Fjala e lirë e Mërgimtarit

Diaspora | admin | 05.03.13 | 17:25

Nëse unë nuk jam i pari..,nuk do të jesh as ti,ai që po e pëngon zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës?!

Në mesin e shumë dukurive negative që pas luftës po ´´ lulëzojnë´´ në Kosovë, e të cilat po e pengojnë zhvillimin ekonomik, politikë, shoqëror, industrial, juridik dhe ndertimin e shtetit të Kosovës, vend të rëndësishëm zë ndjenja e bajraktarizmit, e cila ka zë të lëshojë rrënjë të thella në ndërgjegjën e shqiptarit ( kupëtohet jo tek të gjithë) tek liderët e qeveritarët tanë. Bajraktarizmi është një dukuri shumë e rrezikshme e cila ndikonë drejtpërsëdrejti edhe në zhvillimin e shoqërisë dhe demokratizimin e sajë. Ndjenja e bajraktarizmit duhet të luftohet nga të gjithë ne; duke filluar nga mjetet e informimit: shtypi, televizioni, radio, dhe më së tepërmi nga ligji. Bajraktarizmi na ka penguar të gjithëve, por disa nuk kanë patur guxim ta sulmojnë hapur atë. Ndjenja e bajraktarizmit është manifestuar ne të gjitha periudhat e historisë sonë, por ku më shumë e ku më pakë. Është tragjike se dukuria e bajraktarizmit ka filluar të lëshojë rrënjë viteve të fundit edhe në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare, ne momentet vendimtare ku po vendoset fati i popullit tonë. Derisa bajraktaristët, karieristët, demagogët, shtyhen me bërryla për të zënë ´´poste´´ dhe nuk merren vesh në mes vete, në anën tjetër po krijohet një hapsirë për të vepruar armiku dhe ´´lulëzuar´´ dukuritë negative. Jemi dëshimtarë të gjithë, se pasë çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe janë likuiduar kokat më të afta. Xhemail Mustafa, Tahir Zemaj, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, etj, të gjitha këto vrasje janë kryer nga; bajraktaristët, karieristët, majtistët, nanoistët, etj, për ti realizuar qëllimet e tyre të errëta bajraktariste, karieriste e miskine, ata nuk zgjedhin mjete. Nanoistët, kriminelët, bajraktaristët, karieristët, dhe shumë e shumë online casino simpatizantë të vijës enveriste dhe SHIK-ut, i kanë mobilizuar të gjitha forcat e tyre fizike mendore dhe materiale ( të vjedhura nga djersa e popullit) për t‘i realzuar qëllimet e tyre bajraktariste. Çka është më tragjike për ne; bajraktarizmi, karierizmi, familjarizmi, jo profesionalizmi e dreçi e i biri.., po lëshojnë rrënjë edhe ne disa media tona. Siq është RTK-ja. Udhëjeqësit e shumë programeve të RTK-së, në vend se ti prezentojnë teleshikuesëve të tyre , njerëz të aftë, intelektualë të denjë, shkrimtarë, mjekë, letrarë, ingjinjerë, këngëtarë të shquar, etj, etj, ata i servojnë teleshikuesit njëri- tjetërin, pra kolegët e punës. Prandaj është detyrë e imediate RTK-ës, që sa më parë t‘ua ndalë hovin dukurive të tilla negative. Kërkohet nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, nga gazetarët, nga shkrimtarët, poetët, redaktorët e radios dhe të televizionit që sa më parë t‘i luftojnë dukuritë negative-pra edhe bajraktarizmin, sepse vetëm duke i luftuar ato ne ecim me hapa të shpejtë drejtë demokracisë dhe lirisë së fjalës. Gjatë tërë historisë sonë janë bërë orvatje titanike për ta studjuar shkakun e lindjes së bajraktarizmit. Disa mendojnë se :

1. Bajraktarizmi është një dukuri gjenetike, pra ajo bartet – trashigohet me anën e gjeneve apo paraardhësit.

2. Pjesa më e madhe e analistëve kanë nxjerrë si përfundim se:
Ndjenja e bajraktarizmit na është imponuar nga pushtuesit-armiku. Prandaj edhe unë dëshiroj që kjo e dyta të jetë e saktë, duke u nisur nga motoja se çka ngjitet edhe hiqet,, pra me hekjen e armikut do ta hekim edhe bajraktarizmin dhe shumë dukuri tjera negative , të cilat jo që i dëmtojnë proceset demokratike, po pengojnë zhvillimin e përgjithshëm të vendit të demokracisë dhe ate të Bshkimit Kombëtarë. Mirpo, siq po shihet kjo dukuri e shëmtuar ka lëshuar rrënjë edhe tek ne , prandaj për ta evituar këtë dukur i- bajraktarizmin, kërkohet angazhim konkretë nga të gjithë ne dhe nga të gjitha anët , duke filluar edhe nga ligji. Është befasi se shumë njerëz e në mesin e tyre ka edhe te tillë që mbajnë poste të larta shtetërore (akoma edhe sot përdorin bajraktarizmin për qëllime te tyre personale, familjare, grupore, partiake, etj). Grupi i majtistëve siq po shihet është më ngusht i lidhur me bajraktarizmin , ata janë në gjendje me dhanë edhe jetën për ta mbrojtur bajraktarizmin. Ata-majtistët duke u nisur nga maksima se; nëse nuk jam unë i pari, nuk do të jesh as ti…, dhe çdo herë thonë se vetëm mendimi i tyre është i drejtë dhe vetëm ata duhet dëgjuar. Kur themi se kjo dukuri negative tek shqiptarët ka lëshuar rrënjë në mendjen dhe shpirtin e majtistëve , këtë e ilustrojmë: Sa e sa apele janë bërë nga populli ynë , por edhe nga të tjerët, që e majta në Shqipëri të hyjë në Parrlament, sa e sa thirrje janë bërë kreut tonë politikë që sa më parë ta zgjidhë çështjen e Mitrovicës, ata akoma heshtin, heshtin…, dhe vetëm heshtin, për ti mbrojtur karriket e tyre. Majtistët çdo herë dhe në çdo kohë duhet të jenë pehlivanë. Pehlivanët nuk mund të pajtohen që dikush tjetër të jetë i pari. Pastaj; ata po thonë: Ne e kemi çliruar Kosovën…, pra edhe ne duhet ta udhëheqim ? ! Unë mendoj se sikur ne unanimishtë ti dënonim dhe luftonim dukurit negative, e në vend të tyre ti vëmë në përdorim metodat demokratike, shumë më shpejtë do t‘a ndertojmë, forcojmë e pasurojmë vendin-shtetin tonë, dhe do të inkuadroheshim në mesin e shoqërive më progresive në Europë e Botë.

Weingarten-Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen