Takim i artit dhe i politikës artëdashëse për nderë të 100 vjetëshit Shqiptar

Reportazhe | Zef Prenka | 11.02.13 | 19:57

Shoqata kulturore “ Yjet e Kosovës “ prej datës 02.12.2012 në „Librin e artë“ të qytetit Emmendingen, „Iliria“ në Lahr, Unioni i studentëve shqiptar në Freiburg, rrethi kulturor në Emmendingen, Caritasi dhe subjekti SKIP po ashtu në Emmendingen, organizuan së bashku për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë një Ekspozitë me krijimet e artistëve shqiptar dhe një pasdite kulturore- artistike në prezencë të madhe të politikës artëdashëse dhe numrit të madh të bashkatëdhetarëve tanë.

Përmes opinjoneve dhe prononcimeve drejt efektit dhe madhështisë festive;

Ekspozita e sotme prezanton në veprat e artistëve shqiptar, ëndërren për një jetë më të mirë, në skulpturat që na rrethojnë, në pikturat tradicionale, impresioniste, ekspresioniste dhe fotografitë me plisat e bardhë“. (Fritz Kendel- Enti për kulturë në Emmendingen)

Përvjetori i 100- të i pavarësisë së Shqipërisë, Shqiptarët populli më i fundit në Europë i pavarësuar nga osmanlinjët, edhe pse ishin populli më i vjetër. Kjo tregon fytyrën e vërtetë, dhe tragjike të historisë me gabimet e fuqive të mëdha në kohën kur u mbajt Kongresi i Berlinit. Kohët kan ndryshuar mbarë dhe mirë andaj sot i gëzohem demokracisë edhe në Shqipëri edhe në Kosovë me përspektiven dhe aromën e mirëfillët europjane.“ ( H. Poselt- Deputet i Bundestag- ut)

Mirë se erdhët Artist të nderuar në Emmendingenin e yjeve tuaja

Para publikut shpalosën biografinë dhe rrëfyen për veprat e tyre të ekspozuara ; Nanë Tereza, Ismail Qemalji, Kulla, Vjeshta, dita e pavarësisë, rrugëtimi, bashkimi, Dielli, i mbijetuari, luftëtari, valltari Arvanitas, hyjneshë e Manastirit, plisat e bardhë dhe ciklin e veprave “ unë dhe ti „, me radhë: Dan Gashi, Augustin Përgega, Mal Myrtaj, Bukurie Dalladaku, dhe Habib Shashivari të përcjellur nga moderatori H. Hauser.

Një festë e madhe, është dhe do të mbetet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, e veçantë në mërgim, në Emmendingenin e veprimtarëve të vyeshëm, yjeve të rrethuar nga kultura dhe prominenca shqiptaro- gjermane. (Dan Gashi- Piktor )

Këta 100 plisa shqiptar i kam ekspozuar në ambientet e Banjës publike në Shkup për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. I përcjell një mesazh, ju rrinë përballë shëllungat e leshit të deleve në pritje, ne jemi po ashtu në pritje të madhështisë.
Edhe populli im përbëhet nga një shumëllojshmëri kategorishë njerëzore, sikurse edhe veprat e miqëve të mij artistë që na rrethojnë sot. Nga kjo që ceka, len të kuptohet se edhe ne jemi popullë i vjetër i Europës, ndërsa dyert e Europës duhet t’ishin, duhet të mbetën të hapura. Kam ardhur me knaqësi në këtë manifestim, jam ithtare e kësaj mënyre të jetesës. Duke u inkorporuar në shoqërinë e vendit mikpritës, mërgimtari nuk e harron identitetin e tij, bartë në trupin e tij farën dhe tiparet e të parëve të tij dhe e tregon ate me krenari“.(Bukurie Dalladaku- Docente në Akademinë e artit në qytetin Lahr )

Zakonisht mua më intereson njeriu, fotografia dhe shpirti i tij, me një fjalë bota e jashtme dhe e mbrendshme e tij. Në Emmendingen kam sjellur temat që i buzëqeshin Ciklit “ unë dhe t’i „. Shtrohet pyetja: cili jam unë dhe cili je ti? Përgjegjëja është; unë dhe ti sëbashku me të tjerët dhe anasjelltas mundemi dhe duam të ndryshojmë botën, natyrisht gjithmonë duke besuar vetëm në rrafshin pozitiv. Unë dhe ti- ne të dy së bashku duam të shohim dhe përjetojmë botën e lumturë. Është kjo një ditë më e bukurë të cilën e përjetova në mesin e kolegëve- krijuesve të rrespektuar, së bashku me bashkatëdhetarët tanë dhe qytetarët e vendit mikpritës. Përgëzoi drejtuesit: e “ Yjeve të Kosovës, Kulturës së Emmendingenit, Projektit SKIP dhe të tjerët që dhan kontributin e tyre në organizimin e kësaj Ekspozite vërtetë deri më tani më të mirë dhe të paparë.(Habib Shashivari- Piktor)

Madhështia e organizimit të sotëm tregon se edhe komuniteti i krijuesve të artit pamorë, me shansin e ofruar nga këshilli organizativ i kësaj Ekspozite për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, e tregoi vehten, kontribuoi përmes ngjyrës, formës, vijes, fotografisë etj. që 100 vjetëshi i shtetit shqiptarë të përjetohet i veqantë dhe madhështorë. Këto jan elemente të cilat e përcjellin punën tonë kudo që jemi e në këtë rast edhe pse jemi në mërgim krijimet tona dërgojnë mesazhe, gjuhë, shkëlqim dhe aromë shqiptare“. (Mal Myrtaj- Skulptor).

Njehem shkëlqyeshëm në Ekspozitën e miqëve të mij, artistëve shqiptar sot në Emmendingen. I dèshiroi Shqipërisë dhe Kosovës së bukurë të shkëlqejnë edhe më shumë drejt përspektivës së tyre europjane, këtë e kan dëshmuar që moti ndërsa artistët tonë të artit pamorë dhe muzikorë e skalitën sot edhe më fortë. (Rolf Ulmer- mik i artistëve tanë, të cilin dëbora sot, nuk e bëri të hamendej, udhëtoi enkas për Ekspozitën, nga qyteti Singen)

Kjo dëshmon pikërisht për pjesën e krijuesve tanë që jan larguar nga vendi i tyre. Dhe tani Mërgata e jonë nuk është më vetëm konsumuese dhe kultivuese e vlerave kombëtare por njëkohësisht është edhe vetëkrijuese e këtyre vlerave. Kjo Ekspozitë sot me krijimtarinë e krijuesve tanë në Mërgatë dëshmon se Mërgata e jonë po zhvillohet në të gjitha drejtimet e saj, po bëhet pjesë e barabartë e jetës kulturore por edhe në fushat tjera, në vendin ku jeton e vepron, dhe po vazhdon të jet Ambasadori më i mirë e shtetit dhe origjinës në aspektin kulturorë dhe më gjerë“. ( Ibrahim Makolli- Ministër i diasporës së Republikës sè Kosovës)

Artistët e muzikës klasike Vigan Kuqi- Piano, Albert Ibrahimaj- Kitarë dhe Alban Pengili- Violinë, interpretuan shkëlqyeshëm pjesë të muzikës klasike, ndërsa edhe kuzhinë tradicionale shqiptare nuk mungoi.

Pas Ekspozitës edhe pasdite artistike për nderë të festës kombëtare
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotrinjë, fytyra publike dhe politike, të dashur vëllezër dhe motra Shqiptar, urime festa e shenjët e cila në vehte ngërthen historinë tonë të dhimbshme por të lavdishme dhe krenare.
Sot, ne si komunitet falë zotit, falë qytetit të Emmendingenit, Kryetarit të qytetit z.Schlaterer, njeriut kryesor të rrethit z. Harno Huth, anëtarit të Bundestagut Gjerman z. Peter Weiss, hymë në „Librin e artë“ të qytetit Emmendingen.

Zoti e bekoftë këtë ditë të shënuar dhe këtë shekull të ri,
Zoti e bekoftë qytetin e Emmendingenit dhe Gjermaninë mike
Zoti i bekoftë shqiptareët.

Pa hezitim më duhet të falënderoj nga thellësia e shpirtit, anëtarin e Parlamentit Europian, zëdhënsin e 42 partive populliste të Europes, mikun e shqiptarëve z. Berndt Posselt, pèrfaqèsuesin e Ambasadores së Shqipërisë në Parlamanetin Europian z.Dastid Koreshi, ambasadorin e Kosovës në Berlin z. Skender Xhakaliu, ish ambasadorin e parë të Kosovës në Gjermani z. Vilson Mirdita, z. Weingärtner- drejtues i shtëpisë së Caritas- it, ku pak më parë u hap Ekspozita e krijuesëve tanë, pjesmarrës të tjerë nga qyteti, rrethi, Landi dhe nivelet tjera më të larta, shkollën e Emmendingen-it me grupin e tyre të cilën e udhëheq z.Eckert- pjesëmarrja dhe prezentimi i tyre e nderon Manifestimin tonë, shkollën e vallëzimit Shota nga Zvicra me Koreografin e shquar Agron Bajrami, të cilët do të ju përcjellin gjat këtij programi si dhe shoqatat si motra.(Moderatorja e programit artistik- Nife Shala)

( Huazuar prej pjesës skenike „Lulja e shekullit“

(me korreografi, kostumografi, skenografi dhe muzikë të Agron Bajramit-drejtor i shkollës së vallëzimit „Shota“ nga Zvicra ndërsa në regji dhe skenar të Kosovare Shabanit. Rrolet i luajtën grupi i aktorëve të rinjë dhe i valleve të shoqatës kulturore „Yjet e Kosovës) :

Ndërkohë ndëgjohej muzikë e përzier me historikun- Monologu i ngritjes së flamurit në Vlorën e 1912- tës, me Plisa në Skenë në formën e simbolit të 100 vjetorit dhe në mes tyre një vashë- zanë e mbuluar me flamurë. Kosovarja- lulja e shekullit të ri hyri në Skenë dhe foli: ka syresh që më kuptojnë, por ka edhe të atillë që nuk më kuptojnë. Derisa ata që nuk më kuptojnë më kërcnojnë, ata që më kuptojnë heshtin. Herën e parë ju drejtua shikueseve, e herën e dytë Kosovarja ju foli Plisave-atyre që kishin flijuar gjithqka për flamurë dhe shtet, për liri. Ata/ ato e kuptojnë dhe më tutje heshtin.

Në fakt ata/ato nuk heshtin, zgjohen nga varri dhe vijnë në këtë ditë të shënuar. Ndërkaq Ajo- Kosovarja, e lëshon lulen dhe zë vend në anën e majtë të Skenës, në anën e djathtë prej shikuesve…Muzikës klasike në vazhdim ju bashkua ritmi i daulleve në katër qoshet e sallës, pas tyre vinin burra dhe gra të cilët ju afruan Skenës. Derisa këta afroheshin, zëri i fëmijëve bëhej më i fuqishëm derisa kulmoi. Sejcili nga burrat identifikohej me Plisin e vete, e vendosnin në kokë dhe zinin vend mu aty ku ishte Plisi.

Vajza e cila ishte e mbuluar me flamurë duke e ndëgjuar muzikën, fillon të ngritet ngadalë, më pastaj fillon të qendisë Flamurin dhe të qendisurë i jep njërit prej katër burrave të parë, Ismajl Qemajlit, i cili po ashtu e kapi lulen dhe i zgjati vajzës duke ju drejtuar me: Lulja e shekullit…

Veqojmë nga rrjedha e programit artistik

Fjalë rasti për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, drejtuar të pranishmëve nga Ministri i Diasporës së Kosovës- Ibrahim Makolli, fjalë përshëndetëse e Ambasadorit të Kosovës në Berlin- Skender Xhakaliu, dhe ish amasadorit Vilson Mirdita, një program i pasur me valle festive nga shkolla e vallëzimit „Shota“, shkolla e muzikës në Emmendingen, të cilët performuan pjesë nga repertoari i tyre, Torta e pavarësisë e gatuar nga Samire Shabani që përgadit për publikun nga ; Skender Xhakaliu, Vilson Mirdita, Ibrahim Makolli, Zef Prenka, Arif Hoti, Xhemshir Haziri, Nue Lekaj dhe më në fund edhe këngëtarët e mirënjohur Enkeleda Bashaj dhe Habib Elezi pasuruan festën madhështore në organizim të shoqatave dhe subjekteve te lartpërmendura.

Ky shekull i pavarsisë së shtetit shqiptar, do të mbahet në mend për sakrificën e madhe të mbarë kombit tonë në bërjen e atëdheut dhe ruajtjen e tij, veqanërisht të pjesëve të mbetura jasht trungut të tij.“ I përkulemi përjetësisht Ismajl Qemajlit- babait të pavarësisë së Shqipërisë,Ideologut dhe arkitetktit të pavarësisë së shtetit Shqiptar- strategut Hasan Prishtina, gjeneralit të luftrave dhe krenarisë së kombit- Isë Boletini dhe të gjithë atyre burrave dhe grave që nuk kyrsyen jetën e tyre për të mirën e kombit, ndërsa pa veprimtarët dhe patriotët e mërgatës tonë, jo vëtëm bërja e Shqipërisë shtet i pavarur, por as lufta dhe as pavarësia e Kosovës nuk do të mund të ndodhnin. Me këtë rast më lejoni që përmes juve, të gjithë bashkatëdhetarëve tanë mërgimtar të ju shprehë mirënjohjen më të thellë për këtë angazhim kombëtar „, (pjesë nga fjalë rasti, Ibrahim Makolli- Ministër i Diasporës së Kosovës)

Opinjone

Shoqata kulturore „Iliria“ , zyrtarisht është themeluar kètë vit dhe në gjirin e saj jan aktualisht 60 anëtar. Bashkëpunojmë ngusht me shoqatën „Yjet e Kosovës“. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe është prioritet. Uroi që Ideali i çdo shqiptari- bashkimi kombëtar të arrihet sa më shpejt. .(Arif Hoti- shoqata kulturore „Iliria“ në qytetin Lahr)

Ekspozita e sotme së bashku me programin artistik më pëlqyen jashtzakonisht së bashku me organizimin e mirëfillet dhe prezencën e mysafirëve të rrallë. Uroi popullin shqiptar për festën e madhe, e dëshiroi sa më parë bashkimin kombëtar.( Vllaznim Haziri- Student i fakultetit juridik në Osnabrūck)

100 vjetëshin e pavarësisë e kam festuar së pari me kolegët e mij Student. Ndjehem shumë e lumtur që sot isha e pranishme edhe në Ekspozitën e krijuesve tanë edhe në programin artistik të përcjellur me recitimet, pjesë skenike, këngë dhe valle shqiptare. Veqanërisht ndjehem mirë kur mendoi se kulturën tonë e pëlqejnë edhe të tjerët dhe kemi me çka krenohemi edhe para botës.(Agneta Osmani- Studente e linguistikës në Stuttgart)

Zemra ime është bërë mal. Due me të thanë të drejtën; kam jetue tërë këtë vit për këtë ditë. E kam përjetuar ditën e sotme si të jashtëzakonëshme. Uroi shqiptarët kudo që jan për ditën e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit. Mendoi se duhet të punohet me shumë zell rreth këtij flamuri që në të ardhmen të bëjmë, të jemi dhe të kemi rrugë të mbarë për bashkimin tonë kombëtar. (Ali Osmani- bashkatëdhetar që jeton në periferi të qyretit Freiburg)

Këshilli organizativ falenderon me këtë rast të gjithë ata që ndihmuan në realizimin me sukses të këtij Manifestimi si dhe sponzorët; Habib Elezi, Sanije Shabani, Bedri Blakqori, Avni Shabani dhe Beqir Dervishaj.

Xhevat Muqaku në Emmendingen 02.12.2012

Galeria e Manifestimit

 

z.T.Shabani, z.Mal Myrtaj dhe z,

Gjatë programit

 

Pamje gjatë Programit të organizuar nga aktori z.Mustafë Shabani

Nga pjesa akademike

 

Pamje nga të pranishmit gjatë akademisë festive

me z.Pjeter Gjonin

Me bashkshortet  Gjoni, z.Afrim Lokaj dhe z.Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen