Portret Historik-Ndue Jakaj

Arkivi | Mikel Gojani | 01.10.10 | 16:14

Nue Jaku,  lindi në prill të vitit 1896 në Ranoc, ku edhe vdiq më 6.2. 1948. Mësimet e para të gjuhës amtare i mori në shkollën  e Zllakuqanit (fshat afër vendlindjes), ku mësimet zhvilloheshin në kishën e këtij fshat.
Nue jaku, është djali i tretë i Jakut, i cili trashëgoi shumë veti pozitive nga i ati. Edhe për nga pamja fizike i ngjante shumë, me trup të drejtë, me gjatësi mesatare, me kraharor të gjerë, fytyrë të pastër, me ngjyrë të bardhë në të kuqe. I ndershëm, besnik, i shoqërueshëm, por i rreptë në momente kur i rrezikohej e drejta e tij dhe i cenohej integriteti i familjes së tij. Edukatën e mori nga familja, i cili ishte shumë i përkushtuar në zbatimin e mësimeve dhe këshillave që merrte nga ta. Ishte i respektuar nga të gjithë, por edhe i çmonte dhe respektonte njerëzit që e meritonin këtë nderë. Edhe pse ishte dy vite më i vjetër se i vëllai Pjetri, kishte një respekt të veçantë për të. Ai gëzonte përkrahjen e tij të madhe, njëherësh edhe të tërë familjes. Por, këtë e kishte krah të fortë dhe të pandashëm në të gjitha veprimet e tij. Dashuria dhe respekti ishte i dyanshëm dhe kurrë nuk u shua, gjer në vdekje.
Rritet me ngjarjet e mëdha që kalonte kombi ynë, që lanë vragë të pashlyeshme në edukimin e tij. Ato ndryshime e pushtime nga sundues shekullorë, nuk kaluan pa përpjekje të popullit tonë në luftë për çlirim, pjesë e kësaj lufte ishte edhe familja e tij. Babai i tij ishte pjesëmarrës aktiv me pushkë në dorë kundër turqve, në kuvende të parisë për fatet e kombit, por edhe shtëpia e ti ishte bazë e takimeve të luftëtarëve për liri. Të gjitha këto ndikuan në formimin dhe kalitjen e ti dhe vëllezërve të tij, në luftëtar të pa kompromis për lirinë e atdheut. Që i ri mori pjesë në të gjitha përpjekjet e popullit tonë për t“u liruar nga pushtuesi i ri sllav i tokave tona etnike. Me dhimbje të madhe i përjetoi vendimet e bashkësisë evropiane për copëtimin e atdheut tonë. Mbetja e Kosovës nën Serbinë, që një tronditje për të dhe tërë kombin. Si i ri u angazhua së bashku me babën e vëllezër për liri, me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Mori pjesë me armë në disa përpjekje të popullatës së Kosovës për liri. Ku e kërkonte nevoja, ai me vëllezërit e tij i përgjigjeshin ftesës së atdheut, ku u tregua i shkathët në shumë luftime. Kundërvënia e tij armiqve, ishte e përhershme gjer në vdekje. Mori pjesë në këto luftëra, në Gjurgjevik të Madh, në mbrojtjen e Ranovci (1919,  e Lugut të Drinit, Junikut, Rugovës, Drenicës, Pazarit të Ri, si dhe mbrojtja e fshatrave të Istogut nga çetnikët e Kolashinit, të Kosta Peçancit (1943-4) .
Ardhja e serbo-komunistëve(1944), ishte një e keqe që erdhi pas një lirimi për tokat tona dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Dimri i madh për Lugun e Drinit dhe për tërë Dukagjinin e Kosovën kishte filluar ne dhjetorë të vitit 1944 kur hordhitë çetnike u „konvertuan“ në partizan. Në mbrëmjen e 22 dhjetorit ,,Bukoshka brigada“  me vullnetarë  rrethuan shtëpinë e Nue dhe Pjetër Jaku.    Atë nate ishin ardhë për t“u konsultuar me Pjetër Jakun si për t“ia  bërë për t“ju kundërvën barbarive serbo- komuniste, si  Mark Laskaj, Gjon Grabanica dhe Pren Përlleshi (dhëndër i Nue Jakut.) Pasi qe u rrethua kulla dhe shtëpia me tre rrathë njerëzish të armatosur, ata kërkonin Pjetër Jakun, por ai atë mbrëmje ishte mysafir te Sokol Gege Bashori , komandanti i brigadës, burrë tjetër nga familjaret. Me urdhrin e Nue jakut strehohen në shtëpi të gatimit të Pren Përlleshi për ta mbrojtur nga çetniket dhe të nesërmen kur vjen Pjetër Jaku ai dhe Mark Laskaj të përcjellë nga Tunë N. Jakaj dalin nga rrethimi te pa hetuar dhe i qon te një komshi, i  nacionalitetit egjiptas, i quajtur Isuf Subqani për t“i strehuar nga ajo rrëmujë e shkaktuar në dimrin më të ftohtë për shqiptarët në këto anë, ku arrestohen e pastaj pushkatohen pa gjyq me më se 400-5oo burra. Për Noun dhe familjen tonë, që dimri ma i tmerrshëm edhe fatale, sepse i pushkatuan vëllanë e dashur, Pjetrin (më 7.1.1945) në Istog. Kjo bëri që të rritet urrejtja për pushtuesit serbo-çetnikë dhe me tërë qenien e tij.  Nue Jaku u angazhua për shkatërrimin e këtij regjimi barbare e fashizoid. Bashkëpunoi dhe ndihmoi të gjitha grupet e rezistencës kundër pushtuesit serbo-komunist. I dha ndihëm të madhe mikut të tij të madh, Ndue Përlleshit, i cili me çetën e tij vepronte kundër këtij regjimi në tërë territorin e Dukagjinit duke sulmuar hordhitë çetnike- komuniste që bënin masakër mbi popullatën e pambrojtur te këtyre anëve. Nue Jaku bashkëpunoi dhe ndihmoi edhe qetat e kryengritësve nga Drenica, Llapusha, si Shaban Polluzhën, Marie Shllakun, Zef Gjidodën etj. Por, edhe luftëtarët ant- komunisti-çetnik që luftojnë në Dukagjin dhe Drenicë kundër këtij pushtuesi. Këta luftëtarë kishin si strehë të mirë familjen Jakaj  për pushim, bukë dhe gjëra tjera. Edhe pse pushteti i asaj kohe e kishte nën vrojtim të përhershëm shtëpinë tonë, Nou gjente forma që t“i takonte e ndihmonte. Me Ndue Përlleshin e kishte bashkua edhe dhëndrin Shaban Dema, që kishte për aussie online casino grua vajzën e të vëllait, Pjetrit,ai i ishte bashkuar çetës së Ndu Përlleshit. Pas pushkatimit të vëllait, Nou nuk rrinte duarkryq, por u angazhua që të hakmerrej, në një takim që pati me çetën e Ndue Përlleshit në mal mbi shtëpinë e Jakajve, saktësisht te Lugu i Lkenit, ku u dërgoi bukë bashkë me Hilin (djalin e madh të Pjetër Jakut). Në atë takim merrnin pjesë një pjesë e grupit, e këta ishin Ndou, Shabani dhe Ndrec (Kagji) Nikolla. Ndout e Hilit, Shaban Dema u kërkoi që të tregojnë se kënd dëshirojnë ta vrasin që të hakmerren për Pjetër Jakun. Baba Nue i tha se „nuk kemi dëshirë me hy në hak me kënd, por  ai që  na ka vra vëllanë, është pushteti komunist e si udhëheqës i saj është Radosh Toshiçi te ne.“ Në atë vend është marrë vendimi që të likuidohet ky komunist i ndyrë dhe pas dy ditësh është vrarë në Zallq, duke ardhur nga Istogu për në Zllakuqan. Para se të vritej i është thënë se këta plumba i ke për Pjetër Jakun dhe njerëzit që janë pushkatuar në Istog. Në gjokes të të vrarit i është lënë një letër ,,U ban shumë të fala Pjetër Jakut me shokë, grupi i rezistencës antikomuniste Dora e Zezë“., Nue Jaku është spiunuar te pushteti nga njerëzit që për një copë pushtet apo privilegje e kanë shitur lëkurën e tyre. Si strehues i Ndue Përlleshit është marrë disa herë në burg, ku iu kanë bërë tortura nga më të egrat që ka ditur t“i bëjë ky regjim barbar, por kurrë nuk i ka dhënë shokët e idealit. Torturat e tmerrshme që ka përjetuar në kazamatet komuniste, ia shkatërruan shëndetin këtij burri që ishte si shkëmb prej graniti. Kërkonin mjeranët që t“i tradhtoi shokët e idealit. Por u mashtruan keq, trimi i përballoi të gjitha mundimet dhe nuk tregoi se ku gjendet Ndue Përlleshi me çetën e tij dhe kush janë strehuesit. Pasi e torturuan shumë here,herën e fundit erdhi në shtëpi i dërmuar dhe pas disa ditësh vdiq në moshë shumë të re. Kjo qe vrasja e dytë që i bëri familjes tonë pushteti barbar serbo-komunist. Na i vranë dy burrat më trimat, më të mençurit, patriotët që dhanë jetën për atdhe dhe lirinë që aq shumë e dëshiruan. Lirinë që shumë breza patriotësh e ëndërruan, luftuan dhe sakrifikuan, por nuk e patën fatin ta gëzojnë. Nue Jaku ishte hero për familjen e Jakalive, si familjar ka ditur të organizojë familjen, si vëlla bëri gjithçka që pati mundësi për të marrë hakun e vrasjes  së vëllait. Për atdhe e besë u flijua e do të mbetet simbol i heroizmit e sakrificës për  brezat që do të vijnë. Do kujtojnë  brezat e jakajve si njeriun e tyre te sakrificës sublime për përkushtimin e tij për familje  atdhe. Trimërinë e Nue Jakut e njeh tërë  Lugu i Drinit dhe Dukagjini.
Emri dhe vepra e tij do te mbeten ne kujtesën e këtij populli, për punën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Mikel Gojani

Mikel Gojani

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen