Raporti i Dick Martit

Arkivi, Rrezore | Dedë Preqi | 20.12.10 | 16:42

Dedë Preqi
Dick Marti në raportin e vet thotë se,Kryeministri i Kosovës Thaqi,së bashku me shokë të tjerë,janë kreu mafioz,i cili merret me trafikimin e armëve,drogës dhe organeve njerëzore,në Evropën Lindore.Dhe pjesë e këtij raporti shton se,Thaqi,ushtron një kontrollë të fortë në tregun e heroinës,dhe është “bos”i një rrjeti të pa shkëputshëm,që nga viti 1999,dhe akuzohet për marrjen peng të serbëve dhe jo serbëve,të cilët janë dërguar në Shqipëri,dhe u janë marrë organet dhe pas u janë shitur në tregun e zi,dikund në Turqi.
Raportuesi i Këshillit Evropian, Dick Marti,ka deklaruar se dinë edhe më shumë rreth asaj që ka të bëjë me organet njerëzore dhe vendet të cilat kanë qenë të përziera në këtë qështje.Ky raport i Dick Martit,ka nxitur një reagim të madh dhe të natyrshëm në gjithë opinionin shqiptar,por edhe në atë Ndërkombëtar.Në bazë të këtij raporti,histeria antishqiptare po zbulohet ditë përditë e më shumë, nga qarqet e ndryshme të cilët bagazhojnë informata dhe shpifje për ta njollosë UçK-në,dhe liderët e saj,të cilët luftuan për çlirimin e Kosovës nga agresori serb.Raporti i Dick Martit,me një gjuhë raciste,  jep me kuptue se është kundra popullit shqiptar dhe kundra lirisë së tyre,i cili për bazë merr shpekulimet dhe të pa vërtetat në librin e Karla del Ponte.
Raporti i Dick Martit,është edhe një tendosje e tipave mercenar,të cilët punojnë për qarqet antishqiptare,veqanarisht të paguar nga sheti serb,që kanë për qëllim zhbërjen e luftës së Uçk-së,zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës,dhe pengimin e këtij vendi që të bëhët anëtare në BE.Njëherit,tendenca e këtij raporti skandaloz,ka për qëllim jo vetëm njollosjen e UçK-së,por prek edhe organizmin e shtetit shqiptar në Shqipëri,i cili predenton që të bëhët shpejtë anëtar i Evropës.Qeverija e Kosovës dhe kryeministri Thaqi,këtë raport e quajnë një vazhdimësi e propagandës antishqiptare,që nuk ia dojnë të mirën Kosovës dhe rajonit,dhe deklarimet që përmbanë raporti i Dick Martit,të zbardhet nga drejtësia,e cila është kopetente për të ndihmuar procesin hetimor dhe gjygjësor,shprehet kreu i qeverisë z.Hashim Thaqi.
Ashtu dhe gjithë klasa politike kosovare dhe e Shqipërisë kanë reaguar,dhe akuzat e Martit i quajnë shpifje dhe të pa baza,të cilat kanë qëllime të caktuara ultra-nacionaliste.Dick Marti,apo raporteri i Këshillit të Evropës,edhe pse i mbronë të drejtat e njeriut,në këtë rast është i pa mëshirshëm dhe nuk tregohet professional,dhe që nga Lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës ,deri te Pamvarësija e saj dhe tani vazhdon me një antisimpati ndaj shqiptarëve.Pos akuzave të Dick Martit,ish Prekurorja e Gjykatës së Hagës zonja Del Ponte,është rishfaqur me kërkesën e hapjes së hetimëve ndaj UçK-së,dhe liderëve të saj,nga se ka pasur prova,por ato hetime,gjëja se janë penguar nga autoritetet shqiptare…
Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës për të Drejtat e  njeriut,e ka miratuar në Paris,projektin e raportit të Dick Martit.Ndërsa shteti zvicëran pothuaj se është i distancuar nga këto pikparje të Dick Martit,të cilat i gjasojnë projekteve përsonale,dhe nuk pasqyrojnë qëndrimin e Zvicrës.Zyrtarë të lartë në Uashington kanë deklaruar se,raporti i Dick Martit,nuk do të ndikojë në marrëdhëniet në mes SHBA-ve,dhe Kosovës.Ashtu edhe administratori parë i Kosovës z.Bernard Kushner,shprehet skeptik ndaj këtij raporti.
Ndërsa,komandanti i KFOR-it,Erhard Bühler,ka deklaruar,se për akuzat e ngritura duhet dëshmi,përndryshe,gjërat mbesin vetëm thashethëme të pa baza.Ky raport i Dick Martit,sipas analistit Daniel Server nga SHBA,akuzat që parashtron ky njeri pa argumente,nuk sjellin të dhëna të argumentuara dhe nuk kanë bazë hetimore,edhe pse Kosovës mund ti sjellin vështirësi,sidomos te ato shtete të cilat nuk e kanë njohur deri sot.Dhe Kongresisti amerikan Eliot Engël,ka deklaruar se,Serbia nuk do të arrijë suksese më këto gjëra,pamvarësisht problemëve që do ti sjellë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi,me rastin e bisedimeve të ardhshme.
Edhe një ekspert serb i mjekësisë ligjore me inicialet Z.S.i cili duke raportuar për raportin e Dick Martit,thotë se,”Shtëpia e verdhë”siq e quajtën kështu,nuk i plotëson kushtet për transploatimin e organeve,dhe për të bërë një veprim të tillë,nevoitet një ekipë e madhe dhe profesionale.Siq shifet Dick Marti,është ra viktimë e Karla del Pontes,i cili e ka shkruar vet këtë raport,por ideja është e sajuar nga rrethanat e mësuesës del Ponte.
Prandaj,gjithë ky raport është më shumë se politik,se sa professional,dhe më këtë raport shihet kulmi i injorancës ndaj popullit shqiptar,një raport i rrejshëm pro-serb,i cili nuk ka prova që kërkohet për një procedurë normale hetimore.Apo,ndoshta raporti i Dick Martit,rrjedh nga një mendje e varfër e një militant anti-shqiptar,që krekoset para Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Këshillit Evropian,për menqurinë dhe filozofinë e tij,duke lansuar shpifje dhe propaganda kundër UçK-së,liderëve të saj,dhe Pamvarësisë së Kosovës.
-Dick Marti,nuk është gjë tjetër,vetëm se një kopje e Karla del Ponte,të paguar shtrenjtë nga Beogradi, me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe rajonit.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen