„Wikileaks“Serbija ta njoh Kosovën

Arkivi, Rrezore | Dedë Preqi | 08.12.10 | 17:28

Wikileaks

 

 

 

„WIKILEAKS“,SERBIJA  DUHET  TA  NJOH  KOSOVËN

Dedë Preqi

Wikileaks,është në vërshimet e infomacioneve botërore,dhe qëndrojnë dilemat e shumë informatave për shqiptarët. Wikileaks me informacionet dhe faktet e tyre,del haptas para opinionit botëror.

Me publikimet e veta të botës sekrete,nxjerrë në pah anën e pa njohur dhe të njohur të informacioneve të ndryshme,të cilat kanë lënë anash shumë dyshime me rastin e ngjarjeve të ndryshme botërore.

Në anën tjetër,ka shumë paqartësi me frontin ligjor,që akuzohen përgjegjësit e „wikileaksit“,ndërsa shumë jurista të njohur amerikan e botëror deklarojnë se imuniteti i tyre duhet të mbrohet,nga se dhunohet liria e informacionit.SHBA-të,kanë një dyshim se „Wikileaks“,ka për qëllim sabotimin e SHBA-ve,nga ana e një shteti tjetër,që paguajnë shumë shtrenjtë për këto gjëra sekrete.

Themeluesi i kësaj FAQEJE,është Julian Asange,ish deputet britanik,dhe me nënshtetësi australiane.Në „Wikileaks“,ka shumë dokumente sekrete edhe për Shqipërinë dhe Kosovën.Për Shqipërinë,referohen ngjarjet e vitit `97,gjatë trazirave ku janë vrarë më shumë se dymijë përsona, dhe qeverija bie në duar të rrobelave kryengritës shqiptar.

Në atë kohë u shpërbë edhe ushtrija e vendit,dhe shumica e armëve nëpër depo ushtarake u konfiskue nga njerëz të pa kontrolluar,dhe një pjesë e armëve kaloi në Kosovë.Bile këtë iniciativë rrobele,intelektuali Qose,e quajti“Revulocion të vonuar“.Në vazhdën e krizës së 97-tës,nga informacionet e shumë artikujve të shkruara,janë zbuluar shumë elemente radikale islamike,që kishin krijuar rrjetët në Shqipëri.Kishte dhe shumë terrorista të dyshuar algjerian,egjyptian dhe nga Arabia Saudite,të involvuar në Shqipëri,nën maskën e fondacionit fetar dhe ndihmë humanitare.

Mirëpo,nga viti 1998,qeverija shqiptare,në bashkëpunim me CIA-n,arrestuan bashkëpunëtorë të shumtë të këtij elementi të Alkaidës,të cilët ishin dhe tranzit të drogës dhe trafikimëve të tjera të rrezikshme,që kanë mundur të ndikojnë edhe në vendet fqinjë të Shqipërisë.A është e mundur që „Wikileaks“,të ketë informacione edhe për komunizmin dhe mbeturinat e tij në disa pjesë të Ballkanit si edhe në Shqipëri?.

Me siguri se në 25o mijë faqe sekrete për tërë botën të shënuara në Wikileaks,ka të shënuara edhe shumë gjëra për shqiptarët,të cilat shënime dikush i ka mëshehur dhe ruajtur,që një ditë ato të dalin në opinion.Si përshembëll,sipas „Librit të zi të komunizmit“,të botuar në Francë në vitin 1997,fashizmi akuzohet për 20 milion viktima,ndërsa komunizmi rezulton me 100 milion viktima,me çrast në Uashington,është ngritë memoriali për  gjithë  ato viktima,në shenjë përkujtimi,edhe pse Amerika nuk ka përjetuar kurrnjëherë dhe asnjë ditë sundimi të atij regjimi .

Asambleja Parlamentare e KE,në Rezulutën e 25 janarit të vitit 2006,ka vendosur që këto dy elemente,fashizmi dhe komunizmi të dënohen,si dy regjime të shëmtuara të botës.Të gjitha vendet që ishin nën ndikim të këtij regjimi,e kanë dënuar regjimin dhe autorët përsëgjalli,ndërsa Shqipërija është një vend që më së shumti e përjetoi këtë regjim tragjik,dhe sot as një shembëll të denimit nuk pati guxim ta ekzekutoi.Deri kur Shqipërija dhe Kosova do të qëndrojnë nën hijen komuniste?

Përgjigjja është e qartë,deri atëherë kur Shqipërija dhe Kosova ,do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian,por deri atëherë do të bëhët vonë,për deri sa E.Rama me shumë shokë nga dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar,përpiqën ta pengojnë këtë anëtarësi.“Lëvizja Vetëvendosje“,duhet ta ketë të qartë se,bashkimi kombëtarë ka shumë pengesa në të dyja anët e kufirit ,nga“ klyshët komunist“dhe pa zhdukjen e këtij elementi të shëmtuar të shqiptarizmit,nuk ka me pasë as bashkim kombëtar,dhe as unitet shqiptar.

Të gjitha informatat janë në shtypin e „Wikileaks“-it,dhe ka shumë gjëra të cilat do të bëhën të njohura përmes kësaj faqe.Kjo faqe këto ditë nxjerrë në pah duke iu referuar Serbisë dhe Kosovës,e cila thotë se,Serbija pa e njohur Kosovën, nuk mundet të hyjë në BE. Dhe para se Serbija të anëtarësohet në Evropë,duhet që ti zgjidhë shumë qështje kyqe me Kosovën,sidomos në qështjen e të zhdukurve,qështjen e drejtësisë,policisë,doganave,transportit,bujqësisë,e tjera,të cilat do të mirren në konsederatë nga organet kopetente të BE-së.

Njëherit Serbija,duhet të përballet me problemin e bashkëpunimit të plotë me Gjykatën e Hagës,dhe kriminelët e kërkuar duhet që ti dorëzojë kësaj gjykate.Gazeta e njohur gjermane“Welt“,mes të tjerash shkruan se Shqipërija me Bosnjen dhe Kosovën,mund të hynë në BE,aty nga viti 2025,ndërsa kryeministri në dorëheqje Thaqi, nëpër mitingjet parazgjedhore u tregon popullit të vet „paradokse“,dhe thotë se Kosova do të anëtarësohet në BE,mbrenda 15 muajve.Ndërsa,kjo gazetë tregon se Serbia, do të anëtarësohet në BE,aty nga viti 2014.Serbija që nga viti i kaluar,qytetarët e saj lëvizin pa viza në BE,edhe pse ky vend bëri lufta të përgjakshme dhe gjenocide,ndër më të rëndat pas Luftës së dytë Botërore.Kjo është drejtësija !…

POR,Kosova dhe për Kosovën është shumë e rëndësishme,që të përforcojë zhvillimin ekonomik,dhe të bëjë reforma të reja dhe të nevojshme për tërheqjen e investitorëve të jashtëm,por edhe të mbrendshëm,dhe të merret me qështjen e minoritetëve,jo vetëm serbe,sepse mjaftë janë të përgëdhelur,por edhe të tjerëve,sidomos të romëve,ashkanlive dhe egjiptasve,të cilët jetojnë në kushte të dobëta dhe të vështira e jo higjenike, nga mund të rrjedhin epidemi të pa shërueshme për gjithë popullatën.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen