Konferenca shkencore me rastin e Ditëlindjes së Profetit Muhamed

Analiza & Komente | admin | 21.02.13 | 13:16

Me rastin e Fushates se organizuar per ditelindjen e Profetit Muhamed, Froumi Rinor Islam sot ne Shkup organizoi nje Konference shkencore me titull:’Muhamedi a.s. dhe roli i tij ne sendertimin e marredhenieve te mira nderfetare dhe nderkombetare‘.

Kjo konference u mbajt ne amfiteatrin e Komunes se Cairit ne Shkup, kurse si paneliste ishin: Akademik Feti Mehdiu nga Kosova, Omer Kajoshaj nga Ulqini i Malit te zi, dr.Musa Musau nga Gostivari dhe mr.Muhamed Murtezi nga Shkupi.

Para një numri të madh të rinjsh, kryesisht studentë dhe shkollarë të mesëm ligjeruesit prezantuan kumtesat e tyre duke treguar mesazhin dhe kontributin e Muhamedit a.s. në marëdhëniet ndërnjerëzore.

Akademik Feti Mehdiu më tepër u përqëndrua në përmendjen e rasteve dhe haditheve konkrete nga vet jeta e Muhamedit a.s., si ftesat dhe komunikimi i shkëlqyer me lideret e atëhershëm të botës, këshillat dhe porositë për besimtarët muslimanë për mënyren e sjelljes me pjesëtarët e feve dhe etnive tjera.

Pas tij fjalene mori prof. Omer Kajoshaj i cili beri krahasimin e mesimeve te Muhamedit a.s. me shkencen e komunikimit dhe raportet ndernjerezore ne shoqerine bashkekohore, me theks te vecante ne Gadishullin Ballkanik si shoqeri multietnike dhe multireligjioze.

Ligjeruesi i trete prof.dr. Musa Musai, njeherit ligjerues ne USHT, beri nje qasje shkencore te virtyteve dhe vlerave qe i barti dhe promovoi profeti Muhamed ne percjelljen e mesazhit te tij. Ai Muhamedin a.s e krahasoi me nje trendafil qe mbiu ne reren e shkretires qe aromen e tij e perhapi ne gjithe boten. Prof.Musai per maredheniet e Muhamedit a.s me te tjeret tha se  ishin deri ne ate nivel qe ‚tjetri te mos ndjehet si tjeter‘. Ky eshte niveli me i larte i maredhenieve ndernjerezore.

Nderkaq, panelisti i fundit Mr.Muhamed Murtezi, kryetar i Qendres per Mirekuptim dhe Bashkepunim Institucional, me detajisht u ndal ne Karten e Medines si nje akt teper i rendesishem ne historine njerezore qe tregon per barabarsine e njerezve dhe garanci per shumllojshmerine e njerezve ne fytyren e tokes. Gjithashtu citoi edhe disa thenie te Haxhit te Lamtumires se Muhamedit a.s ku qarte thuhet se ngjyra e lekures dhe gjuha qe flitet nuk i dallon njerezitt sepse te gjithe njerezit jane te barabarte para Zotit,permendi mes tjerash z.Murtezi.

Pas mbarimit te panelisteve te pranishmit kishin rastin qe t’u drejtohen me pyetje apo me komente te tyre ne lidhje me temen. /albtime

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen