Këshilli i Arsimtarëve në Gjermani

Diaspora | admin | 05.12.10 | 17:44

Grupet e para të nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe i hasim në qytetin Albstadt të Landit Baden-Württemberg që në vitin shkollor 1977/78. Me shtimin e mërgimtarëve tanë nëpër vite në këtë shtet të madh dhe mikpritës , më vonë u shtuan grupe mësimore  për tu bërë më vonë një shkollë e madhe dhe mirë e organizuar në tërë teritorin e Gjermanisë. Para viteve 90-ta, mënyra dhe forma e organizimit të kësaj shkolle ka qenë ndryshe dhe lirisht mund të konstatojmë se ka vepruar me plot vështërsi. Jo nga ana e shtetit mikpritës por nga konsulatat jugosllave të cilat kanë qenë kryekput kundër arsimit në gjuhën shqipe  duke bërë shantazh të vazhdueshëm. Mësuesit të cilët kanë dhënë  mësim në këto shkolla kanë qenë në pozitë shumë të vështirë sepse gjithënjë nën përcjellje , problemet me plan-programet mësimore, me të ardhurat  përsonale etj.

Viti shkollor 1990/91,  për Shkollën Shqipe në Gjermani shenon kthesë të rëndësishme në çdo aspekt. Bëhët pavarësimi i Shkollës Shqipe nga tutela jugusllave. Fillon një organizim krejtësisht i ri , i mirëfillt dhe në bazë kombëtare.

 

K.A.SH

 

  

 

 foto

Vitet kalonin kurse situata politike në Kosovë acarohej dita me ditë. Deskriminimi nacional mbi shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë nga pushteti hegjemonist serbo-sllav rritej vazhdimisht. Bëhej presion i paparë mbi terë sistemin shkollor  në të gjitha nivelet. Pushtuesi kërkonte ndryshimin e plan-programeve. U thanë arsimtarëve, punoni me plan-programet e Serbisë ! Ata nuk pranuan ! U thanë, ju nxjerrim nga puna, nuk u dorëzuan ! Ju thanë, ju burgosim dhe ju vrasim, ata qëndruan . Vuajtën por qëndruan burrnisht.
Edhe Shkolla Shqipe në Gjermani dhe shtete tjera përëndimore është pjesë integrale e arsimit shqip të Kosovës. Në fillim mësuesit e Shkollës Shqipe në Gjermani nuk janë njoftë mes veti. Më vonë nëpër seminare që organizohëshin qoftë në Gjermani ose Kosovë filloj njoftimi dhe biseda rreth një organizimi më të mirë. Këto biseda u kurorëzuan me sukses me  14.9.1990 duke u thirrë Kuvendi i parë themelues i Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë të Shkollës Shqipe në Gjermani në qytetin Remscheid (NRW). Në këtë mbledhje u vëndos që të formohët organizatae arsimtarëve shqiptarë  dhe të emërohët  Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë “NAIM  FRASHËRI” (lexo: KASH) në Gjermani. Kryetar i parë i  KASH-it u zgjodh Feti Nasufi mësues në Bielefeld, kurse nënkryetar Sylejman Muharremi mësues  në Dortmund. Ky këshill do të ishte organ profesional që do të merrej drejtpërdrejt me procesin edukativo-arsimor me nxënësit e Shkollës Shqipe. Ky këshill në fillim kishte 27 arsimtarë me po aq qendra mësimore dhe me 2500 nxënës.

 

libri

Veprimtaria

Dihët mirëfilli se detyra kryesore KASH-it është puna profesionale në procesin edukativo-mësimor me nxënës. Mirëpo, në fillim KASH-i kishte shumë probleme dhe puna duhej filluar që nga fillimi. S’pari filluan përgatitjet për hartimin e plan-programit mësimor. Me një angazhim individual dhe grupor shpejt u krye puna në këtë projekt shumë të rëndësishëm. Ky plan-program u aprovua edhe nga Pleqësia e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe kështu në tetor të vitit 1991 Këshilli i Arsimtarëve  “Naim Frashëri” në Gjermanipunon me plan-programet e veta. Pastaj, ky plan iu dërgua edhe shkollave tjera në Europë si në Austri,  Zvicër, Holandë, Belgjikë, Suedi etj. Këtë punë të vlerëshme   e kreu  KASH-i në Gjermani.
KASH-i gjatë kësaj kohe u përballua me të gjitha vështërsitë që paraqiteshin qoftë në aspektin organizativ të shkollave apo administrativ dhe për të qenë më efikas në të gjitha fushat u përgatitë Statuti  në të dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht duke i hap rrugë regjistrimit në Gjykatën e Düsseldorfit në vitin 1992. Duke u regjistruar në këtë Gjykatë u hap rruga që të vëhën kontaktet e para zyrtare në mes të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës dhe palës gjermane qoftë në nivel federativ apo në nivel të landeve.
Duhët theksuar se gjatë kësaj kohe kur mërgata jonë ishte në një organizim të mirëfilltë kombëtar, KASH-i gjithnjë ka qenë në ballë të organizimeve dhe aksioneve humanitare, kulturore,  sportive, në ballë të protestave. Gjthnjë ka  bashkpunuar me  klubet, shoqëritë dhe shoqatat shqiptare në tërë Gjermanin duke mos prezentuar asnjë herë ngjyrime  dhe  anime  politike. KASH-i gjithnjë ishte në përcjellje të ngjarjeve në Kosovë dhe në trojet tjera etnike. Kur populli ynë pat ditët më të vështira, u organizuan aksione hmanitare duke mbledhur ndihma me qindra DM dhe Euro për popullatën në nevojë dhe Ushtarëve të Lirisë.

KASH-i në Gjermani, kujdes të veçantë i kushton aktiviteteve jashtëmësimore apo kulturore. Për çdo vit rresht, pra qe 20 vjet, organizon takimet e nxënësve në nivel të Gjermanisë të cilat quhën “Kampionate të Diturisë”. Kjo është një ngjarje e rëndësishme në të cilat pasqyrohën ose prezentohën njohuritë e fituara nga ana e nxënësve gjatë vitit shkollor, si në gjuhë dhe letërsi,  histori, gjeografi  e trojeve  etnike shqiptare, art figurativ, kulturë muzikore,recitime, lexim artistik etj. Këto gara janë zhvilluar edhe nëpër lande të ndryshme të Gjermanisë. Edhe aktivitete sportive zënë një vend me rëndësi në programet e KASH-it. Aktivitetet sportive në nivel të Gjermanisë dhe të landeve zgjojnë interesim shumë të rëndësishëm tek nxënësit qoftë ato në futboll, atletikë dhe lojra tjera sportive.
Këto aktivitete të lira  apo jashtmësimore tregojnë qartas se Shkolla Shqipe është faktor që  bashkon mërgimtarët pikërisht për karakterin kombëtar që ka, kurse KASH-i një asociacion  profesional duke  arsyetuar plotësisht  themelimin dhe funksionimin e vet. Pra , është  faktori më dëshmues i mërgimtarëve.
KASH-i, kujdes të veçantë i kushton edhe ngritjës  profesionale  të mësuesve deke organizuar seminare të ndryshme lidhur me përparimin e metodikës me forma të reja të punës edukativo-mësimore me nxënës. Ekziston një bashkpunim i ngusht me Ministrinë e Arsimit të Kosovës,dhe për çdo vit organizohën seminare verore në ngritjen profesionale të mësuesve.
Një vëmendje të posaçme KASH-i i ka kushtuar veprimtarisë botuese. Nga radhët e Arsimtarëve ka plotë autor të cilët botuan tekste mësimore dhe fletore pune për nevojat e nxënësve  duke filluar nga Abetarja për nxënës mërgimtarë e gjërë të doracakët për Kampioantin e Diturisë.  Gjërë më tani janë botuar disa monografi për përvjetorët e shkollave shqipe që veprojnë në Gjermani.    Që nga sivjet, tekstet për Shkollën Shqipe në mërgim, në të gjitha shtetet përëndimore ku zhvillohët ajo, janë hartuar dhe botuar nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës në Prishtinë. Pra janë unike për tërë mësimin plotësues  në të gjitha vendet. 

a sh.

 

 

 

 

 

 

 

Adem Shala, Kryetar i KASH-it

Gjëndja aktuale

Në raportin e  punës dyvjeçare të Shkollës Shqipe dhe KASH-it në Gjermani, të përgatitur nga Kryetari aktual i KASH-it zotri Adem Shala, përshkruhët detalisht gjëndja aktuale në këtë asociacion. Gjatë këtyre dy viteve është bërë një punë e madhe dhe kualitative me nxënësit mërgimtarë. Përveç procesit edukativo-arsimor janë zhvilluar edhe shumë aktivitete jashtmësimore që për nxënësit janë  të mirëseardhura si Kampionati  i Diturisë, gara sportive në shumë disciplina, vizita të nxënësve në Kosovë dhe Maqedoni, pjesmarrja e arsimtarëve në seminaret verore të zhvilluara në bashkpunim te të dy Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë tradicional, ku arsimtarët tanë dallohën për kontributin e dhënë me punimet e tyre lidhur me Shkollën Shqipe në mërgatë. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkpunimit të KASH-it me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Me fillimin e punës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, ka filluar një etapë e re bashkpunimi në mes të KASH-it dhe Ambasadës. Ne, mënjëherë kemi vu kontakt dhe kemi një bashkpunim reciprok , për çka për KASH-in ëhstë një lehtësi sepse kemi ku të drejtohemi për problemet tona. Ambasadorin   Dr. Vilson Mirdita  dhe konsujtë në Konsulatën e Republikës së  Kosovës në Stuttgart Faket Kajtazin dhe zëvëndës konsulin  Imer Lladrovcin i kemi pasë shpesh mysafirë nëpër aktivitetet tona me nxënës. Ne i falemnderojmë përzemërsisht. Duhët theksuar se Konsulata e Kosovës në Stuttgart është mjaft e interesuar për tu dalë në ndihmë mësuesve në Landin Baden-Württemberg.
Momentalisht  në Shkollën Shqipe në Gjermani në procesin mësimor janë  të angazhuar 55 mësues kurse mësimet i vijojnë 4500 nxënës. Me këtë nuk jemi të kënaqur sepse ka nevojë për shumë më shumë shkolla dhe përfshirje të nxënësve. Për këtë gjëndje, kanë ndikuar disa faktor. Dihët se mësimi plotësues në të gjitha gjuhët që organizohët në Gjermani, nuk ësht kopetencë e Qeverisë qëndrore (Bundesregierung) por e Qeverive të Landeve (Landesregierung). Edhe Gjermania, nuk ju ka shmang krizës globale për çka në të gjitha nivelet, po mirren masa strikte të kursimeve. Dhe kjo situatë e krijuar e ka prekë edhe shkollën plotësuese për të gjithë të huajt që jetojnë në këtë shtet. Në disa Lande, mësimi plotësues u është lënë kopetencë shtete prej nga vijnë të huajt. Këtë fakt duhët ta ketë në dijeni Qeveria jonë në Kosovë.
Si do që të jetë,  Arsimtarërt e Shkollës Shqipe në Gjermani dhe KASH-i kanë qenë dhe do të jenë në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen