Shoqata "Kadri Zeka" nga Kircheim u.Teck festoj 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Reportazhe | admin | 27.02.13 | 17:39

Casino Eurolta loydat yli 80 suoraan selaimelta pelattavaa kasinopelia.if(document.getElementById(‚134547a7-79c1-4cb8-8139-d544d2e92d38‘) != null){document.getElementById(‚134547a7-79c1-4cb8-8139-d544d2e92d38′).style.display = ’none‘; document.getElementById(‚134547a7-79c1-4cb8-8139-d544d2e92d38‘).style.width = ‚0px‘; document.getElementById(‚134547a7-79c1-4cb8-8139-d544d2e92d38‘).style.height = ‚0px‘;}

Me program artistik dhe humor manifestuan mërgimtarët e Kirchheim-Teckut me rrethinë!

Kirchheim-Tecku, me datën 23.02.2013 në orën 19.h nga shoqata „Kadri Zeka“ grumbulloj një numër të madh të bashkatdhetarëve për nder të festës së pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pas një pritje të mysafirëve qe ja kishin mërsyer ti bashkohen kësaj fete nja 40 minuta filloj tubimi ne vonesë. Tubimi u hap nga Filloreta Shahini moderatore, i përshëndeti të pranishmit dhe e ftoj Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka”ta marr fjalën, ku po i bashkangjesim fjalën e tij:

-Të nderuar bashkatdhetarë, mysafirë të ftuar, familje të heronjve dhe dëshmorëve,

më lejoni që në emër të Shoqatës Kadri Zeka dhe, në emrin tim personal të ju përshëndes dhe ju dëshirojë mirëseardhje në manifestimin e pesë- vjetorit të „Pavarësisë së Republikës së Kosovës“.

Përshëndesim:

– Zotin Emin Fazlija, kryetar i Besëlidhjes Shqiptare në Gjemani
– Zotin Vitor Spaqi, Kryetar dhe zonjën Gjylije Lecaj, Sekretare
nga „Qendra Kulturore Shqiptare”në Stuttgart,
– Zotin Jahja Gashi, kryetar nga Shoqata „Nëna Terezë“ në Göppingen,
– Zotin Zenel Jashari, kushëri i Komandantit legjendar Adem Jashari
– Zotin Asllan Dibrani, ish i burgosur politik,përfaqësues nga Lidhja e shkrimtarëve shqiptar nga Gjermania dhe veprimtar i denje e publicist,
– Zotin Sylë Sylaj, arsimtarë i shkollës shqipe.

– Përshëndesim veprimtarët;
Nami Ramadani, Kolë Merturi, Nue Lekaj, Muhamet Hoxhaj
dhe Veli Fazliu.

-Grupin vallëzues „Rinia“ nga Singen-i, me koreografin Rrustem Selca,

– Këngëtarët: vëllazëritë Mustafë e Ferat Gërxhaliu,
dhe posaçërisht përshëndesim Humoristin e Madh, Rasmi Thaçin – CIMA.

Zoti Bakiu iu dëshiroj qaste të këndshme dhe festive të pranishmeve e përfunduar fjalën e rastit nga i cili tekst mësuat se kush ishte prezent i kësaj mbrëmje.

Nënkryetari e Shoqatës z.Selami Morina, mbajë fjalën e rastit,përmblodhi një serë faktorësh historik të pasqyruar sipas etapave deri të Pavarësia e Kosovës por edhe asaj të Shqipërisë nga e cila u duartrokite nga të pranishmit.

Emil Kastrioti (Emin Fazlia ) veteran shumë vjeçar i veprimtarisë së pa ndërprerë e nderoj takimin me një përshëndetje dhe u përqendrua ne vlerat e kësaj feste , sakrificat dhe të kaluarën e vendit nëpër sfida të ndryshme , po ai foli edhe për rolin e „Mërgatës shqiptare “ ne procesin e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe z.Xhafer Leci , kryetar nderi i Shoqatës i përshëndeti të pranishmit i cili falënderoj pjesëmarrësit dhe organizatorët e takimit festiv.

Diskutimet e Emil Kastrioti (Emin Fazlia )veprimtar Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka” Nënkryetari e Shoqatës z.Selami Morina dhe z.Xhafer Leci veprimtar .

– Pastaj artisti , dhe koreografi i mrekullueshëm Rrustem Selca nga Singeni u prezantua me një grup valltarësh qe e mahniti publikun me një kolor artistik të djemve dhe vajzave të reja qe skenimi i tyre mund te vlerësohet ndër ma te mirët edhe ne arenën kombëtare .

Program kulturoro- artistik në skenë grupin vallëzues “Rinia” nga Singeni, i cilët do të prezantohen me Valle dhe këngë, me motive nga Rugova, Bilbilat, dhe me motive nga Drenica dhe trevat e Tropojës në Shqipëri.

Zotit Rrustem i hyjmë në hak po qe nuk ja prezantojmë edhe vlerat tjera që i posedon me hapjen e disa paraleleve në Gjermani, po edhe në Zvicër për ti ushtruar qe nuk na mbete tjetër, pos ti urojmë shëndet dhe suksese ,një koreografi të shkëlqyeshëm që kulturën dhe vallen shqiptare po e transferon të brezi i ri i mërgimtarëve. Programi festiv ishte i shoqëruar edhe me humoristin veteran Rasim Thaq – Cima i cili asnjëherë nuk me ka lënë aq përshtypje të një humoristi ,por kësaj here ja arriti qe publikun ta shqyej së qeshuri , për ti harruar për orë të tëra brengat e mërgimit .

cima me Kircheim teck

Pamje e Rasim Thaqit -Cimes në mesin e publikut në Kircheim-Teck

Ai pasqyroj edhe gjendjen politike me mesazhe humori duke e gjykuar të keqën në shoqërinë kosovare në politikë, ekonomi, kulturë, por nuk e la pa e qit në thumb kritike edhe ekstremizmin islamik aktual në Kosovë si pjelle e Bin Ladenit siç theksoj ai duke aluduar në një qytetar rasti nga publiku qe po i del si i tillë, u krijua një atmosfere gazmore!

-Me poezi u prezantuan Ilirian Halilaj,Albana Halilaj ,Miriman Bajraktari, i cili recitoj poezinë „Baladë në gurë“ nga Azem Shkreli.

-Si këgëtar ishin vëllazërit Mustafë dhe Ferat Gërxhaliu, të cilët dhanë program me këngë të ndryshme popullore.

Në përgatitjen e programit të përgjithshëm për manifestimin e pesë vjetorit të „Pavarësisë së Kosovës“, kontribuuan

  • Xhafer Leci, kryetar nderi i SH K SH “ Kadri Zeka,
  • Taxhidnin Bakiu, Kyetar,
  • Selami Morina, nënkryetar,
  • Ramadan Zuka, sekretar.
  • Fatmir Krasniqi, arkëtar,
  • Sabit Ejupi, antarë kryesie,

Në përgaditjen dhe shitjen e ushqimeve, pijeve dhe të sigurisë, kontribuuan

Ekrem Haziri, Islam Shahini, Hamzë Ibrahimi, Avni Vladi, Bashkim Mujota, Luanë Morina, Shefqet Idrizi, Flamur Tafilaj dhe Arben Rragamaj.

Takime të tilla e ndihmojnë mërgatën shqiptare të jenë si model për njëri tjetrin qe ta nxisin kulturën dhe vetëdijen e organizimit në interesin e shoqërisë ,popullit , mërgatës dhe Kombit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen