Koncerti i sheshit në Prishtinë për pavarësinë e Kosovës, iritues i dështuar, antikombëtar dhe i pa vlerë!

Reportazhe | admin | 19.02.13 | 13:18

Pamje e qytetarëve duke pritur  nje koncert  nga estrada  e  këngetarëve ma të mirë të Kosovës me të cilën pa përfunduar mbi gjysma e tyre iken nga nje  koncert i deshtuar antikombëtar   dhe i pa vlerë!

Pas një manifestimi  qe u pa  përmes ekranit  televiziv dhe  përmes mjeteve  elektronike  për vlerat  e përvjetorit të Pavarësisë  së Kosovës ,  për gjithë ditën  ishin mbresëlënëse e sidomos parada ushtarake që  ishte  simbolizuesja ma serioze  e  shtetit të Kosovës. Në orët e mbrëmjes u rezervua sheshi në qendër të Prishtinës  për një koncert  të madh kushtuar kësaj feste . Edhe se ishim pjesemarrës në takime të ngjashme  të kësaj feste madhështore  ju përmbajtëm  programit informativ,   pas përcjelljes së  ditarit të mbrëmjes në  TV-të, RTK dhe ,   RTV.21 ,programe me  monopol  në Kosovë  qe ndanë  orën 20.h  të  shfaqin program  koncentral,  kushtuar  ditës së  Pavarësisë  me  këngëtaret e estradës    dhe artistët ma të mirë.  Bile bile paralajmëruan si pjesëmarrëse edhe  yllin botëror  me prejardhje shqiptare Rita Oren . Në ora 20.h    sheshi i Prishtinës u stërmbush me dashamirë të artit muzikor, po edhe shfaqen  gëzime  për këtë ditë të shenjtë.  Po ashtu edhe pran ekraneve u  ulen shumë qytetarë qe prisnin pa durim të fillonte ky  koncert siç e quanin ata të „famshmit organizatorët  të këtij koncerti  të Prishtinës. Siç duket ishin  ata të RTK-së me një „gazetar“  të  tyre Berat Miftari qe zëri i kumbiste  pa   fije arti akustik !. Për fillim dalja dhe klithja   e tij la publikun pa koment, qe çka ishte duke  ndodhur? Nuk e kuptonte as publiku pa kurrfarë  kriteri   u zhvillonte  një skenë  rrëqethëse pa përgatitje!?…

Fjalori i tij   ishte i dobët,  me një gjysme shqipe. Injoranca e tij shkonte e rritej  me  kalimin e minutave  qe  si fillim menduam se ishte një  rast spontan sa për  me  e  përmbush    mungesën e organizatorëve  të estradës siç kishin  informuar publikun.

Fjalët e tij ishin  pesëshja  duke numëruar deri ne numrin 5, tjera fjalë  „ku je Kosovë? , „qoni gishtat“,“hajde Kosovë“ , „qoni grushtet“   ,“qoni duart“  „bini , rrëzohuni“  etj . Por me të kaluar  minutazha   monotonike   iku gjysmë ore pa kuptuar se ç’po ndodhë?
Vjedhurazi  në formë të egër u paraqitën dy  të  tjerë  , me një veshje  të çuditshme ,  pa kur far shije elegance. Të mbështjellur me  shalla , pantollana të  lëshuar ma poshtë se  beli, nja 10 centimetër,  të  gjerë e të grisur,  por edhe të pa pastër tip drogirantësh!?… Filluan,  por prapë nuk menduam se do të jetë ( koncert i premtuar me  njerëzit e estradës së Kosovës),  akoma  ishim në dilemë se a dolën ata nga rruga apo si u përvodhën aty në skenë?. Pranë ekraneve televizive  dhe  në shesh prisnin njerëzit  se po fillon programi, por   ai vazhdonte   me ta duke     mos t’i përngjaj asnjë zhanri   muzikor . Asaj nuk mund ti thash as  muzikë popullore, as  folklor, as   muzikë klasike  por as  muzike   e „reperëve“ qe  në mesin e bindes  u gjet   repisti Memli Krasniqi një  “ ministër  qe i përngjante  ma tepër një  mangupi  folklorik,  si  një kuller   i pa gdhendur,se sa një ministri qe e udhëheqë një   sektor ministrie në kulturë për  rini“. Me këtë shfaqje aq te pa vlerë u sajuan  kaheje  dirigjuese   me një pseudolulturë   i dështuar ,antikombëtar   dhe i pa vlerë!

Zhurmagjinjtë  e kiçit muzikor duke e injoruar  atë popull qe  dha  sakrificat  e tij për liri e shtet ,nuk u përmend edhe me të vetmen fjalë!

Memli Krasniqi i tha  4-5 fjalë  para publikut,  mezi i bëri kryq pa letër të përgatitur. Siç duke  repisti Memli Krasniqi  i paska sjellur këta   pseudo këngëtar këtu qe nuk i përngjajnë as këngëtarëve as  budallenjve as  analfabetëve duke e  shëmtuar melosin dhe  këngën e mirëfilltë shqiptare.  Njerëz të tillë për nga pamja , kërkojnë lëmoshe ndihmese   nëpër rrugët e Evropës, ndërsa Memli Krasniqi dhe RTK-ja  aktuale i reklamon me i shit dushk për  gogla këtij populli  me zhurmagjinët rrugaç . Nuk din njeriu ku ti rangoj pasi qe   orët po ikën dhe u bindem se  ky qenka ai „Koncerti i premtuar  për ditën e shpalljes se pavarësisë“  , për ditën madhështore të mijëra   patriotëve   qe jetën e tyre e dhanë për këtë tokë tani rrugaçët ti nëpërkëmbin i përdhunojnë i anashkalojnë?!.  Me mijëra luftëtarë luftuan  qe ta shohin një ditë Kosovën e pa varur nga pushtimet shekullore  te huaja,por edhe nga  analfabetët bashibozuket injorantë, puthadorët  dhe intrigantët  me apetite antishqiptare siç janë këta askusha qe marrin flamurin e huaj  pa ja pas anën dhe lendojnë me mijera  plagëtë njerezve qe sakrifikuan dhe e çliruan Kosovë.  Këta  injorant kanë   sjell shumë iritim edhe të njerëzit  qe  akoma  nuk i kane gjetur   njerëzit ma të dashur dhe ma të  vlefshëm qe  u zhdukën gjatë luftës , irituan  njerëzit qe akoma i   shërojnë plagët nga lufta , i irituan shumë   njerëz qe janë  këngëtar , gazetarë  dhe artist të mirëfilltë…

Pjesëmarrja e  njerëzve intelektual  qe ishin prezent  po dhe pran ekraneve u zhgënjyen  me  rrugaçët e Prishtinës   dhe dirigjuesit e tyre qe i fyen  si njerëz të  nivelit .Këngëtarët , artistët  dhe krijuesit  qe janë ata qe merren me kulturën e këtij populli dhe artin e tij  u gjeten ne një   cep pesimizmi  me rastin e pamjes së gjërave të pa vlera pran një  kombi me merita të mëdha,   që sipas  pseudorepistëve  rrugaç me dirigjuesit e tyre  la përshtypjen se Kosovën e paskan çliruar  rrugaçët dhe  pseudorepistët .Dita e pavarësisë ishte për ta si manifestim  i tyre , duke harruar mesolin e bukur shqiptarë  , këngëtaret  e estradës  shqiptare qe asnjeri nuk ishte i ftuar ,harruan këngën e mirëfilltë qytetare   qe  ju mungoj  dashamirëve te muzikës shqiptare  në këtë mbrëmje qe nën pushtimin jugosllav  me te zitë e ullirit u   nxor një kulture edhe edukatë  tamam  shqiptare, pa diktimet  e repistëve, rrugaçëve dhe pa ndikimin e  këngëve  tallava  maxhpqe që është dominante  sot në Kosovë. Te dashur lexues jeni edhe vet dëshmitar te ati epilogu nga të famshmet  televizione  qe i quajnë kombëtare . Kosovarët    nuk e çliruan Kosovën  me prodhuar  pseudokëngatarë, po me avancuar, me kultivuar   me zhanre qe  e ngrehin  në nivel kulturën  dhe vlerën   tonë kombëtare. Gazetari  tip analfabeti   u krekoste me një gjysmë shqepje  duke aluduar se po kanë xhelozi  qytetet tjera ndaj Prishtinës  qe   një fjale popullore thotë se   i përqeshuri të përqesh  . Tirana dha  koncertin e vet për mrekulli për pavarësinë  e  Kosovës.  As  ndonjë qytet tjetër  se kam parë me ndonjë organizim  të tillë aq të dobët sa ishte në Prishtinë!. Fjalori i dobët i  „këngëtarëve“ qe asnjë here nuk u morën vesh se çka flisnin,  por fjalët  e shprehura  ,   primitive  banale  dhe të thjeshta ishin të shpeshta  siç ishin   „pse po rrini ,  kërceni  , qoni grushtet ,  jemi ma të çarturit,“ jemi ma të çmendurit“,  „shtynu“ ,“bërtiteni“ , „fishkëlleni“ , „brohoritëni“ , „folëni a  jemi ma te mirët „. As pak nuk  i përngjante  një  koncerti për një festë  madhështore pa u përmendur asnjëherë vlerat e  kësaj dite  . Kjo injorancë është për tu gjykuar , është për tu shqyrtuar nga  njerëzit kompetent  , muzika jonë dhe   gjuha jonë të bukur mos te manipulohen nga baktagjinjë ,injorant  bashibozuk dhe tip analfabetesh qe e turpëruan estradën  dhe kombin shqiptar me rastin e  festës se pavarësisë së Kosovës.Reportazh nga Prishtina 2013

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen