhur sikur limonin.Kjo parti e djathtë e Kosovës,dhe krah i djathtë i LDK-së,së dikurshme të Presidentit Rugova,në periudhën e dytë të krijimit të saj,ishte një parti e madhe politike dhe kadrovike,e cila kishte programe dhe pikparje politike shumë të avansuara,të cilat treguan rrezulltate të rëndësishme në periudha të ndryshme të  zhvillimëve dhe procesëve të ardhmërisë së Kosovës.Sot, kjo parti ka arritë shkallën më të ultë,si një parti e vogël dhe e ndrydhur.Shkaqët janë të çarta,dhe për mëkëmbjen e saj duhet ti marrim parasyshë disa qështje: Që në fillim të themelimit të saj kjo parti ka qenë pengesë e shumë faktorëve,dhe e dyta,kjo parti kohë paskohe ka rënë në duar të  njerëzve të ndryshëm,të cilët nuk kanë pasur ide dhe parime pozitive për udhëheqjen dhe të mirën e saj.E treta qështje, për çdo vjet pas themelimit të saj e tutje,kjo parti ka jetuar me sindromën e intrigave dhe grindjeve mbrenda partiake.E katërta,shumica e njerëzve që kanë mundur me arritë dhe me kontribue diçka e kanë braktisë këtë parti,ndërsa pjesa tjetër që është bashkangjitë,vetëm për të përfituar prej saj,dhe kohën e fundit ka mbetur vetëm sa për të bërë një emër, për ta mos humbur identitetin e saj partiak.Në periudhën e fundit të 2009-tës,në qershor,u mbajtë Kuvendi i PSHDK-së,për ta shkarkuar T.Markun, nga udhëheqja e saj,që e kishte marrë mandatin pas z.Mark Krasniqi,dhe vazhdoi ta udhëheq ushtruesi i detyrës N.Xheloshi,të cilin vendim e anuloi KQZ,nga arsyja se janë bërë shkelje të rregullorës,sepse vendimi i anëtarëve të kryesisë është marrë pa Kuorum.Dhe në qershor të njëjtit vit,është mbajtë Kuvendi i Jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri,me çrast është zgjedhë Marjan Demaj,profesor në Universitetitn e Prishtinës.
-Historiku i PSHDK-së-
PSHDK-ja,themelohet me 4 nëntor 1990,në Gjakovë,nga iniciatorët:Gjergj Rrapi,Umberto Bytyqi, Lazër Krasniqi,Nikë Xheloshi e të tjerë, dhe kryetar i kryesisë u zgjodhë L.krasniqi.
-Në vitin 1991,një pjesë e vogël e anëtarëve të kësaj partie u nda dhe formuan PLK-në.
-Në vitin 1992,mbahet një Kuvend i rregullt i PSHDK-së,në Bellanicë.
-Nga viti 1993-2oo8,në krye të PSHDK-së,ishte akademik Mark Krasniqi.
-Në vitin 1995,krijohet Unioni Demokristian PSHDK-PSHD,e Shqipërisë.
-Në vitin 1999,ndahet një pjesë e anëtarëve të PSHDK-së,dhe formojnë UD-të Kosovës.
-Në vitin 2007,PSHDK-ja,ndahet edhe një pjesë e vogël e anëtarëve të saj,e formojnë PDKI-në, në krye me Zef Morinën.
Ideja për themelimin e kësaj partie,ka dalë nga iniciatorët e themelimit,dhe është përkrahë nga shumë të tjerë,të cilët kanë pasë vizion të qartë se kjo parti nuk anon në qështjet e pa rëndësishme, por ka qëllime dhe pikparje politike të karakterit kombëtar,pa dallime fetare dhe qytetare,në kahje të civilizimit kristian evropian.Parti me orientim evropian,dhe programi i saj, bazohet në ruajtjen e traditës,identitetit të vlerave e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.
-Rroli i PSHDK-së,në proceset politike-
Që në vitet e para të themelimit të saj PSHDK-ja, si parti e djathtë dhe krah i Partisë së Presidentit Ibrahim Rugova, LDK-së,ishte një subjekt politik shumë i rëndësishëm,që ndihmoi proceset politike në ecuritë dhe pavarësinë e Kosovës.Që nga themelimi i saj kjo parti kishte marrë jehonë të madhe,sepse në teoritë dhe tezat serbe antishqiptare flitej se, në Kosovë bëhët fjalë për fundamentalizëm islam,dhe PSHDK-ja,i rrënoi këto teza serbe dhe antikombëtare,duke i dhënë frymë proceseve dhe vlerave të kombit shqiptar, duke i mohuar këto teori të cilat e kishin kapluar dhe shtypin e botës.
-Bashkimi i subjekteve politike Demokristiane-
Kreu i Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës,zotëri Ton Marku,dhe kreu i Partisë Demokristiane Shqiptare të Kosovës për Integrim,zotëri Zef Morina,nënshkruan marrëveshjen formale të bashkimit të këtyre dy subjekteve politike,me 06.11.2009,të cilat ishin ndarë në vitin 2005,dhe zëri i demokristianëve tani e tutje të jetë unik,një zë i përbashkët do të kontribuojë proceseve të zhvillimit dhe politikës së Kosovës.Mirëpo,Bashkësija e degëve të PSHDK-së ,në Gjermani,e hudhën poshtë këtë marrëveshje,nga arsyeja se këta përsona në fjalë,kanë bërë marrëveshje individuale,dhe jo marrëveshje me të gjitha Bshkësitë e degëve ekzistuese.Më 11 nëntor 2010,është arritur marrëveshjea në mes PDK-së,dhe PSHDK-së,për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.Me fjalë të tjera,në këtë rast ky raport në mes PSHDK-së,dhe PDK-së, në vend kanë krijuar një ngatërresë,dhe një shkatërrim të PSHDK-së,me pozitën e interesat reale të kësaj partije,sepse PDK-ja,ujku i gjitha partive,e cila nuk tregoi rrezulltate të mira në kualicion me LDK-në,por vetëm degraduan Institucionet e vendit,duke ardhë deri te zgjedhjet e parakohshme,dhe  PDK-ja,nuk ka shumë interes për këtë parti të vogël,vetëm se ia plotësoi kushtet që ta fusë në gjirin e vet,për shkatërrimin total të saj.Shikuar në perspektivë,kjo parti e vogël ka hyrë në një lojë e cila një ditë do të matizohet më  tërë formën e saj,dhe kjo formulë e zotëri Demaj,nuk mund të jetë tjetër,vetëm një shkatërrim i shpejtë i kësaj partie,sikur PLK-ja,e Gjergj Dedës.Dukuritë e tilla duhet të jenë të kuptueshme më herët, sepse kthesat e pa pritura janë të shpejta,dhe prej tyre mund të dalë një dëm i madh,pikërisht si kundër është gjendja e PSHDK-së,së sotme,e ndrydhur dhe shtrydhur si limoni.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen