7 Marsi – Dita e mësuesit

Diaspora | Zef Prenka | 07.03.13 | 19:10

Në çdo 7 mars me krenari kujtojmë

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.

Ata na lan trashëgim një veprimtari shumë fisnike e shembullore, mjeshtërinë e mësuesëve, personazhe e të cilit do ta kujtojmë për herë me respekt e dashuri dhe me të cilat do të krenohemi për gjithmonë .
Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Edukimi i njerëzve është misioni më i shenjtë por gjithashtu dhe më i vështirë në jetë.Përveç se të japin një shembull të mirë personal, mësuesit duhet të jenë mjaft të duruar për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ata duhet t’i njohin mirë dhe te nxënësit t’i drejtojnë intelektet, zemrat, shpirtrat dhe ndjenjat e tyre. Rruga më e mirë për t’i edukuar njerëzit është të tregosh një lidhje të veçantë me çdo individ, jo duke harruar që çdo individ është një „botë“ e ndryshme.Shkolla i përgatit nxënësit që të mund të lexojnë, mendojnë dhe flasin si brenda, ashtu dhe jashtë saj. Për këtë arsye, ndonëse duket sikur ka zënë vetëm një pjesë të jetës, në të vërtetë shkolla dominon të gjitha kohët dhe ngjarjet.Shkolla jonë ka kaluar nëpër shumë sakrifica të mëdha por me njerëz të shejtë ia ka dalur të hapëroi përkundër gjitha pengesave,nuk i ndali as një çmim këta pishtar që të shpërndanin dritën e diturisë jo vetëm në trevat shqiptare,por edhe gjithandej diasporave shqiptare ,ku pushtuesit tanë i kishin përndjekur dhe shpërnda fëmijët tanë si zogj të trembur.

Në këtë ditë të shkëndijave të dritës,ne po flasim pak fjalë për shëmbëlltyrën e mësuesit të madh i cili kreu misionin e tij të shejtë në shpërndarëjen e diturisë nëpër brezat tonë në Kosovë e diasporë plot gjysmë shekulli.
SEJDI GASHI

Sejdi Gashi,ky emër i njohur si veprimtarë i shquar i kombit dhe arsimit tani është i njohur në hapësirën shqiptare dhe diasporë,

Mësuesi Sejdi rrezatoi urtësi, dritë, dituri, humanizëm klasë, në takime, në tribuna, në kuvende , ishte i matur, i kursyer në fjalë, i mprehtë,

me shikim shigjetues, punëtor i palodhshëm dhe së bashku me një plejadë mësuesish të tjerë mbollën farën e arsimit shqip nëpër disa mjedise të trevave shqiptare në Kosovë e diasporë. Dhe ajo farë mbiu, çeli lule, lulet lidhën kokrra që

dhanë frytet e pritura.

Sejdi Gashi u lind në vitin 1947 në Peran të Besianës-Kosovë.Shkollën fillore,atë Normale dhe Shkollën e Lartë i mbaroi në Prishtinë,kurse Institutin e Gëtes për gjuhë gjermane si gjuhë e dytë në Frankfurt të Gjermanisë.

Punoi në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave në Keqekollë dhe Prapashticë të Gallapit si dhe në Magurë të Lipjanit.Gjatë asaj kohe u dallua me punën edukativo-arsimore me nxënës,me aktivitete të lira jashtëmësimore

dha kontribut në aktivitete atdhetare,shoqërore,kulturore dhe sportive.I emëruar nga organet arsimore të Kosovës që nga viti 1989 punoi në Shkollat shqipe të Mësimit Plotësues në qytetet Gelsenkirchen,Münster,Bocholt,

Dorsten,Herten,Varendorf eReclinghausen të Landit Vestfalia Veriore(NRW)të Gjermanisë.Edhe në Gjermani Sejdi Gashi vazhdoi punën me përkushtim të madh në arsimimin dhe edukimin e nxënësve mërgimtarë.

Është nga themeluesit e parë të KASH”Naim Frashëri” në Gjermani,institucion profesional i mësuesëve shqiptarë në Gjermani i cili nga viti 1990 organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Sejdi Gashi është bashkautor i teksteve shkollore për mësimin plotësues:

  1. Abetare për fillestarë në mërgim(1996)
  2. Plotësori i Abetares (2000)
  3. Leximi 3/4(2000)
  4. Fletore pune për leximi im 3/4(2000)
  5. Monografi:Qëndresa(1996)
  6. Monografi:Shkolla Shqipe në Gjermani(2000)
  7. Monografi:Komuniteti Shqiptar në Gelsenkirchen-Gjermani(“2011)

Mësuesi Sejdi Gashi më 12 shkurt të këtij viti u pensionua.Ai na la trashëgim një veprimtari shumë fisnike e shembullore, mjeshtërinë e mësuesit, personazhin e të cilit do ta kujtojmë për herë me respekt e dashur dhe me të cilin do të krenohemi për gjithmonë (prore).Jam shumë i sigurtë se mësuesi Sejdi Gashi

kontributin e tij nuk do të e le për asnjë çast,ai do të na prijë edhe në shumë aktivitete dhe ne krenar do të e ndjekim pas.Mësuesit tonë të dashur i dëshirojmë shëndet të mbarë dhe gjithë të mirat në jetë.

Sejdi Gashi
Sejdi.N.Gashi,mesues

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen