Urime 8 Marsi – Dita e Gruas

Analiza & Komente | Zef Prenka | 08.03.13 | 19:18

Xehrore Ari je ti nënë

Nënë!..Me uraten tende u zgjova sot në mengjes
Si fëmije i mire,e mbaj,e ruaj dhe përdorë me kujdes
“Të dish shumë se cka të duhet,e që mund të bëhet,
por dhe atë që mundesh,por që ta bësh s’duhet!..”
Ishin fjalët tua, që mi the para nisjes
Unë i perdorë si psalme të mirësjelljes.

Gjurmëve tua edhe zvarr do tërhiqem
Me vëmendje të përqendruar,pa hamendjësime
Do lë dhe unë shenjë gjurme,si detyrime
Duke mposhtur frikën dhe neverin time.

Ujvarat e medha të dashurisë
Xehroren e arit të pashtershëm,
Punishtet lloj-lloj ngjyrash të ylberta
Dhuratë i kam nga TI,
T’i përcjellë tek fëmijet e mi.

Kujdesesh dhe vë në vend gjërat e shenjëta
Mediton në heshtje,përthan plagët e brishta,
Qiellin e errët e kthen në kënge për himne,
Kthen në ndritshmëri të ngrohtë, retë e përzime.

Që lirishta të mbetet e pashkelur dhe e fortë
U përballe me stuhit,plagët dhe goditjet në trup.
Nuk qëndrove e palosur të bisedoje me hënë,
Por u rreke me fortunat që goditën në cdo kënd .

Kupën madheshtore të gjakut të kulluar
E mbulon me trupin tënd me hire plot
Me fucinë e këngës,thërret, dhe zotërat në tokë.

Zoti dhe Krishti!… Zbret përmes teje mes nesh
Jep bekimin ,uraten,shkëlqimin e vet.
Te falem o Zot!Per keto caste gezimi të parrëfyeshme
Që heshturazi u futën në zemren time shërbyese.

Ah,moj NËNË!…
Në shpirtin tim e këtu në largësi e tretur
Qeli një lule e kuqe nga gjaku që me ka mbetur
Nga mbrendia e shpirtit ka rrënjë dhe të kuqën ngjyrë
Vjen tek ti nënë,me urimin më të mirë…

193

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen