Nëntorët e lavdishëm Shqipëtar

Arkivi | Dedë Preqi | 26.11.10 | 19:50

Dedë Preqi

Kthimi i Skënderbeut në Krujë i cili ishte një moment historik.Pa atë hero kombëtar, mund të ishte Shqipërija,si veriu i Qipros,me flamur turk,të flitej gjuha turke,pa identitet,pa kulturë, pa histori dhe pa pavarësi.

-Nëntori i të parit dokument të gjuhës shqipe,Formula e Pagëzimit.

Më 8 nëntor të vitit 1462,në një kishë të Matit,është lëshuar ky dokument në gjuhën shqipe,duke thënë: Un të pagëzonj pr’rement Atit e t’birit,e t’shpirtit shenjt“,të cilën qarkore në gjuhën shqipe e kishte shkruar Kryeipeshkëvi i Dursit,Pal Engjulli. Gjatë një vizite që ia kishte bërë Pal Engjëlli dioqezës së tij,e pa të arsyeshme që ta lëshoi këtë dokument,i cili jepte leje prindërve,që fëmijët e vet ti pagëzojnë me këtë formule,nga pamundësija të shkonin në kishë,për shkak të kushteve dhe rrethanave të kohës.Dijetari rumun Nikolae Jorga e gjeti këtë dokument i shkruar në gjuhën shqipe, në një rast gjurmimi në bibliotekën Laurentiana të Firencës,dhe e botoi në vitin 1915-të,në një vepër të plotë.Pal Engjëlli një figurë historike,atdhetare e humaniste,ishte bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit,mik dhe moshatar i tij.

-N ë n t o r i  i  sh k r o n j a v e  sh q i p e

Më 14-22 nëntor të vitit 1908,në Manastir,shënohet Kuvendi mbarë shqiptarë,ku morën pjesë 5o delegatë,nga gjitha viset shqiptare,dhe nga vendet tjera të mërgatës,si nga Amerika,Egjipti,Sofija,Rumanija,Italija dhe vende të tjera,për shqyrtimin dhe trajtimin e alfabetit të shkronjave shqipe.Delegatët ishin njohës e lëvrues të gjuhës shqipe,dhe ishin veprimtarë të lëvizjes kombëtare.Qëllimi kryesor i këtij Kongresi ishte,Alfabeti shqip i unisuar,sepse përdorëshi edhe disa alfabete të tjera,dhe për të përfunduar këtë qështje zgjedhën një Komision,të cilin e udhëheqi Gjergj Fishta.Përpjekjet e këtyre delegatëve në Kongresin e shkronjave,dëshmuan përpjekjet e shqiptarëve për të menjanuar faktorët divergjentë,dhe për të qenë të bashkuar shpirtërisht,për të pasur një zhvillim të përbashkët kulturorë dhe arsimor.Kongresi i Manastirit ka meritën e vet,i cili zgjodhi detyrën themelore të gjuhës dhe alfabetit,e kjo është edhe meritë e korifenjve të Rilindjes tone Kombëtare.

-28 Nëntori 1912,Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Më 28 nëntor 1912 në Vlorë,u mbajtë Kuvendi i Pavarësisë Shqiptare,në përbërje të 40 delegatëve shqiptarë,për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.Në krye të Kuvendit u zgjodh Ismal Qemali,i cili shpalli Shqipërinë të lire dhe të pa varur.Më 28 nëntor 1912,në qytetin e Vlorës u ngritë flamuri kombëtar kuq e zi,pas katërqin e sa vjetëve,nga Ismal Qemali me shokët e vet.Flamuri kuq e zi,me shqiponjën dykrenare,është një ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë.Këtë flamur e kishte përdorë edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,gjatë luftërave kundër osmane të asaj kohe.Me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,Ismal Qemali,njoftoi të gjitha fuqitë e mëdha për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,dhe njoftoi të gjitha vendet për rreth Shqipërisë që të heqin dorë nga okupimet e tokave shqiptare.

-N ë n t o r i   i   ç l i r i m i t   n g a   n a z i – f a s hi s t ë t

28 nëntori i vitit 1944,është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët.Anti-fashizmi shqipëtar,nuk ka qenë vetëm nga italianët e gjermanët si zaptues të trojeve shqiptare,por edhe nga sllavët e grekët. Populli jonë i bashkuar rreth Frontit Antifashist Nacional çlirimtar,u çlirua nga okupatërët fashist,dhe u renditë me fitimtarët e Luftës së dytë Botërore,dhe luftëtarët e lirisë kryen detyrën e shenjtë për liri dhe atdhe.Lufta anti-fashiste çlirimtare ka pasur tri formacione luftarake:Komuniste-bolshevike,balliste dhe zogiste.

-N ë n t o r i   i   u n i s i m i t   t ë   gj u h ë s   sh q i p e

Gjuha shqipe,e cila bënë pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane,është një gjuhë e përbërë prej dy dialekteve,që pasqyrojnë ndamjen krahinore të të folmës,veri-jug të toskërisë,dhe të gegërisë.Gëgërishtja përfshinë në veri të folmën e shkodrës,e të Alpeve dinarike,në very-lindje të folmën e Gjakovës,Prizerenit,Prishtinës,në lindje të folmën e Maqedonisë perëndimore.Kemi të folmën e gegërishtës në krahinën qendrore të Dursit,Tiranës,Elbasanit,kurse toskërishtja e vërtetë flitet në Muzeqe dhe në krahinat ndërmjet Beratit e Korqës,gjithashtu edhe laberishtën e rrethëve të Vlorës e Gjirokastres,dhe çamërishtën në jugun e Shqipërisë,në zonën e Greqisë së veriut.Në nëntor të vitit 1972,u mbajtë Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe,me çrast parulla ishte:Një komb,një gjuhë”.Sot kemi një gjuhë standarte,që i shërbenë kulturës mbarë kombëtare.

-N ë n t o r i  i  r e z i s t e n c ë s  popullore dhe studentore të Kosovës,në demostratat e vitit 1968.

Demostratat e popullit dhe studentëve të Kosovës,si edhe nga vise tjera të banuara me shqiptarë,në nëntor të vitit 1968,ishin ngjarjet më të fuqishme dhe organizative,kundër regjimit serbo-sllav,në kohën e Titos. Tito në atë kohë i quajti kërkesat e studentëve dhe popullit shqiptar,si trazira të zakonshme.Këto demostrata kishin për qëllim,të drejtat shqiptare,të realizohen  të njëjta me të drejtat dhe liritë e kombeve të tjera,që ishin nën Federatën e atëhershme jugosllave.Këto demostrata jehuan fuqishëm nëpër gjitha qytetet e Kosovës,ndërsa propaganda jugosllave i quajti armiqësore dhe të rrezikshme.Populli dhe studentët rezistuan më të madhe,por një numër i madh i tyre ra viktimë,duke u malltertuar,rrahur,burgosur dhe asgjësuar,nga regjimi titist –kominist.Demostratat e nëntorit të vitit 1968,e detyruan udhëheqjen jugosllave,që ta shqyrtojnë Statusin Juridik të Kosovës,me çrast bënë disa ndryshime.Në rend të pare,emërtimi “kosovëmetohi” u ndërrua me emrin Krahina Socialiste Autonome e Kosovës.Gjuha shqipe u saksionua si gjuhë e dytë zyrtare.U legalizue përdorimi i flamurit kombëtar.Dhe në nëntor të vitit 1968,Kuvendi i Kosovës,shpalli ligjin për themelimin e Universitetit të Kosovës,i cili u jetësua në vitin 1970.Dhe më vonë miratohet Kushtetuta e pare Autonome e Kosovës,nën Federatën jugosllave.Por organizatat politike ilegale të shqiptarëve nuk e  ndalën veprimtarinë e tyre,për të realizuar synimin madhor,deri te Pavarësia e Kosovës,shtet i lire dhe sovran.

-28 N ë n t o r i,Ditëlindja e Komandantit ADEM  JASHARI.

Adem Sh.Jashari,lindi me 28 nëntor 1955,në Prekaz të Drenicës.Në Prekazin e Ahmet Delisë,bandat çetnike nuk patën guxim të afrohen lehtë,sepse koka e tyre e ndarë dysh,u kishte lënë amanet…
Prekazi në mënyrë besnike e përcjelli amanetin e shumë trimave të atj vendi,deri te Tahir Meha dhe e vulosi Komandanti legjendar ADEM JASHARI.Armiku serbo-sllav,ishte kudo nëpër Kosovë,dhe ia kishte vërë syrin edhe familjes Jashari,posaqërisht komandantit legjendar,i cili aspak nuk përkulej para tyre.Disa herë forcat policore të asaj kohe,tentuan ta zëjnë të gjallë Ademin,dhe disa herë e rrethuan  Prekazin legjendar,por shumë herë pësuan…Në Janarin e vitit 1991,forcat e ushtrisë dhe policisë serbe nuk u ndalën,dhe në befasi e sulmuan Prekazin dhe familjen Jashari,me çrast pësoi Komandanti me vëllezër dhe tërë famljen,i madh e i vogël me pushkë në dorë,duke mos u dorëzuar para atij armiku flliqan,që nuk kurseu as fëmijët në djep.Familja Jashari nuk muar fund këtë ditë,as kurrë…sepse në konakun e Jasharajve ka plot Adema,dhe po lindin përditë e lulëzojnë si lulet e pranverës,më të cilët krenohet Kosova.Adem Jashari ia ndryshoi rrjedhën historisë së Kosovës.Ai me shumë shokë të tjerë,të parët i nisën aksionet në Kosovë,kundër policisë barbare serbe,të cilët nëpërkëmbnin përditë popullin shqiptar.Adem Jashari ishte bërthëma e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.Rënia heroike e Adem Jasharit,i dha shtytje të fuqishme mobilizimit të gjithëmbarshëm popullor dhe  UçK-së,për liri dhe pamvarësinë e Kosovës.

-28 NËNTORI I VITIT 1997,DALJA PUBLIKE E UçK-së

Rënia heroike e tre themeluesve të UçK-së,Zahir Pajziti,Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu,në janar të vitit 1997,fryma e UçK-së,pothuaj se ku do në Kosovë po gjallërohej.Në Llaushë të Drenicës ishte vrarë mësuesi Halit Gecaj,nga forcat e policisë serbe,dhe po varrosej pas një dite,me 28 nëntor 1997,në praninë e qindra njerëzve,me ç’rast në varrim muarën pjesë edhe tre pjesëtar të UçK-së,të cilët ishin,Rexhep Selimi,Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.Këta tre ushtar të UçK-së,u thane haptas popullit se ekziston Uçk-ja,dhe do të qëndroi kudo në Kosovë.Ushtrija dhe policija serbe në Kosovë,vranin dhe malltërtonin popullin shqiptar kudo në Kosovë,dhe e vetmja forcë që luftonin kundër tyre ishte UçK-ja.Dalja e UçK-së, në atë kohë filloi të dale në çdo vend në Kosovë,dhe kësaj force çlirimtare iu bashkua i madh e i vogël,kundër poshtuesit serb.

-28 Nëntori,Ardhja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu,në Prishtinë.

Gjergj Kastrioti-Skënderbe,kishte bërë shumë vjet e shumë shekuj,duke udhëtuar tokave arbërore,kishte bërë rrugë të gjatë,nëpër male e shkrepa,me lisa e plepa,nëpër gurëzi me thepa,dhe këtë here vendosi të shpie me vraqin e vet deri te trojet e lashta dardane.Më 28 nëntor 20o1,Heroi  kombëtar arriti në kryqytetin e Kosovës në Prishtinë,me çrast u prit më gëzim të madh nga populli,dhe kjo ditë shënonte edhe shumë festa të tjera,të nëntorëve të lavdishëm,dhe madhështor,kur dhe Kosova ato ditë,i numëronte ditët e pavarësisë.Populli shqiptar i Kosovës,pati fatin e vet,që ta realizoi edhe këtë projekt madhështor,me iniciativën e Presidentit të madh të Kosovës,zotëri RUGOVA,dhe zotëri Mark Krasniqi,të cilë inicuan këtë vepër të lavdishme të kombit.

-28 NËNTORI 1912,PAVARËSIA E SHQIPËRISË

Më 28 nëntor 1912,në orën 14-oo,u hap në Vlorë,Kuvendi Kombëtar.Në Kuvend muarën pjesë 63 delegatë,nga gjitha viset shqiptare,dhe pjesa e madhe e tyre ishte nga veprimtar të mëdhenj të Lëvizjes Kombëtare.Kuvendi zgjodhi Imal Qemalin,kryetar dhe minister të jashtëm.Ndërsa zavendës i tij ishte dom Nikoll Kaqorri.Ismal Qemali ngriti flamurin kombëtar,dhe shpalli Shqipërinë të pavarur.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,ishte një akt i rëndësishëm i popullit shqiptar,me çrast mbyllej dhe një kapitull i luftrave shekullore,dhe ruajtja e teritoreve shqiptare.Kuvendi i Vlorës,shpalli themelet e shtetit të rid he Sovran shqiptar.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,vendimet e pa drejta të Konferencës së Ambsadorëve të Fuqive të Mëdha të Londrës(1913),nuk arriti ti bashkoi në një shtet të vetëm gjitha teritoret e popullit shqiptar.Sot kemi dy shtete shqiptare të pa varura,dhe Bashkimi Kombëtar i gjithëshqiptarëve në këto dy shtet,është një domosdoshmëri,që rrjedh vetvetiu nga e kaluara historike e përbashkët.Kjo veqori konsiderohet vyrtit shpitëror demokratik të shqiptarëve,për të vepruar në UNITET KOMBËTAR.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen