„Doruntina“ zëdhënsja më e fuqishme e fëmijëve tanë në mërgim

Diaspora | Zef Prenka | 28.02.13 | 18:48

„Doruntina“ mbushi pesëmbëdhjetë vjet përpjekjesh për të nxjerrë të vërtetën në shesh,për të mbrojtur integritetin kombëtar të fëmijëve tanë në mërgim. Një organ që ka fizionominë e dëshiruar, organ që preokupohet tërësisht me çëshjen kombëtare dhe fatin e fëmijëve tanë në mërgim dhe,si e tillë është përqafuar nga intelektuali, poeti, gazetari, mësuesi, nxënësi, prindi e bashkathetari anekënd diasporës.Numri i parë i“Doruntinës“ u botua në shtator tëvitit 1996, në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur, të copëtuar e të mashtruar, e një populli të cilin e shtrënguan për të heshtur, për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë, të drejtë e të guximshme. Në të gjitha poret e jetës, prangat shtrëngonin e ngulfatnin jetën e një populli që po kërkonte fjalën e lirë, lirinë, jetën.

Atëkohë, pra më 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari që tanimë jeton në Gjermani, z.Ragip Ramaj, mori një nismë të guximshme, por edhe mjaft të vështirë, mori mbi supet e veta një detyrë me peshë kombëtare. Nukmund ta fsheh se që në numrin e parë kur e shfletova këtë revistë, krijova bindjen e fortë se kjo do t´u qëndrojë tallazeve të jetës, do të mbijetojë dhe kështu edhe ia doli. Ajo rrugëtoi, rrugëtoi shumë, hulumtoi dhe gjeti fëmijët shqiptarë në çdo skutë të Evropës, iftoi në shoqërim që së bashku të mësojnë gjuhë e histori shqiptare, traditë e kulturë kombëtare…..

Por asnjëherë nuk harroi t’ua përkujtojë atyre se të huaj janë në këto vende dhe se atdheu i tyre gjendet në themelet e Ilirisë. Sot jam aq shumë i gëzuar dhe imallëngjyar, kur arrita të shfletoi numrin e fundit tani me të“Doruntinës“, revistën më të mirë për fëmijë që kam shfletuar ndonjëherë, revistë me të cilën po kultivohet një kulturë rrënjësore dhe e pastër për fëmijë, për gjeneratat e reja, familjen, shoqërinë dhe kombin.

„Doruntina“ dhe shkollat shqipe në diasporë janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, por revista „Doruntina“ është më shumë se një mësuese për fëmijët tanë në mërgim. Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë shumë intelektualë, që këtë revistë e kanë quajtur, Abetare, lektyrë shkollore, histori, enciklopedi, dritare e hapur e atdheut etj,…por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh kurdoherë.

Duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm, se rritën e „Doruntinës“e kanë përcjellë shumë vështërsi, si mjetet e pamjaftueshme financiare për botimin e revistës,s ë paku njëherë në muaj dhe shpërndarja jo e mjaftueshme e saj, vështërsi që vazhdojnë ta përcjellin edhe sot. Padyshim ana tjetër pozitive nuk mund të lihet në harresë. Puna e mishëruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistën, materialet e zgjedhura, ashtu si kërkon shpirti i trazuar i fëmijëve në mërgim, që si duket artitekti i kësaj reviste e njeh fort mirë dhe e di se çfarë kërkojnë ata. Bashkëpunimi i shumë arsimtarëve, që kuptuan drejt misionine tyre kombëtar, prindër e intelektualë, u bënë hallka të forta, që po embanin të qëndroi deri më sot“Doruntina“. Revistës sonë kombëtare“Doruntina“, i uroj shënimin e përvjetorëve dhe veprimtarinë e saj të suksesshme,e ftojmë të shtegëtojë në rrugën e më tejme të diturisë, duke i dëshiruar një punë pa vështërsi e me suksese të reja. Apelojmë te lexuesit e sidomos te mësuesit tanë në diasporë, që ta përkrahin edhe më me forcë, në mënyrë që kjo revistë të kryej pa probleme misionin e saj kombëtar që ia ka shtruar vetes. Duke mbështetur këtë revistë, ne ndihmojmë çështjen tonë madhore, ndihmojmë fëmijët tanë që gjenden ballëpërballë me një epidemie të zezë, siç është asimilimi.

Nëse përkrahim“Doruntinën“, ne do të shpërblehemi, sepse po ndihmojmë ardhëmërinë e fëmijëve tanë të shkollave shqipe në diasporë, sepse“Doruntina“ është zëdhënësja më e fuqishme e fëmijëve tanë në mërgim, luftëtarja më e pakonpromis në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi.

Por,a po e bëjmë ne këtë?Them me dhimbejen më të madhe se nuk e bëmë seriozisht as në fillim dhe as sot.Viteve të 90-ta,ky burrë i shquar i kombit Ragip Rama,ashtu si Konstandini solli një abetare shqipe për fëmijët tanë në mërgim,duke e shpërnda cep më Cep të Evropës e më gjërë,aty ku ka fëmijë shqiptar të mërguar dhe shkolla shqipe.Po si e bëri këtë dhe përse e bëri?Athua për ndonjë interes material?Asesi,Ragip Rama ky atdhetar,veprimtar i devotshëm i kombit,i ndjekur nga vendlindja si shumë shqiptar tjerë nga okupatori sllav,u strehua në Hanover të Gjermanisë.

Ai nuk mundi të rri duarkryq,kohën kur pushtuesi angazhohej të na çfaroste dhe të na zhdukte përmes dy formave;zhdukëjes fizike dhe kulturore,që asnjëra nuk ishte më pak e rrezikshme se tjetra.Ragip Rama nuk do të mundej të mos i kundërvyhej pushtuesit përmes penës.Ai këte po e bënte si gazetar e shkrimtar,por po e mundonte edhe diçka tjetër:Po e mundonte në çdo qytet gjerman prania e fëmijëve shqiptar të cilët si shqiptar në mesvete po flisnin në gjuhën gjermane,në rrugë,në shkollë,besa disa edhe në familje.Nga kjo dhimbje Ragipi mori mbi për të e arrestuar sërish,arrinë të largohet nga Kosova dhe migron në Gjermani,ku jeton,vepron dhe krijon edhe sot.Që nga viti 1996,boton në Gjermani revistën për fëmijë në mërgim“DORUNTINA“,ku në kuadër të saj boton edhe vepra të krijuesve tanë në mërgim.Pas shumë lodhëjesh e mundimesh,Ragipi detyrohet të bëjnë kërkesë për mbështetje nga institucionet e shtetit tonë tani të pavarur.Në fund Ragipi institucioneve tona,iu thotë se do të kryaj gjitha punët reth revistës vet,vetëm mbështetjen materiale për botim ta mbështesin institucionet tona,vetësupe një barrë të rëndë,kjo nuk do të bëhej pa mund e sakrifica,pa hargjifëmijëme e humbëje kohe.Të gjitha këto i dinte Ragipi,por mori këtë nismë të shenjët.Në vitin 1996,ai nxori numrin e parë të Doruntinës,të cilin me mjete vetanake e shpërndau kudo në Evropë dhe botë,ku kishte shqiptar.Ragip Rama në mërgim punonte për të mbajtur familjen,por pas punës nuk kishte pushim,po ndante nga ndihmat e familjes mjete materiale,po ia kushtonte tërë kohën punës në një kompjutor,me gjitha forcat edhe intelektuale,për të bërë një revistë për fëmijë.Të gjithë ata që nxjerrin gazeta dhe revista,qoftë edhe për përfitime materiale,e dijnë se sa mund,përkushtim,përgjegjësi,para,bashkëpunëtorë,mjete don për të u botuar një gazetë apo revistë,të tjerët që nuk e kanë provuar ia dijnë më pak,apo nuk ia dijnë fare peshën dhe rëndësinë e saj.Po,Ragipi nuk kishte as mjete të nevojshme të punës,as të vetmin bashkëpunëtorë,as mjete materiale.Ragip Ramaj,kishte vetëm vullnetin për punë,dashurinë për fëmijët,shkollat e atdheun,po punonte err dhe terr një muaj të tërë,që në fund të çdo muaji fëmijët shqiptar të kenë revistën e tyre,në mërgimin e largët,ku fati i keq i kishte katandisur.Vitin e parë numrat e revistës i nxori krejt i vetëm,më pas aty këtu ndonjë bashkëpunëtor i ndihmonte me ndonjë shkrim,por puna dhe hargjimet materiale gjithnjë ishin dhe mbetën të Ragip Ramës.Por Ragipin nuk e ndali asnjë vështërsi.Ai fillimisht i vuri një çmim 1,60 euro,i cili brenda pesëmdhjetë vitesh shtoj rritëje vetëm dyzet cent,që tani një revistë e Doruntinës kushton vetëm 2euro.Këtë nuk e bëri Ragipi për ndonjë fitim material,por sa për të mundur të bëjnë shpërndarëjen e saj,e cila nëpër Europë kushton shtrenjët.

Fillimisht puna kalonte pa vështërsi të mëdha,shkollat bënin porositë,prindërit i paguanin ato pak të holla,kurse fëmijët kishin revistën e tyre në duar të veta.Doruntina ishte revistë e përpunuar me kujdes të veçant,e cila pregaditej për të kapur maturia e trurit të fëmijëve,si e tillë ajo ndihmonte procesin mësimor,kjo u konvenonte edhe mësuesëve,e dyta Ragipi si gazetar me përvojë,i cili vite të tëra atëbotë punoi gazetar i TVP,kishte huazuar teknikë ku në shkollat shqipe ku organizoheshin mësime,festa shkollore,kombëtare,kuize diturie,Ragipi bënte gjirime i transmetonte në emisione televizive dhe kështu afirmonte shkollat shqipe në mërgim,punën e mësuesëve dhe nxënësave tanë,dhe kjo u konvenonte gjithëve ngapak,kështu që Ragip Ramën e ngritën deri në re!Ragipi,pa Ragipi,rroftë Ragip Rama.Ne të cilët nuk dinim disa hile u duartrokisnim dhe brohoritnim të madhe rroftë.Kur Ragip Rama u lodh fizikisht e materialisht,për të mirën e shkollave shqipe dhe fëmijëve tanë,kur nuk po mundej të u përgjigjej ftesave ku lypsej gjirim kamerash,thirrja rroftë Ragip Ramaj pushoi.Kjo i ngjante këngës së çka po i thotë Dema Kadrisë,i cili sa pati çura pati dhe miq,por kur humbi mishi,humbi edhe miqësia,diçka e ngjajshme i ndodhi edhe Ragipit.Ajo Doruntina e mirë,e cila dikur ngritej në re,tani zuri të përflitej se ishte tepër e komplikuar,nuk ishte e natyrës për fëmijë,etj……………………

Interesante ishte se fëmijëve u pëlqente Doruntina,u mësuan të frymonin me te dhe u bë pjesë e pandashme e tyre,ata donin Doruntinen.Ragipi i urtër,i cili për këta fëmijë e kishte nisur këtë mision,po punonte pa zhurmë edhe kur nuk ia paguanin fare.Vit pas viti,Ragipi po lodhej më shumë,ai nuk e ndali tërësisht botimin e Doruntinës,por patjetër u detyrua të e rralloj.Çuditërisht filluan të ndihen zëra intelektualësh në mërgatë,zëra që po i drejtoheshin Ragip Ramës të lodhur:A edhe ti din të dorëzohesh?!Këta zëra lëtre që na habitën,po na shtyjnë të mendojmë shumë thell.Ragip Rama,nuk ishte,as nuk është njeri që kthehet mbrapa,as që dorëzohet.Ai tani ishte lodhur materialisht dhe fizikisht,nuk hiqte dorë nga Doruntina,por kërkoj mbështetjen tek arsimtarët.Përgjigjëja e tyre ishte shumë interesante!Ne do të nxjerrim një revistë tonën për fëmijët e shkollave tona!Sikur të ishte ashtu,nuk do ishte asgjë e keqe,do të gëzohej edhe Ragip Rama,po më e rëndësishme do ishte se fëmijët do të kishin revistën e tyre.Disa nga ne ishim të sigurtë se nuk gjindet një Ragip tjetër që punon natë e ditë për këtë qëllim,por mendonim se ata nismëtar që flisnin aq fuqishëm,do të mundnin të nxirrnin disa numra revistash,por ata kishin vetëm fjalë dhe nuk nisën kurrë asnjë tregim për fëmijë,lëre më revistë.

Të flasim pak për jetën dhe veprimtarinë e kryeredaktorit të revistës „Doruntina“,shkrimtarit,poetit dhe veprimtarit të kombit z.Ragip Rama

gipa

Ragip Rama u lind në vitin 1953 në fshatin Klinë e Poshtme të SKENDERAJT:Shkollën fillore e kreu në vendlindje,kurse pak para se të përfundonte shkollën e mesme në Skënderaj e largojnë nga bankat e gjimnazit për bindjet e veprimtaritë e tij,me që ishte arrestuar disaherë nga policia. I detyruar të lëshojnë Drenicën,u vendos në Prishtinë,ku kreu studimet për letërsi.Ka punuar gazetar në Programin për fëmijë të TVP-së.Pas demostratave të vitit 1981,e përfshinë vala e spastrimeve në TVP dhe për disa vjet i ndalohet puna e gazetarit në Televizionin e Prishtinës.

Me shkrime ka filluar të mirret si nxënës,duke bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë e Shkup.Ragip Rama është fitues i disa konkurseve letrare.

Deri më tani ka botuar:

  • Do ta blej një gjysh(Rilindja,1982)
  • Dy këmbë në një këpucë(Rilindja,1987)
  • Cicërrima të shqetësuara(Doruntina 1999,Gjermani)
  • Atdheun e kam në Zemër(Doruntina,Gjermani 2002)
  • Në maj të vitit 2003 ka botuar në botim të Doruntinës edhe këto përmbledhje:
  • Koridoret e Shpirtit(Poezi për të rritur)
  • Mollë e Kafshuar(Poezi për fëmijë)
  • Gjerdan Malli(Poezi për fëmijë)

Në vitin 1992,pas përpjekjeve që ishin bërë nga policia m e vetëm Doruntina të mos shuhet!Nga ata merr një“JO“,sepse sipas tyre ata do të nxjerrin një revistë për fëmijët tanë në mërgim!!Ata edhe mund të nxjerrin një revistë,po nga se kanë kushte,kanë para për botime për bashkëpunëtor,por nuk kanë eksperiencë të bëjnë një revistë të natyrës së Doruntinës.Të botosh një revistë për fëmijët tanë në mërgim,ate në Prishtinë në ulëset e buta,pa bashkëpunëtorë në teren,mund të hargjosh letër,të bësh foto të bukura,besa ata kanë mundësitë të bëjnë foto edhe me ngjyra,të shkruajnë fjalë të bukura,por asesi që joshin zemrën e fëmiut tanë në mërgim.Revista të modelit(URA/MOSTOVI) që i shohim në ekrane dhe faqe interneti,nuk u duhen fëmijëve tanë në mërgim.Fëmijët tanë në mërgim me dëshirë e mall,duan revistën e vendit ku frymojnë,ku janë aktiv,ku shkruhet për ta,për shkollat e tyre,vendlindjen,ku marrin njohuritë për kuize të cilat fëmijët tanë në mërgim i mbajnë çdo vit,revista që ndjek aktivitetin e tyre në shkolla,festa kombëtare,jo një revistë që botohet disa mijëra kilometra larg vendit ku frymojnë ata,e u servohet atyre.Fëmijët duan të ju kthehet revista e tyre e shpirtit“DORUNTINA“e cila ka ca muaj që nuk po bie në dorën e tyre,nuk po bie nga se xha Ragipi i dashur i tyre është lodhur fizikisht dhe materialisht,dhe nuk po mund të hapëroi sikur hapëronte më parë.Disa muaj ,kryeredaktori nuk pati kushte të nxjerr Doruntinen dhe lajmi mori dhenë:U shua Doruntina!Po kush e përhapi këtë lajm të keq?Kush tjetër pos nesh,ne që nuk e mbështetëm.Ne jemi,unë,ti,ai/ajo,Ne,ju,ata/ato,ne që jetojmë e veprojmë në mërgim.

Ne që nuk jemi në gjendje për fëmijët tanë të paguajmë një revistë mujore,pra 2 euro në muaj,çdo prind dhe revista nuk do vonohej asnjëherë.Athua nuk mundemi,apo nuk duam të paguajmë ato dy euro në muaj?Unë flas për sa di,dal,dëgjoj e shoh.Nuk ka mërgimtarë i yni që në ditë nuk hargjon me shokët së paku dhjetë euro në ditë në kafene,shumë prej tyre poaq cigare në ditë,besa disa me qindra i humbin fatkeqësisht nëpër Casino!!Kjo tregon se nuk kemi ardhur në gjendje të mos mund të paguajmë 2 euro në muaj,ani për kend,për më të shtrenjëtit,fëmijët tanë,dhuratat tona më të çmuara,që edhe të mos kishim mundësi do të duhej të i huazojmë diku!Të flasish kafeneve me rrahgjoksi për patriot,e të mos paguash një revistë në muaj për fëmiun,do të thotë nxirr ujë me shoshë.Patriot kurrën nuk mund të jetë ai që nuk bënë për familjen,fëmiun e vet,për shkollën,librin,revistën,flamurin,gjuhen,kombin,atdheun,të ndara njëra nga tjetra me rrahgjoksi ushqejnë patriotët me bateri.

Prandaj nuk di sa kam të drejtë,por më lejoni të shpreh edhe këtë mendim:

Prindi duhet të jetë i pregaditur të jetë vija e parë e mbrojtëjes së fëmiut të vet
Përkujdesja e prindit për fëmiun e vet në mërgatë kërkon një vigjilencë të skajshme e cila ndoshta do të duket ekstreme,por si do që të jetë është më mirë të sigurohesh sot-se sa të dëshprohesh nesër.Përgjegjësia kryesore për të mbrojtur fëmiun nga asimilimi,por mund të themi lirisht në perendim fëmiu duhet të mbrohet edhe nga abuzimi u takon prindërve e jo fëmijëve,më pas mësuesit apo edukatorit dhe krejt në fund intelektualit të rrethit,po që ai shprehë vullnet të mirë moral dhe kombëtarë.

Për këtë nevojiten stërvitje diturishë për prindin,sepse kush është i pa përvojë i beson çdo fjale,por kush është mendjehollë,i shqyrton hapat e tij.Interesohemi qfarë po bënë fëmiu ynë,me cilët shokë po shoqërohet,qfarë mësimesh bënë,të e dërgojmë në shkollën shqipe,të e ndihmojmë veqmas në mësimet shqip,të i propozojmë të bëjmë sheti me fëmiun,të hapemi në biseda me te,kjo sigurisht kushton mund,por i cili më vonë medomos do të shpërblehet.Duhet të hulumtojmë me qdo mund në gjetëjen e çelësit të edukimit të fëmiut tanë,ndryshe kemi humbur vitet në mërgim dhe kemi shkatrruar familje,nga pa aftësia jonë për ti dhënë njohuri fëmiut.Asimilimi dhe abuzimi janë dy mortaja të shëmtuara sot për fëmijët nëpër botë,pasojat e të cilave janë shkatrrimtareKjo dukuri është mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.Rolin në edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe intelektuali i rrethit këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të përgjegjësisë,në mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë atdheut ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj fëmiut,e bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka prirëje të orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj tij nukështë e rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është që komunikimi në mes fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por në gjuhën e vendit ku jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i prindit se me kend i shoqërohet fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu ynë të shpëtoj nga asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar unë,pra në Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e arsimit gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij në shkollën shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson historinë kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën shqiptare,etj……Prap disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.Në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani,por në gjitha vendet e Evropes shpërndahet një revistë mujore shumë e pasuruar me tema kombëtare,revista quhet“DORUNTINA“ dhe kushton vetëm 2Euro, të cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të tyre.Tani të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën shqipe,do të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është qesharake dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e vet,ai që nuk e shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në disa shoqata të Landit NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet letrare dhe kulturore.Përvoja ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flisnin rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe ishin më të suksesshëm edhe në shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë atdhetarë të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon drejt asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj,por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.

Kohën kur lajmi mori dhenë se Doruntina u shua,mu sikur rrapsodi kur këndon Idriz Seferin,se kërkonte manzerin me fishek,se nuk kishte vdekur,as s´do të vdiste,ashtu më bëri përshtypjen kryeredaktori i Doruntinës,z.Ragip Rama,i cili më mori në telefon dhe më tha:Këtë javë po fus në shtyp numrin e Doruntinës.Nuk është shuar Doruntina,as nuk do të shuhet,derisa të shuhem unë i cili sakrifikova 15 vite për të ua ofruar atdheun në zemër fëmijëve tanë në mërgim.E si të shuhej kjo revistë drite e mundi,si të i kthehej shpina këtij mundi?

Doruntina ishte Abetare,po ua mësonte shkrim leximin fëmijëve në mërgim,ishte libër leximi dhe gramatikë,po ua mësonte gjuhën e unisuar letrare fëmijëve tanë në mërgim,ishte gjeografi,po ua mësonte trevat e atdheut,fëmijëve në mërgim,ishte histori.po ua mësonte fëmijëve tanë në mërgim historinë e përvuajtur të shqiptarëve nga vitet 1912-1999,prej kur Serbia fashiste ndoqi,vrau,burgosi,masakroj,përdhunoj,shpërnguli shqiptare liridashes,gra ,fëmijë e pleq,gjatë kohës së okupimit të hekurt fashist shekullor.

Doruntina ishte edhe shkollë për fëmijët tanë të mërguar,mësues për ta,ishte ura që i lidhte me çdo cep të atdheut,ishte dhe e tillë duhet të mbetet.Kush po e pengon Doruntinën?Padyshim jo mësuesit,shumë nga mësuesit e duan Doruntinën,se ka gjëra të shenjëta në te,se ndihmon procesin mësimor,madje arsimtarët e duan edhe mikun e tyre Ragip Ramën.Nuk janë të pëlqimit as prindërit të u ndalojnë revisten fëmijëve të vet,por padyshim është një hallkë individësh që nuk lënë vend pa propaganduar teket e tyre,që kjo revistë e shenjët kombëtare të shuhet. Këtë qëllim të keq e fanatik nuk e duan nxënësit,nuk e duan mësimdhënësit e mirëfilltë,po as prindërit e mirëfilltë.Doruntina dhe Ragip Rama,në çdo shtëpi shqiptare kanë nga një mik,e keçja te ne është se thuaj në çdo shtëpi shqiptare ka nga tre zotër shtëpie,të ndarë në tri parti!!! Nuk ka rëndësi sa gazeta,sa revista për fëmijë e të rritur dalin në diasporat shqiptare,sa më shumë aq më mirë,por duam Doruntinën,qëndresen pesëmbëdhjetë vjeçare,këtë e thonë vet fëmijët tanë në mërgim.Në përfundim duhet të themi:Janë të pakët ata individ që erdhën nga shtypja në mërgim,ata që lindën e u rritën në mërgim,të cilët nuk e dijnë se Doruntina i mësoj për gjendëjen e shtypur në atdhe,i mësoj të ndjekin rrugën e edukimit,arsimimit e përparimit nëpër botë.por i mësoj të kthejnë kokën drejt vendlindjes,për të kuptuar rëndësin e saj,dashurinë për te,gatishmërinë për të punuar e vepruar për te,dhe për të u kthyar,vendosmërinë për të mbetur shqiptar krenar.Këto rrjedha i kanë trasuar rrugën Doruntinës,të cilën nuk do të duhej askush të e ndryshoj as pengoi,përkundrazi njëzëri të e mbështesim.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen