Letër e hapur dërguar akademik Rexhep Qosjës

OP-ED | admin | 27.02.13 | 20:23

Dikur… populli të thirrte „baba i kombit“, e sot…?!

Harroje xhelozinë,harroje urrejtjen,harroje fanatizmin…,dhe bashkoju intelektualëve për ndërtimin e shtetit të Kosovës

Shpeshë herë mendoj e i themë vehtit se më nuk dua të shkruaj..,por kur njeriu leon apo i dëgjon opinionet, komentet, apo intervistat e akademikut tonë Rexhep QOSJA, si të heshtë. Kur një akademikë që dikur populli e thirrte“Baba i Kombit“ i cili vite më parë gëzonte respektë, famë e autoritet tek populli shqipëtarë në Kosovë dhe ai jashtë trojeve etnike, sot po përjeton ditët më të vështira.., Vite më parë ai me intervistat dhënë mediave të shkruara dhe atyre elektronike, Radios e Televizionit jo që rinisë e popullit ua shtonte dashurinë ndaj çështjes sonë kombëtare, por në anën tjetër ai i motivonte, u ipte përkrahje, u ipte kurajo, forcë, energji, dhe guxim.

Ua shtonte dashurinë ndaj çështjes kombëtare dhe Kosovës. Fjalët e tij dikur.., ishin një armë e fortë për të ju kundërvu politikës hegjemoniste dhe naciste serbo çetnike . Fjalët etij ishin magjepëse produktive përparimtare, ekonomike, .., e kombëtare. Ato rinisë dhe popullit shqipëtarë ua shtonin dashurinë ndaj Atdheut dhe urrejtjen ndaj armikut shekullor serbo-çetnikë.Siq flitej në popullë akaemiku ynë gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur derdhej gjaku i rinisë, kur rraheshin e ndiqeshin nga shtëpit e tyre shqiptarët me dhunë, helmoheshin nxënësat në shkolla, mbylleshin fabrikat, uzinat, minierat, xehroret, Univerziteti.., e më vonë edhe rrugët..;, ky akademikë, ky intelektualë, ky“atdhetarë“.., mrizonte nepër podrume të Prishtinës.

Pas çlirimit dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ky i demoralizuar tej mase me popullin.., i cili jo që nuk e respekton sot .., por një pjesë e madhe e popullit asë emrin nuk dëshiron t‘ia dëgjojnë, duke e parë se populli shqipëtarë (sidomos ai i Koosvës) jo që nuk e respekton atë por edhe kur emrin e tij e degjojnë pasojnë reagimet. Duke e parë gjendjen se si po rrjedhin ngjarjet akademiku i ynë tani i ka mobilizuar të gjitha forcat e tija, mendore, intelektuale, materiale, marksiste, leniniste, nanoiste, etj, po derdh djersë dhe po bënë përpjekje titanike për përqarjen dhe mosunitetin e popullit shqipëtarë si dhe pengimin e ndertimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kohëve të fundit“akademiku“ kur shkruan opinione, bënë analiza, komente dhe jepë intervista mediave; kurrë nuk jepë propozime se si të zgjidhet më mirë, më drejtë, e ne mënyrë demokratike.., çështja kombetare dhe ajo e Kosovës.

Por ky me gafat e tij, deklarohet kundra zgjidhjesë së çështjesë së Kosovës (duke i akuzuar liderët e Kosovës (gjëja sipas tij) për mos angazhim dhe zgjidhje jo të mirë të çështjes së Kosovës. Ky intelektual, ky akademikë, ky profesorë fakulteti, ky njeri që dikur populli e quante“baba i Kombit“, sot i infektuar nga kthetrrat e urrejtjes e xhelozisë, po bënë orvatje titanike për pengimin dhe zhvillimin e proceseve demokratike, po orvatet të krijon përqarje tek institucionet tona, po njollos kokat më të afta të këtyre viteve, Siq ishte; Dr. Ibrahim RUGOVA, kryetar i LSH-ve në Kosovë, pastaj kyetarë i LDK-së dhe së fundi Kryetarë i shtetit të Koosvës. Pastaj ndaj shkrimtarit me famë botërore Ismajl KADARE, si dhe ndaj liderit të Demokracisë në SHqipëri zotit, Dr Sali BERISHA.

Ky në intervistat, opinionet apo analizat, e tij pa fije turpi me qëllim denigrimi e pengimi të këtyre tri kokave të afta intelektuale ka shprehë e po shprehë edhe sot urrejtje e akuza të pa argumentuara për dëmkosjen dhe po orvatet të krijon urrejtje tek populli ndaj këtyre tri kokave të afta intelektuale. Mirëpo ne i propozojmë akademikë Rexhep Qosjes që ti rreket valles për ndertimin sa më të mirë dhe më të shpejtë të shtetit tonë REPUBLIKËS SË KOSOVËS, sepse historia i shkruan të gjitha. Ju zoti profesorë , akademikë e intelektualë i denjë vëne dorën në kokë e mendo.., se shteti i Kosovës nuk është pronë e ish liderit dhe gjeniut të kombit z. Dr. Ibrahim RUGOVA, nuk është as e shkrimtarit më të mirë shqipëtarë me famë botërore z. Ismail KADARE, e asë e Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali BERISHA, por është dhe gjithëmon do të jetë pronë e popullit ne të cilin jeton pra shqipëtarëve. Harroje xhelozinë, harroje urrejtjen harrojë inatet e fanatizmin e bashkoju rrethit të akademikëve dhe Institucioneve të Kosovës se ato kanë nevojë për ju i nderuari profesori im Rexhep QOSJA.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen