Gazeta kombëtare“Bota Sot“, e theu errësirën që e kishte kapluar mërgatën tonë

Analiza & Komente | admin | 06.03.13 | 15:03

Gazeta kombëtare“Bota Sot“, e theu errësirën që e kishte kapluar mërgatën tonë. Veprimtari i pa epur i çështjes sonë kombëtare z. Xhevdet MAZREKAJ, i takon gjeneratës së re të “RILINDASËVE“ në diasporë. Disa atdhetarë të flaktë të çështjesë sonë kombëtare, duke e ditur rëndësin e shtypit e librit me sakrifica të mëdha ( nxorrën gazeta e revista , shtypën libëra. Të dyja , pra si shtypi ( ditor, javor apo mujor) por edhe librat që po i botojnë akoma edhe sot mërgimtarët tanë kishin, e kanë edhe sot një qëllim finalë, pra informimin e mërgimtarëve tanë me gjërat të cilat po ndodhin në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Europë e Botë. Në mesin e mërgimtarëve tanë ndodhet atdhetari, arsimdashësi, punëtori i paepur i çështjes sonë kombëtare z. Xhevdet MAZREKAJ, i cili i përkrahur edhe nga disa intelektualë, aktivistë, gazetarë.., arriti ta nxjerrë gazetën ditore“Bota sot“ dhe ti informojë mërgimtarët por edhe shtetet apo institucionet relevante europiane dhe botërore për dhunën, largimet nga puna, helmimet e nxënëseve, mbylljen e shkollave shqipe, fabrikave, uzinave, minierave, largimin e shqipëtarëve nga puna.., të gjitha këto i bëri armiku i ynë shekullor vetëm e vetëm për t’i zhdukur shqipëtarët nga trojet e veta DemBaba Dem.

Libri , shtypi dhe shkolla kanë një rëndësi të madhe gjatë të gjitha kohërave pra edhe sot, të tria këto në mbrendin e tyre kanë një pasuri të çmueshme për zgjërimin e njohurive tek njerëzit por edhe njohjen e njeriut me të gjitha ngjarjet që zhvillohen gjatë kohës. Në mbrendin e librit dhe të shtypit (qoftë ai ditor, javor apo mujor) ruhen vlerat të karaktereve të ndryshme; historike, gjuhësore arsimore, edukative, kulturore, shoqërore, ekonomike …, etj . Sot shtrohet pyetja ? Sa realizohet kjo në Diasporë ? Lirisht mund të themi se shtypi tani lexohet më shumë se sa libri në diasporë, mirëpo sa i përket numrit të lexuesëve të shtypit dhe librit numri i tyre po bie në diasporë. Tani, pas ardhjes së kompjuterit – internetit .., shtypi, edhe më pak lexohet në diasporë. Viteve të fundit numri i librave dhe i shkollave plotsuese shqipe në diasporë. për çdo ditë po shtohet , ndersa numri i lexuesëve të librit po bie për çdo ditë në diasporë. E njejta gjë ndodhë edhe me shtypin tonë ditorë, javor apo mujor. Një dukuri e shëmtuar që po ndodhë në diasporë është setek gjeneratat e reja çdo ditë e më tepër po bie numri i lexuesëve të shtypit dhe librit. Në mesin e atyre që nuk e lexojnë shtypin , librin,dhe që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe për fatë të keqë ka edhe arsimtarë, profesorë, intelektualë dhe njerëz të profileve të ndryshme. Edhe përkundër këtyre dukurive negative që po e përcjellin shtypin, librin dhe shkollën shqipe adhurues të apasionuar të librit, shtypit dhe shkollës shqipe po e mbajnë gjallë shtypin në mërgim. Disa atdhetarë të flaktë të çështjesë sonë kombëtare, duke e ditur rëndësin e shtypit dhe librit me sakrifica të mëdha ( shtypën apo nxorrën gazeta) botuan e po botojnë edhe sot gazeta e revista të ndryshme të cilat kishin, e kanë edhe sot një qëllim finalë, pra informimin e mërgimtarëve tanë me gjërat të cilat po ndodhin në Kosovë, trojete tnike shqipëtare, Maqedoni, Mal të Zi, Europë e Botë.

Gazeta kombëtare“Bota sot“ e theu errësirën e cila e kishte kapluar mërgatën tonë. Duke e ditur z. Xhevdet MAZREKAJ, rëndësin e shtypit nxorri gazetën kombëtare ditore “ Bota Sot“, e cila u pritë me gëzim të madhë nga mëgimtarët tanë në diasporë. Në Kosovë, regjimi serbo-çetnikë, i kishte mbyllur të gjitha radiot, televizionin, shtypin dhe shkollat . Pra armiku kishte krijuar një kaos dhe populli jetonte në një gjendje shumë të vështirë materiale, ekonomike dhe politike, ku dhuna, presioni, burgasjet, dënimet drakonike etj. s’kishin të ndalur. Atdhetari e tani editori i Gazetës Kombëtare “ Bota sot “, z. Xhevedet Mazrekaj, që nga fillimi i punës së kësaj“dritare“ informative ;“BOTA SOT“e deri më sot ka luajtur e po luan akoma një rol të rëndësishëm si në organizimin e aksioneve, unitetin e mërgatës sonë, në mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë nga asimilimi si dhe shtimin e dashurisë ndaj atdheut etj. Pra. ne grupin e mësuesëve të parë të cilët arritën në Gjermani, bëjnë pjesë një numër i madhë i mësuesëve, por ne do i cekim emërat e disave prej tyre: Mësuesi i parë që arriti në vitin 1977-78 ,në Albschtad të Gjermanisë ishte pishtari Sylejman Aliçkaj, Lekë Preçi, Hamës Halabaku, Sami Thaqi, Sejdi Gashi, Frrok Kristaj, Qemajl Kryeziu, Rifat Hamiti,etj. Mësuesitë ishin nismëtarë të të gjitha aksioneve duke filluar nga ato; arsimore, humanitare, materiale, kulturore, artistike, kombëtare , thënë shkurtë ; ishin kudo ku e kërkonte nevoja dhe vendi. Mirëpo, duhet cekur edhe këtë se këta mësuesë ishin krahu i djathtë i mërgimtarëve tanë të cilët kishin emigruar gjatë viteve të 1973-74 në Gjermani, përmes organeve kompetente të ish .Jugosllavisë . Arsimtarët të cilët vite më parë i kishte dërguar Ministria e Jashtëme e ish. JUgosllavisë në bashkëpunim me Ministrinë e ARësimit të Kosovës dërguan në Gjermani disa mësues për hapjen e shkollës plotesuese shqipe për ti mbrojtur fëmijët nga asimilimi. Mirëpo, viteve të fundit duke filluar nga 1998-99, e deri me çlirimin e Kosovës nga fallanga serbe, numri i nxënësëve rritej, prandaj arsimtarët, aktivistët dhe arsimdashësit i mobilizuan të gjitha forcat e tyre mendore, intelektuale dhe materiale dhe hapën shumë shkolla plotësuese shqipe në Gjermani, për mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë nga asimilimi, ruajtjen e gjuhës, historisë, kulturës, traditave tona, etj. Gjatë asaj kohe kontribut të madhë dhanë një pjesë e intelektualëve të profileve të ndryshme, të cilët të ndjekur nga armiku serbo-çetnik u larguan nga Kosova. Këta mësuesë apo ndryshe mund ti qujamë pishtarë të atrësimit në diasporë-Gjermani ,ishin nismëtarë të të gjitha aksioneve që organizonte diaspora shqipëtare në Gjermani. Duke filluar nga protestat,demostratat, aksionet humanitare, materiale, kulturore, artistike, kombëtare , thënë shkurtë ; kudo ku e kërkonte nevoja dhe vendi. Me acarimin e gjendjes dhe mbylljen e shkollave shqipe në Kosovë, arsimtarët shqipëtarë në diasporë – Gjermani, morrën vendim që mos ta njohin shtetin e Serbisë, prandaj pasë konsultimeve te bëra në mes vete, arsimtarët tanë në Gjermani, unanimishtë ishin për ndarjen e shkollës plotesuese shqipe nga tutela serbo çetnike. Në vitin 1990 formohet KASH-rë në Gjermani, i pagëzur me emrin “Naim FRASHËRI“ . Kryetar i parë i KASH-rë në Gjermani ishte zgjedhur z. Rifat Hamiti, si kryetar i KASH-rë „Naim Frashëri“ në Gjermani. Shkolla Shqipe në mërgim tani e tutje do të punojë me planprograme të reja shkollore të Republikës së Kosovës, sepse ato të mëparshmet ishin te mbushura me sllavizëm. Mirëpo, duhet cekur se këta mësuesë ishin krahu i djathtë i mërgimtarëve të cilët kishin emigruar viteve të 73-74 në Gjermani, (përmes entit të punësimit apo inkuadrimit) të organeve kompetente të ish jugosllavisë. Ndersa grupi i dytë i arsimtarëve që erdhi që nga vitet 1987,88, 89,90, për ti shpëtuar dhunës, burgosjeve, dhe dënimeve drakonike që ua shqipëtonte regjimi kriminel serbë, me lotë në sy u detyruan ta lëshojnë vendlindjen dhe të emigrojnë në Gjermani, Zvicër etj . Mirëpo këta atdhetarë, arsimtarë, profesorë kuadro të profileve të ndryshme duke i ditur rëndësin që ka arsimimi i gjeneratave të reja, dhe pasojat e asimilimit, i mobilizuan të gjitha forcat e tyre mendore, materiale, intelektuale, kohore për hapjen e shkollave plotësuese shqipe në diasporë por ata përkundër punëve të rënda që kryenin , nuk hezituan ta ndihmojnë shkollën plotësuese shqipe në Gjermani. Këta arsimtarë, profesorë e intelelktualë të profileve të ndryshme jo që e mbajtën gjallë shkollën plotësuese shqipe në diasporë por fëmijëve të mërgimtarëve tanë ua shtuan dashurinë ndaj Atdheut, ku disa fëmijë, vite te  tëra nuk e vizituan Kosovën. Në anën tjetër një pjesë e madhe e intelektualëve bënë përpjekje titanike për nxjerjen e gazetave dhe revistave të ndryshme. Në mesin e atyre atdhetarëve dhe intelektualëve do i cekim disa prej tyre. Atdhetari dhe aktivisti i dalluar i çështjes kombëtare, humanisti dhe vizionari Xhevdet MAZREKAJ. Pastaj duhet cekur edhe z. gazetarin dhe botuesin e gazetës“Republika“ të Sali Kabashit. Portali Informativ “ Rrezore. Com“ , me hapa të sigurtë po marshon drejtë sukseseve.
Pastaj intelektuali, gazetari i RTP-ës tani i RTK-ës z. Ragip Ramaj, nxorri revistën për fëmijë titulluar “ DORUNTINA “. Aktivisti e gazetari i Gazetës Këmbëtare“ BOTA SOT“, z. Miftar DRAGIDELLA – HALILI, s’bashku me profesorin, intelektualin dhe poetin Neki LULAJ , nxorrën gazëtën “ KOSOVA“. Pastaj, i burgosuri politikë i grupit “ ALBANIKOS“ profesori Isa DËRMAKU, në Zvicërr nxorri revistën mujore “ SPEKTRI “ . Pastaj Agim Mala, nxjerë gazetën javore “ JAVA“ dhe “ ZËRI DITOR “ , Veton SURROI, në fillim nxorri gazetën “ KOHA“ Përkundër të gjitha këtyre masave represive që ushtronte regjimi serbo-çetnik, adhuruesit e librit dhe lexuesit e shtypit arritën ta mbajnë gjallë dhe të frymojë libri e shtypi edhe në diasporë. Ardhja e disa intelektualëve sikur i dha forcë energji dhe vullnetë mërgatës sonë. Po këta intelektualë, këta arsimdashës, këta humanistë, tani ishin kyqur në të gjitha aktivitetet; kulturore, humanitare, materiale e kombëtare vetëm për ti ndihmuar atdheut.

Të shkruash për sukseset e Shkollës Plotësuese Shqipe në Gjermani e mos ti shënosh 2 apo 3 fjalë për nënën, bashkëshorten, mësuesen, pedagogen, humanisten, aksionisten dhe z. Hatixhe Ramadani do të bëshë një gabim të madhë. Mësuesja Hatixhe Ramadani e lindur ne fshatin Muhoc, Komuna e Bujanocit. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin ne Ternoc , Komuna e Bujanocit, ndersa Fakultetin Filozofik, dega e Pedagogjise në Univerzitetin e Prishtinës . Ajo sikur hezitonte që ne ti shkruanim ca vargje për te, dhe me një zë melankolik më drejtohet mua .., shok gazetarë: Unë s’kam bërë asgjë.., të tjerët kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës. Karieren e filloi ne shtator të vitit 1979 si profesoreshë në shkollen e mesme te Mjeksisë në Prishtinë. Shumë vite punoi si mësuese në fshatin Bardhosh, (ish. Jugovic) dhe shkollën fillore“ Nazim Gafurri“në Prishtinë. Derisa ajo më rrëfente për biografin e saj , e cila ishte me plot sfida dhe sakrifica (sepse bashkëshorti i saj veprimtari, humanisti, intelektuali, defektologu z.Tefik Ramadani, i burgosur politik ishte bashkëshorti i z. Hatighe Ramadani, familja e saj hoqi të zitë e ullirit dhe kurrë nuk kaluam një jetë të mirë, sepse vizitat e përgjimet e ish sigurimit Jugosllavë s’kishin të ndalur. Duke e parë se familja jonë nuk do gjejë qetësi, Bashkëshorti i z.Hatigje z. Tefik Ramadani, ( i burgosur politik) kishte vendosur të emigrojmë – në Gjermani., dhe pasë sakrificave të shumëta arriti në Gjermani. Pas nji viti, së bashku me fëmijët u detyruam të emigrojmë në Gjermani, pra t’i bashkohemi bashkshortit. Momenti më i vështirë për mua ishte kur unë u ndava nga nxënësit të cilët i doja si sytë e ballit , sepse profesionin e mësueses e kam dashurë shumë, ajo ishte ëndërra ime e kahmotshme , dhe gjithënji shpresoja se një ditë do të bëhem edhe unë si Afërdita në fshat“ e Sterjo Spases, këto mendime shpresa më jepnin forcë, energji, vulnetë dhe guxim, përkushtim për ti edukuar nxënësit sepse prej tyre varej ardhmëria e kombit tonë. Ne vitin 1994-95, me iniciativen e Këshillit të prindërve, fillova ta ushtrojë detyrën e mësueses pranë shkollës plotësuese shqipe ne Mannheim. Ne fillim hasa në vështirësi, se ky ishte mësim specifik, ku unë punoj me nxënës të moshave të ndryshme , të gjithë në një klasë. Dhe këtë punë e bëja e bëjë edhe sot me shumë kënaqësi. Kam punuar ne Heidelberg, Wiesloch dhe Weinheim. Përpos organizimit të procesit mësimor, ne shkollë mësuesja Hatigje me nxënës , ka zhvilluar edhe aktivitete te lira jashtë mësimore ne kuadër të këtyre aktiviteteve funksionojnë edhe grupi i reecituesve, i valltarëve, sportistëve dhe kori i shkollës. Kjo mësuese, kjo pedagoge, kjo intelektuale falë angazhimit të saj morri pjesë ne të gjitha KUIZET E DITURISË , që u mbajtën në Gjermani. Ne do i cekim edhe disa suksese të mësueses Hatixhe. Në Hamburg nxënësit e mësueses Hatixhe Ramadani, zunë vendin e parë. Ne Hanover të dytin, ne Osnabrik të tretin, po ashtu edhe me punime letrare dhe recitime. Kjo mësuese kjo edukatore kjo humaniste, ka bashkëpunim të mirë me Shoqatën “ DARDANIA“ në Mannheim, ku të gjitha festat tona kombëtare; Duke filluar nga ajo; e flamurit apo shtetërore i organozojnë së bashku. Shkolla ku punonë mësuesja Hatixhe, shumë herë është prezentuar me program kulturo-artistik para publikut shqipëtarë por edhe gjatë manifestime , apo festave të shtetit gjermanë. Shumë herë kjo mësuese për punën dhe sukseset e shkollës plotësuese shqipe, është shpërblyer me mirënjohje dhe falenderime si pë bashkëpunim me palën gjermane ponjashtu edhe për sukseset e saj me nxënës. Per te gjitha keto duhet ti faleminderoj prinderit, posaqërisht i faleminderoj nënat qe jane shume të kujdesshme ne sjelljen e fëmijeve ne shkollen shqipe per kontributin e dhëne, sepse çdo herë më kanë përkrahur ne çdo kohë dhe çdo situatë. Shkolla shqipe ne Mannheim tani ka krijuar tradite. Unë asnjëher nuk lodhem me këte punë, edhe pse ne kushte të vështira punoj (me një pagese simbolike), unë kam vendosur që karieren time ta përfundoj aty ku e kam filluar, ne profesionin e shenjët të mësuesisë. Të gjithë kolegeve ju deshiroj pune te mbare ne procesin edukativo-mesimor.Ndersa Gazetës kombëtare“Bota sot“,suksese në punën e saj. Falë veprimtarit, intelektualit, defektologut, të burgosurit politik, kryetarit të Fondit të 3 %-shit, për republikën e Badenwürttembergut ,z. Tefik Ramadani , falë punës së pandërprerë me palën gjermane , arriti që Ministria e Kulturës në Republikën e Badenwürtembergut në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin shqipëtarë dhe personelin konsular të participoj pak mjete materiale për mësuesë. Nxënësit e mësueses Hatixhe posë sukseseve në procesin edukativo arsimor, ku ishin fitues të garave “Kuizi i diturisë“ , suksese kanë arritur edhe prezentimin e kulturës shqipëtare në manifestimet gjermane, gara sportive dhe muzikë. Inkuadrimi apo themi hyrja e arsimtarëve në parti, apo Qeveri, ndikoi negativishtë tek fëmijët e prindërve ( Kemi shumë raste ku prindërit nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë ..,sepse mësuesi është i LDK-së apo I PDK-së, etj . Do ishte e rrugës që asnjëri prej arsimtarëve mos të jetë i kyçur në parti, shoqata, klube, etj. Pra tani Gazeta Kombëtare“Bota sot“ ishte miku më i mirë , si për informimin e mërgimtarëve tanë me gjendjen në Kosovë dhe trojet etnike e diasporë, ponjashtu edhe në kryerjen e aksioneve: Kombëtare, humanitare, kulturore, arsimore, sportive, etj. Rol kyqë në suksesin e nxënësëve të mijë shtonë zonja,mësuesja dhe veprimtarja, Hatixhe Ramadani, tek nxënësit e mijë ka luajtur edhe gazeta kombëtare“ Bota SOT“.

Një rrugë të tillë tani po e ndjek edhe portali informativ RREZORE, e cila me hapa të shpejtë dhe të sigurtë po marëshon drejtë sukseseve. Edhe ne i dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në punën saj kambëtare. Njiherit e autori i shjkrimit e përshëndes përzemërsishtë editorin e Portalit Informativ “ Rrezore.Com“, dhe editorin, Zef Prenka.

rrezore

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen