Zgjedhjet e 12 Dhjetorit,…

Arkivi | Dedë Preqi | 05.12.10 | 19:41

 

ZGJEDHJET  E  12  DHJETORIT,JO ME HATËR POR PËR HIR  TË  „ZORIT“

Dedë Preqi

Do të jenë zgjedhjet e para  pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare,të cilat organizohen për të formuar shtetin ligjor dhe efektiv,për deri sa qeverija e kaluar mbetët në rrugë, dhe nuk arriti ta përfundoi mandatin e vet ,nga mos funksionimi i saj si duhet dhe qeverisja e një kualicioni të dobët,në mes PDK-së,dhe LDK-së.Pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu,dhe pas dorëheqjes së ministrave të LDK-së, nga Kabineti Qeveritar,zgjedhjet e parakohshme ishin të pa shmangshme.Zgjedhjet do të certifikohen nga KQZ,dhe jo nga ndonjë mekanizëm Ndërkombëtar,sepse tani Kosova i ka autoritetet e saja institucionale. Njëzet e nëntë subjekte politike e iniciativa qytetare, me 1,265 kandidatë për deputetë,të cilët garojnë për 120 ulse në Kuvendin e Kosovës,nisën zyrtarisht fushatën paraelektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit.Të gjitha partitë e vogla dhe të mëdha,kanë hapur zyrtarisht fushatat e tyre elektorale para simpatizantëve të vet,me premtimet dhe fjalët e tyre „premtuese“,për ta joshë popullin,i cili popull,tani më është lodhur, raskapitur e i zhgënjyer,dhe ka shumë pak besim,në premtimet e tyre,duke mos harruar dhe kujtuar ato zgjedhjet e kaluara.Së bashku me SHBA-të,Mbretërinë e Bashkuar,Zvicrrën dhe Gjermanija financojnë,ndër të tjera,angazhimin e 4,8oo vëzhguesve të pavarur të zgjedhjeve,të cilët do të jenë aktiv në ditën e zgjedhjeve në tërë vendin,me përjashtim në Mitrovicën veriore,në të cilin vend ende nuk ka filluar asnjë aktivitet parazgjedhor…Këto zgjedhje pritën të jenë më ndryshe,duke u bazuar në deklarimet e partive politike,të cilat thonë se do të realizojmë çdo premtim dhe do ta shfrytëzojmë kohën e kaluar,duke shpalos programe të frytshme për të mirën e popullit dhe vendit.Por,kush,kujna mundet tia mbushë mendjen se këto premtime të liderëve dhe partive,do të realizojnë atë që thonë,me çrast qytetarët duhet të jenë shumë të kujdsshëm dhe të analizojnë me vëmendje premtimët e dhëna,nëse ato do të jenë të mundshme të realizohen.Duke analizuar programet e shumë partive politike,nuk dallojnë shumë nga njëra-tjetra,por asnjëra parti deri sot nuk shpalosi në programin e vet çlirimin e Kosovës,apo asnjëra parti nuk e ka në programin e vet këtë qështje madhore dhe shumë të ndërlikuar,qështjen e Mitrovicës.Prandaj,edhe kjo fushatë po tregon se interesi i partive politike është vetëm të krijojë pushtet qeverisës,dhe nuk i intereson statusi politik dhe juridik i Kosovës.Sëcila parti në këto zgjedhje ,synon me pasë fitore të reja,dhe thonë se, do të heqim nga pushteti një qeverisje të keqe të deritanishme,në realitet, në këtë qeverisje gadi gjysma e tyre ishin po këta njerëz  vet, që e rrëzuan vetë-vetën,po nga kjo keqqeverisje.

-Koalicioni AKR,i udhëhequr nga Behxhet Pacolli thotë se,ne jemi koalicioni i ndryshimeve dhe jo premtimëve,dhe garantojmë rritje ekonomike dhe mija  vende pune  në Kryeqytet dhe vende tjera.
-Ndërsa AAK,në krye me liderin Ramush Haradinaj,thonë se koalicioni tyre, mund ta mëkëmbë Kosovën,dhe do ta mundësoi integrimin e saj në Evropë.
-Kurse LDK,në krye me udhëheqësin e ri Mustafa,thotë se,të gjitha programet tona janë në interes të qytetarëve të Kosovës,dhe kjo parti do të jetë faktor i zhvillimëve dhe shumë trendeve pozitive të vendit,si edhe besnike e rugovizmit.
-PDK,dhe lideri i saj Thaqi,thotë se,do të rritë të ardhurat në arsim ,dhe të tjerëve në administratën publike,shëndetësore dhe penzionistëve,njëherit premton dhe liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës mbrenda 15 muajve.
-Lëvizja „Vetëvendosje“,me liderin e saj Kurti,ka për qëllim shtetin ligjor,dhe Bashkimin Kombëtar.
-LDD,në krye me Dacin,thonë se,kjo parti pa “zhybla”,është faktor i formulave të qeverisjes së ardhshme.
-Partia Fryma e Re,del me slloganin e vet para “newborn” me moton “Jepi frymë Kosovës”.
Ka edhe plot parti të tjera,si edhe të minioritetëve,duke vequar dy parti serbe,të cilat janë të emëruara si parti serbe me emrin “Kosovo Metohi”,dhe përpos këtij skandali të qëlimshëm,i kanë të rezervuara 20 ulse në Kuvendin e Kosovës,sipas planit të Ahtisarit,i cili po don me dalë një plan në formë të “dardhës me bisht”,për popullin shqiptar kosovar.

Kush mundet ta parashikoi fituesin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010 ?…

Nëse flasim për Amerikë,kishte me qenë më lehtë,për të parashikuar fitoren e ndonjërës parti,ndërsa për Kosovën është më vështirë me parashiku një fitore të tillë,sepse zgjedhjet në Kosovë deri sot kurrnjëherë nuk ishin reale dhe korekte,por të tjerët e gjejnë arsyen,nga se Kosova deri tani nuk ishte shtet sovran ende!… Edhe pse këto zgjedhje të jashtëzakonshme e muarën një afat të shkurtër për përgaditje,në mesin e 29 subjekteve politike të certifikuara nga KQZ-ja,veqohen partia e re “Fryma e Re”dhe “Lëvizja Vetëvendosje”,si dy parti më aktive.Pastaj,vjen AKR-ja,PDK-ja,LDK-ja,AAK-ja,dhe partitë tjera.Shumë politikan të dështuar,përsëri tentojnë të gjejnë dhe të përdorin rrugë të mundshme,për të shfrytëzuar edhe ndonjë mandat të ri në qeverinë e ardhshme të Kosovës.Prandaj, besohet se votuesi shqiptar,tashmë ka krijuar bindjen e tyre se,nuk duhet dëgjuar çka flasin fjalamanët,liderët e partive dhe të tjerë,të cilët flasin dhe premtojnë fjalë boshe,por të shikojnë dhe veprojnë vëmendshëm se cilit duhet dhënë vota.Populli e din forte mire se qeveritarët e deritanishëm,se çka premtuan dhe çka vepruan,për uljen e papunësisë,për zero tolerance në korrupsionin dhe krimin e organizuar,zhvillim të hovshëm ekonomik dhe mirëqenje sociale,të cilat nuk i realizuan as për së afërmi.Qeveritarët e kaluar fare pak janë marrë me problemet reale të qytetarit të vet,por ata kanë abuzuar me pushtetin dhe votën e qytetarit.Ata u pasuruan me familet e tyre në korriz të popullit,ndërsa popullin e lenë në varfëri dhe në gjendje të rëndë ekonomike.Tani po e shohim të gjithë,se nga pa aftësija e këtyre politikanëve,Kosova gjindet në krizë të thellë ekonomike dhe politike,që dallohet në rajon.Partitë politike,tani po shpalosin premtimet e tyre në përpjekje për ta bindur qytetarin që tua japin votën.Dhe kryeministri në dorëheqje z.Thaqi,është bërë shumë dorëshlirë,i cili premton premtime milionshe,duke mos llogaritur fare mundësitë e buxhetit të Kosovës.Nëse do të realizoheshin të gjitha premtimet e liderëve të partive politike,atëherë nuk do të kishte populli ankesa e krizë të papunësisë dhe kushte të vështira jetësore.Të gjitha këto premtime janë duke u dhënë në prag të zgjedhjeve,kohë e cila po shfrytëzohet edhe nga z.Thaqi ,e nga shumë të tjerë nga ish qeverija e kaluar dhe e korruptuar.Është bërë rutinë tani në prag të zgjedhjeve,nëse kryeministri,apo lideri premton dhe nuk realizon,apo rrenë dhe nuk reagon,vetëm shikon për ta grabitur votën e qytetarit, dhe të ardhmën e tij e shikon në “shpatull të pulës”… Kush beson se njerëzit e tillë do të punojnë për popullin dhe shtetin,apo vazhdojnë veprimët e njëjta me një apetit edhe më të madh, duke keqpërdorë shtetin dhe djersën e popullit.Besohet se tani populli i Kosovës e ka kuptue rrolin e vet,i cili mundet me vendosë vet për vetë-vetën,dhe mirëqenjen e vet,si një popull i lirë,demokratik dhe mirëqenje stabile.Kosova sot,është i vetmi vend në rajon,i cili gjindet i “izoluar” nuk posedon liberalizimin e vizave,përshkak të keqqeverisjes dhe të keqmenagjimit të institucioneve të saja.Premtimet e shumta nuk shërbejnë në plotësimin dhe përmirësimin e kusheve të qytetarit,por në të kundërtën,ato e rrezikojnë stabilitetin ekonomik,politik dhe financiar.Dhe dihet fare mire fakti se,premtimet nga qeverija e “e vet-shkarkuar”,dualën të pa sakta dhe të papërgjegjshme.Politikat e vjetra,po e pengojnë të ardhmën e qytetarëve të vendit,sidomos frymën e re,ardhmërinë e shtetit të Kosovës,e cila është e shëndoshë dhe e pa korruptuar.Qytetarët e Kosovës dhe shteti i tyre,ka nevojë për ndryshime,ka nevojë për institucione të shëndosha,ka nevojë për rimëkëmbje,ka nevojë për siguri,dhe ka nevojë ndër të gjitha,për mirëqenje dhe stabilitet.Prandaj,këto ndryshimi populli kosovar mundet vet ,të hap rrugë të reja drejt ardhmërisë së vet,duke u bazuar në forcat e shëndosha të rinisë dhe qytetarëve të pa korruptuar,të cilët ia dojnë të mirën Kosovës.Zgjedhjet e 12 dhjetorit,do ta ndryshojnë Kosovën …

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen