Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart festoi 5 vjetorin e Pavarësisë

Histori & Fakte | Zef Prenka | 19.02.13 | 12:46

Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart,festoi 5 vetorin e Pavarësisë së Kosovës,në një atmosferë që doemos ndihej mirë çdo pjesmarrës.

Nën tingujt e muzikës së lehtë shqiptare, manifestimin e moderoi znj. Gjylije Lecaj,njëherit edhe sekretare e Q.K.SH.-së,e cila

përshëndeti pjesmarrësit duke uruar përvjetorin e 5 të Pavarësisë së Kosovës dhe duke ftuar për fjalë përshëndetëse Kryetarin e Q.K.SH. z Vitor Spaqi i cili nënvizoj një orar të përfunduar pune dhe aktivitetesh të sukseshme nga programi i Qëndres Kulturore, që për të pranishmit ishte kënaqësi të informohesh për aq të arritura . Në vazhdim pëshëndetën edhe Konzulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi,më pas Prof. Shefqet Canhasi nga foltorja me fjalimin e tij ,përfshiu në pika të shkurtëra rrjedhat gjerë të Pavarësia e shumë pritur e Kosovës dhe pesë vitet në Pavarësi,fjalim ky që bëri masën të duartrokiste furishëm dhe me rënqethje.

Nga mysafirë të shumtë i ftuar për fjalë përshëndetëse qe edhe aktivist i qështjes Kombëtare në Diasporë,njëherit Kryetar nderi i Shoqatës „Kadri Zeka“ nga Kircheim tek, z. Xhafer Leci i cili pas një përshëndetje dinjitoze dhe të sinçertë,i dhuroi kryetarit të Q.K.SH. z. Vitor Spaqit një libër nga autorësia e tij.

Të pranishmit u argëtuan nën përkujdesjen e qiftit bashkshortor znj, Lindita(Haxhiu) dhe Shemsi Zeqiri,që vërtetë krijuan një atmosferë të këndshme me muzikë të pastër popullore shqiptare.Kjo mbrëmje ishte edhe një darkë e përbashkët ,pasi zonjat pjesmarrëse ishin përkujdesur me specialitete të ndryeshme,secila më mirë se shoqja,duke realizuar kështu edhe tiparet e kultures së gatimit shqiptar.Ishte mbesëlënse kjo darkë e përbashkët!Që të gjithë ndiheshin si në një familje,ku festuam dhe uruam njëri tjetrin që për shumë vite të bashkuar të ruajm traditat,kulturën,gjuhën dhe zakonet shqiptare në mërgim,dhe që fëmijët tanë përveq shkollës plotësuese në gjuhën shqipë që organizohet enkas për ta,e si dëshmi ishte edhe prezenca e mësuesv znj.Zejnije dhe zeqir Asllani,znj.Haxha dhe znj. Gashi ,që ishte kënaqësi që gjendeshin në mesin tonë, duke dhënë mesazhe për një jetë edhe më të organizuar në vndlindjen tonë,për një Kosovë pa veti negative,por prosperitet dhe mbarësi të gjithmbarshme.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen