Rreziku Vehabist dhe heshtja e institucioneve

Arkivi | admin | 14.12.10 | 18:07

 vehabizmi

Asht e pranueme prej të gjithëve, edhe botnisht, se islamizmi në Shqipni mori me kohë trajta mjaft të ndryshme nga ai i origjinës, pra islamizmi arabik.
Nuk kanë mungue edhe studiues që janë shtye deri atje sa të thonë se islamizmi shqiptar ka konturime kombëtare, e jo pa arësye, çka e ban të dallueshëm  prej shtresimeve ma ekstremiste që janë sot në botë.
Në vendin tonë prej kohësh kanë egzistue dy rryma të fesë Islame: njena asht Islami Sunit, rrymë paqësore e tolerante, që praktikohet nga shumica e shqiptarëve, tjetra asht rryma Bektashiane, edhe kjo përparimtare dhe me ngjyrime të theksueme atdhetare.
Shkaqet e një islami paqësor, tolerant e respektues ndaj besimit të të parëve të tyne, duhen kërkue tek dy fakte:
a) pse islamizimi ndër shqiptarë ka qenë një dukuni e imponueme me teh të shpatës e me mjete të tjera nga ma të dhunëshmet;
b) pse shqiptarët e islamizuem nuk i humbën kurrë lidhjet me rrajët, pra me prejardhjen e tyne të krishtenë.
Janë këto edhe arësyet ma bindëse pse islami ndër ne nuk u shfaq me forma të dhunëshme si në shumë vise të tjera të Lindjes.

Mirëpo, tash së fundi, ka dalë në skenë edhe një rrymë e re, Islami Vehabist, që përfaqësohet nga një lukunì të rijshë që këta 20 vjetët e fundit u shkolluen në vendet e Lindjes, siç janë Pakistani, Arabia Saudite, Jemeni, Malajzia, dhe kanë sjellë në Shqipni traditën islame ekstremiste, ate vehabiste. Ekstremizmi i kësaj rryme fetare arabe po damton randë bashkëjetesën paqësore fetare mes nesh, aty edhe marëdhanjet tona me mjedisin Europian, ku jemi etnoformues që në ag të historisë së njerëzimit.
Veprimtaria e këtyne fanatikëve u pa edhe në SHBA, kur tre shtetas Maqedonë, me kombësi shqiptare, u përpoqen të  hidhnin në erë bazën ushtarake te Njuxhersit.
Ata nuk lanë mjet pa përdorë që të imponohen: korrupsionin, kërcënimet, shpifjet, vjelljen e një urrejtje patologjike për gjithçka asht mirëfilli shqiptare. Zanin kobzi të këtyne xhihadistëve mund ta dëgjoni në Forumin Islamik Vehabist të Olsi Jazexhiut, në mes të Tiranës, ku Efendiu këndon për trimnitë e kamikazeve që hedhin në erë njerëz të pafajshëm, deri tek hymnizimi i kryekriminelit Osama Bin Laden, pse, veç të tjerash, në synimet kryesore të tyne asht lufta kundër SHBA, kudo që të përfaqësohen, pra edhe në Shqipni.
Tashma, veçnarisht në botën e internetit, fanatikët e Forumit Vehabist të drejtuem nga Olsi Jazexhi dhe të mbeshtetun nga islamistët arnauto-otomanë si Tan Turku (i vetëquejtun “çami”, por që damton si askush tjetër çashtjen çame), Abedin Rakipi e lloji i tyne, kanë fillue haptas luftën fetare, luftën antikristiane dhe antiamerikane, tue mos respektue në diskutime as normat ma fillestare të mirësjelljes, e ku fyemja dhe harbutëllleku konkurojnë me pafytyrësinë, madje, gjoja, edhe nga një pozicion shqiptar – islamik, që na mbrokan këta bukëshkalë.
E randësishme për ta asht sundimi i tyne dhe jo shqiptarizmi, e randësishme për ta asht vëllaznia islamike vehabiste dhe jo bashkimi i shqiptarëve pa dallime feje, krahine dhe ideje. Veprimtaria antishqiptare e tyne ka përmbytë, si thamë, veçanarsiht internetin. Mjafton një “serche” në google dhe në pak sekonda do t’ju shfaqet para syve dobiçi që na ka lanë në derë Dovlet Merhumi. Identiteti i shqiptarëve asht fye me mija herë nga këta plangprishës. Figura e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit, asht kthye prej kohesh në një tabelë qitje ku islamikët arnauto-vehabistë zbrazin gjithë urrejtjen e tyne anadollake. E njejta gja ngjet me sulnmet kundër Nanë Terëzës, ndaj së cilës përdoret fjalori ma i turpshëm.
Veçanarsiht e egër u ba lufta dhe urrejtja e tyne kur disa familje kosovare (Kabashi, Mehja etj) u rikthyen në besimin e të parëve të tyne. Theksoj, “u rikthyen”, pse termi “u konvertuen” asht i pavend, i pasaktë dhe dashakeq. E pra në historinë e re shqiptare raste rikthimi në besimin e të parëve, në krishtënim, ka pasë disa herë, aty edhe figura të shqueme, si Faik Koncia, që u pagëzue më 1895, pagëzimi i fëmijve nga atdhetari i madh Idriz Seferi, pagëzimi i bujshëm i Isa Boletinit, deri tek pagëzimi i Presidentit Rugova, që mori emnin Pjetër, në nderim të gjigandit të Historisë Kombëtare, Imzot Pjetër Bogdani. Po egërsi deri në kërcënime me vdekje ka pasë vetëm tash së fundi, e pikërisht nga këta arrivista, që nuk kanë asgja të përbashkët me besimin e mirëfilltë, cilido qoftë ai, jo ma me të drejtat ma elementare të njeriut.
Vehabistët pretendojnë që me forma të tjera, pra jo në kuadër të Bashkësisë Islame, të ndryshojnë interpretimin tradicional të normave islame. Dihet se Vehabistët  janë – selefi (selefizëm) – dmth jomedhhebizëm, gja që nënkupton se janë kundër katër medhhebeve ekzistuese (shkollave juridike islame), prandaj edhe kërkuen kohë ma parë ndryshimin e nenit 2 të statutit të Komunitetit Musliman. Në këte nen asht përcaktue se tradita fetare në Shqipni asht ajo “Hanefi”,  pra, linjë e butë, ndërkohë që u kërkue ndryshimi i saj në linjën e fortë të quejtun “Vehabizëm”.
Po në ç’klimë fqinjësije e bashkpunimi ndërkombëtar, por sidomos mbrenda vendit, zhvillojnë veprimtarinë e tyne këta mikrobë të rrezikshëm?

“Na nuk kemi nevojë për demokraci, na nuk kemi nevojë për parti politike, na nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut perëndimore, na nuk kemi nevojë për lirinë e tyne të fjalës. Për çfarë na duhet asht Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryeme. Ky asht legjislacioni ma i  mirë në historinë e njerëzimit, ai asht fjala e All-llahut. Nuk ka asgja ma të mirë se ligji i All-llahut”.
    Mbreti Abdulla i Arabisë Saudite
             Fjalim në TV 28 gusht 2008
     (Ku janë shkollue vehabistët tanë)
Simbas Prof. Dr. Sami Alrabaa në– “Dhuna, urrejtja dhe diskriminimi simbas Kuranit”, http://europenews.dk/en/node/13862 .

“E thanë shkurt, historia jonë asht e njejta, fati ynë asht i njejti dhe e ardhmja jonë do të jetë e njejta. Ashtu si në shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman në qendrën e politikës botënore, na do ta bajmë Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme, bashkë me Turqinë……. Ky asht objektivi i politikës së jashtme turke dhe na do ta realizojmë këtë. …”

       Ahmet Davutogllu
 Minister i Jashtëm i Turqisë
Sarajevë, Konferenca “Trashëgimia osmane dhe bashkësitë muslimane në Ballkan sot”, Nandor 2009.

 “Në këtë ligjëratë që mëton ta ringjallë rolin e osmanëve në Ballkan, përhapet ideja se riosmanizmi i këtyne hapsinave qenka strategjia e vetme për qetësimin e gjaknave……. duke filluar prej Afganistanit e deri në Sarajevë. Në këtë konferencë ai njëanshëm (në mënyrë unilaterale) e zbulon strategjinë shumë ambicioze, lidhur me rolin e Turqisë në ish kolonitë e saj, ose thënë më saktë rolin e ardhshëm global të Turqisë”.

   Arbër Xhaferri

 “Me lejoni të them, të gjithë na së bashku jemi pjesë e një kombi të madh.”

Abdullah Gul
   President i Truqisë
Tiranë, dhjetor 2009

 “Vëllazëria me Turqinë do të na linte edhe pa histori, sepse rezistenca jonë kundër tyre do të quhej Rezistencë Tradhtare, që paska luftuar vëllanë! Kjo prek muret e brendshme të spitalit psikiatrik, sepse flet për dobësinë e një përkufizimi të drejtë dhe të thjeshtë: dallimin mes të mirës dhe të keqes!

         Naser Aliu
    Poet kosovar

Vitin e shkuem, në muajin e Ramazanit, struktura vehabiste organizuen iftare kolektive në sheshet e qyteteve që dikur ishin të sundueme nga Perandoria Osmane, e ku morën pjesë edhe shtetarë.

Nga kronikat TV

“ Pasha Din’ e fen’ e Tij,
S’fali vakth e s’hy n’xham?,
Pa pru turkun edhe nji herë n’Shqipni…”

Kangë për Haxhi Qamilin
  (Në ballore të sitit vehabist të T. Turkut)

 “Roma donte të na bante romakë, Konstantinopoja donte të na shndërronte në grekë, Car Dushani deshti të na zhdukte ose të na bante serbë, ndërsa tashti po na turret një perandori e re, që don të na kthejë në turq…

              Hamit Gurguri
                     Shkrimtar

 “… kudo që u ndërtue kisha për besimtarët dhe kudo që famullitari katolik i sherbeu grigjës së vet, aty nuk sundoi Roma, nuk hyni Sllavi as nuk pushtoi turku. Aty Shqipnia mbeti e lirë, aty shqiptari foli gjuhën e të parëve, aty u përkund foshnja në djep stolisun me ngjyrat e flamurit e shqipen dykrenare të Skënderbeut.

    Prof. Sami Repishti,
                       Nju Jork

 “Myslimanët nuk falin”

Parullë e shpërndame në shumë xhami të  Prishtinës, vjeshtë 2009.

”Kemi problemin e virusit vehabi. Vehabistët janë kanceri i islamit.”

       Imam Senad Agic SHBA

“Ç’desh Skenderbeu që luftoi kundër Perandorisë Osmane? Ajo ishte vetëvrasje, njëlloj sikur të ngrihesh sot e të luftosh kundër SHBA”.

       Abdi Baleta
            TV Koha

“Ai (Gjergj Kastrioti, shenim i imi) me luftën kundër Turqisë i bëri një shërbim të madh Serbisë”

         Hysemedin Feraj
                 Profesor UT

Ata (vehabistët) duen “islamizimin-arabizimin” e tanësishëm të jetës në Kosovë, ata duen që Kosova të sundohet me ligjet islamike-kuranore!

             Xhevat Bislimi
     Intelektual kosovar

“Mendojmë se asht koha nuk pret që Bashkësia Islame në Kosovë, Shqipni e Maqedoni, intelektualisht dhe shkencërisht, guximshëm dhe bindshëm të mbrojnë vlerat e veta….. Roli i sekteve destruktive në këto toka do të jetë fatal si për bashkësinë islame të vendit, ashtu edhe për perspektiven politike të vendit”.

           Nexhat Ibrahimi
                          Teolog

 Demostrime të një ekstremizmi fanatik e me ngjyrime të theksueme osmaniste në Shkup e Prishtinë në qershor 2010.

                            Media

Për të shue ndonjë iluzionin që mund t’i shfaqet dikujt që lexon këto rradhë e mendon se po u bie në qafë arrivistëve arnauto-vehabistë, le t’ju hedhim një sy fyemjeve të tyne, veçanarisht kundër shqiptarëve muslimanë të Kosovës, që mbrojnë prejardhjen e tyne të krishtenë, mandej gjykojini vetë.

Olsi Jazexhi :

– Të gjithë tocave kosovarë të sojit tënd, që të ulni kokën dhe të mos bëni të njëjtin gabim që bëtë më 1912 me Isa Boletinin, që u bëtë me serbët kundër turqëve.

– Rreshtimi i kosovarëve përkrah Bushit …… vetëm i shton një njollë turpi Kosovës, njollë të cilën do ta paguajë populli kosovar në të ardhmen.

– Mos na fol për ymet dhe për Shqipëri – dhe as për Turqëri, sic ka folur gjyshi yt (por ti, si i keqedukuar që je, nuk i kupton ndoshta këto gjëra), por bëhu me viktimat, o serb i shqiptarizuar!

– Kaurët perëndimorë … iu ndërtuan lopë të cilat ua shitën për shenjtorë kombëtare shqiptarëve të paditur.

– Lopët moderne të kombit shqiptar variojnë që nga e ashtuquajtura ‘Rilindje,’ e cila në fakt ishte një luftë civile dhe diversion kristian i cili synonte të ndante muslimanët nga Kalifati i Stambollit, e deri te herojtë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo heroina post-moderne e Kishës Katolike, Nënë Tereza.

– Nënat kosovare nuk u bënë murgesha dhe nuk e abandonuan Kosovën, si Nënë Terza, e cila i shërbeu kryqëzatës anti-muslimane të Vatikanit në Indi duke konvertuar muslimanët dhe hindutë në katolikë.

(Më duhet të kujtoj, per hir të vërtetës, se Nanë Tereza thotë: Ndimoje muslimanin të bahet musliman ma i mirë. Ndihmoje katolikun të bahet katolik ma i mirë. Ndihmoje budistin të bahet budist ma i mirë”. A thue do të ketë qoftë edhe një shqiptar të vetëm, qoftë edhe një, të besojë këte shpifje se Nanë Tereza i shërbeu kryqëzatës anti-muslimane … duke konvertuar muslimanët dhe hindutë në katolikë?)
 Po le të vazhdojmë me “arnautin” Jazexhi:

– Historiografia komuniste shqiptare e dizanjuar nga vllehët Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Aleks Buda dhe Eqerem Çabeu i mësonte ata se ishin ilirë e në origjinë të krishterë por që u konvertuan me dhunë në Islam nga turqit. ………….. Nga osmanë, ata mësoheshin nëpër shkolla se janë ilirë dhe pellazge. Nga Islamë, kërkohej të projektohej e kaluara pagane dhe katolike.

– Zagari i Vatikanit, Ibrahim Rugova, të cilin Kisha Katolike e kishte ndihmuar të vijë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, arriti që të sabotojë luftën kosovare për çlirim për vite me radhë.
 
– Nëpër librat shkollorë të Letërsisë dhe Historisë në Kosovë, kosovarët mësojnë se herojtë e tyre janë Skënderbeu, Nënë Tereza, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, dhe heronjë të tjerë katolikë të cilët kanë qenë anti-muslimanë.

Tan Turku :

– “Tokën që ta dhuroi Sulltani, ia dhé Kishës, tokën që prindërit e tu e fituan me gjak në betejën e Fushë Kosovës kundra serbëve, ti ia dhé Papës, o të shplaftë një mortje atje ku je….”

– Po a civilizohet majmuni, që të civilizojë krishtërimi katunarët e Kosovës?

– Ju po shthureni moralisht, Serbia nuk mundi për një shekull t’ju demoralizonte por, USA për 2 vjet ju ka bërë që të mbushni shtëpitë e femijës me kacula të zinjë. Diskot janë të mbushura me vajza të Kosovës dhe zezakë të Amerikës.

Dikush duhet t’i thërrasë mendjes, tue fillue prej institucioneve – e në këte rast me institucione unë nënkuptoj prej Presidencës, Gjykatës Kushtetuese, Porkurorinë, Shërbimin Informativ e ma poshtë – dhe, ose të mbrojmë identitetin kombëtar, interesat tona kombëtare, lidhjen e bashkpunimin me Europën e SHBA, ose të pranojmë se jemi kthye edhe na në qenje të nënshtrueme ndaj ekstremizmit islamik-vehabist.

Po shpreh shqetësimin tim.

Nesër të mos thotë kush se nuk e dinim.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen