Ibrahim Rugovës

Arkivi | admin | 15.01.11 | 14:35

                             SIMBOLIKA E LËVIZJES SHQIPTARE
                                     -Ibrahim Rugovës-
Dr.Rugova
Ibrahim Rugova ishte simbolika e unitetit të popullit të Kosovës,për liri ,demokraci dhe pavarësi.Ishte ai i cili ia përkushtoi gjithë jetën lirisë dhe pavarësisë së popullit të Kosovës,si dhe demokratizimit shqipëtar në gjirin evropian dhe me miqësinë e përhershme me SHBA.Vizioni i dr.Rugovës,ishte një mision i vazhdueshëm me miqtë ndërkombëtarë,që kishte në rend të parë një plan paqësor të vendit dhe rajonit,dhe të largojë tmeret e regjimit të Beogradit,që ka ushtruar mbi popullatën shqiptare të Kosovës,dhe t’u jipej fund këtyre tmerëve njëherë e përgjithmonë.Presidenti Rugova e kishte shumë të vështirë rrugën e „misionit“ të tij,sepse me një popull të vogël dhe të shpërndarë në gjitha këndet e botës,të luftoi kundër një agresori të madh dhe të armatosur,por megjithatë nuk e ndali udhëtimin e tij deri në fund,deri në disfatën e e fundit të armikut shekullor.Presidenti Rugova e krijoi „Lëvizjen paqësore“në kohën kur Kosova ishte në valën më të egër të sulmëve të Beogradit,për të dominuar dhe shkatërruar kombin shqiptarë,si shumicë në Kosovë.Prandaj,pak dhe shumë,vetëm përmes së kësaj“ lëvizje paqësore“për liri,demokraci dhe pavarësi,mbroheshin të drejtat nacionale shqiptare, dhe vlerat njerëzore të një populli.Në ndërkohë,nëpërmes të kësaj lëvizje,u ndërtua edhe struktura shtetërore e Kosovës,përmes akteve madhore,siq ishin :Deklarata e Pavarësisë(korrik ‚90)Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator,90),si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës(shtator,91).Në vitin 1992,dr Rugova me tifozët e vet të lirisë dhe demokracisë në Kosovë,organizuan Zgjedhjet e para të lira presedenciale e parlamentare,me qëllim të funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës.Në vitin 1998,kjo lëvizje u forcue edhe më shumë,duke u afirmua edhe në arenën ndërkombëtare botërore,edhe pse shteti serb i armatosur e sulmoi pa mëshirë çdo lëvizje të këtij subjekti,duke shkaktuar masakra e shkatërrime masive ndërshqiptare.Dhe në saje të Bashkësisë Ndërkombëtare,e cila i doli në ndihmë dhe mbrojtëje popullatës kosovare,që në radhë të parë ishin SHBA-të,dhe BE,kur me ndërhyrjen e NATO-s,u ndërpre dhuna,masakrat,gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit shqiptarë të Kosovës,dhe Kosova u bë e lirë me 12 qershor 1999.Presidenti Rugova
 
 
,mbeti besnik opcionit të paqës dhe angazhohej për ndërhyrjen e forcave të NATO-s,si opcion i vetëm për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi që ushtronin forcat serbe.Kryengritja e armatosur  e filluar nga Komandanti legjendar Adem Jashari,e vazhdon më pasë nga Uçk-ja,vuajtjet e popullsisë civile ,viktimat e shumta të pa fajshme,deportacioni pothuaj i gjithë popullatës shqiptare nga trojet e veta,e detyruan intervenimin e NATO-s,dhe më këtë e përfunduan luftën,duke e larguar agresorin serb nga Kosova.Presidenti Rugova gjithnjë thonte se,Pamvarësia e Kosovës do ti shpejtonte proceset e mbrendshme demokratike e ekonomike, dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës,si edhe popullin e Kosovës.Dhe thonte se,ky vend së shpejti do të hynë në gjirin e familjes evropiane,aty ku e kishte vendin gjithmonë,sepse Kosova e sotme është Dardanija antike iliro-shqiptare,pra,Dardanija e Justinianit,vendi i një civilizimi modern evropian e përëndimor.Presidenti Rugova i ka disa vlera të veqanta origjinale në luftën paqësore,për çlirimin dhe të drejtat njerëzore të të gjithë popujve të robëruar.Ai idealizoi dhe organizoi krijimin e shtetit paralet –shtetin e Kosovës së lirë,mbrenda suazës së shtetit pushtues serb,dhe realizoi funksionimin e tij.Populli liridashës kosovarë e kuptoi udhëheqësin e vet,burrështetasin idealist e të vendosur,të cilin e ndoqën me vullnet dhe aderim të madh.Mbas shumë peripetishë dhe përpjekjesh,arriti ta bëjë të njohur qështjen e Kosovës në gjithë botën.Shumë vende të Evropës dhe botës demokratike,si dhe SHBA-të, e vlerësuan vepren e Rugovës,duke e mbështetë rrugën e tij paqësore,me çrast ka marrë edhe shumë çmime të ndryshme nga organizatat e ndryshme botërore.Ai e kishte parim,jo kryengritjen apo betejen luftarake,por rezistencën politike me filozofinë e paqës,duke e ruajtur substancën si qëndresë më e rëndësishme dhe më e favorshme.Presidenti Rugova ishte ai i cili i hapi dyert e paqës, si kundërpërgjigje e rezistencës,që vlerësohet si modeli më unikat në filozofinë e veprimit politik.Ai ka pasur gjithmonë qëndrim pozitiv për atë që ishte angazhuar ,për të ardhmën e Kosovës,si njeri besnik i popullit dhe atdheut të vet.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen