Tre vjetori i pavarësisë së Kosovës

Arkivi | Dedë Preqi | 21.02.11 | 19:53

17 shkurti i vitit 2008,ishte dhe do të mbetët ngjarja më e madhe e shqiptarëve në historinë kombëtare,që prej shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912.Kjo ngjarje është një kthesë e madhe historike,që ishte rrugëtimi më i gjatë , durimi më i kalitur dhe vullneti më i fuqishëm i një populli liridashës,i cili çdo gjë dhe jetën e vet e sakrifikoi për liri dhe pavarësi.Kjo fitore e re e popullit shqipatarë të Kosovës,i ka hapur të gjitha rrugët e prosperitetit demokratik ,dhe integrimit të Kosovës,me vendet e zhvilluara demokratike dhe evropiane,si dhe anëtarësimin e saj në NATO.Pavarësinë e Kosovës,që prej shpalljes e deri me sot e kanë njohur  75 shtete të botës,prej sa ka 192 shtete anëtare të UN-it.Në mesin e këtyre shteteve 22 janë anëtare të BE-së,dhe pesë të tjera nuk e kanë njohur ende,të cilat janë 27 gjithsejtë.Shumica e shteteve të cilat e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës,janë shtete të fuqishme ekonomike dhe politike,në krye me SHBA-të.Republika e Kosovës,është shtet i Pavarur dhe bënë pjesë në Evropënjuglindore,e cila shtrihet në qendër të Gadishullit Ballkanik,dhe kufizohet në veri me Serbinë,në Juglindje me Maqedoninë,në Jugperëndim me Shqipërinë dhe në Perëndim me Malin e Zi. Republika e Kosovës,ka një sipërfaqe prej 10,887 km2 me një popullsi  2,2milion banor,me kryeqytetin Prishtinë,me  6 qindmijë banorë.Shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët,mandej viejnë pakicat tjera siq janë,serbët,turqit,boshnjakët,romët ,ashkalinjt dhe goranët.
-Historiani i njohur anglez Noel  Malkolm,e ka mohuar slloganin serb,sipas të cilit“Kosova është djepi i Serbisë“.Ky historian i mirënjohur  ka shkruar në gazetën „The Gardian“,se historia e serbëve fillon në shekullin e VI-të,kur ata mbërritën në Ballkan,sepse teritori i tyre ishte jashtë Kosovës.Prandaj,ajo çka flitet në historinë e tyre dhe për shqiptarët e Kosovës është e pa vërtetë. E vërteta e tyre është se ata e kanë sunduar Kosovën më se 250 vjet. Deri në momentin e shkatërrimit të ishJugosllavisë së Millosheviqit,Kosova  kishte një status të dyfishtë,ishte njëkohësishtë pjesë e Serbisë,por edhe njësi e shtetit federativ,që do të thotë,ishte e mvarun  dhe e izoluar nga të dyja anët.Dhe të gjitha shtetet e ishJugosllavisë,sot janë të pavarura,e një ndër ato,historikisht ,Pavarësija e Kosovës plotëson këtë proces,thot historiani anglez,Noel Melcolm.
-Të arriturat në Kosovë mbrenda vitit të kaluar nuk janë të kënaqshme.Këtë mësë miri e tregon Raporti i Progresit i Komisionit Evropian,i cili pasqyron progresin e arritur dhe mungesën e të arriturave në Institucionet e Kosovës.Raporti prek dhe pasqyron shumë mangësi në fushën e qeverisjes,ekonomisë ,luftimin ndaj korrupcionit,krimit të organizuar,dhe shumë mangësi tjera ,të cilat janë pjesë e mos vullnetit dhe neglizhencës qeveritare të Kosovës.Në bazë të këtij raporti mundësohet,dhe pa mundësia e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë,të cilët kanë mbetë një ndër më të izoluarit në rajonë dhe botë.
-Në qeverinë e kaluar të Kosovës, mund të thuhet se është krijuar një monotoni  iracionale dhe vet shkatërruese për poezitën dhe interesat reale të popllit shqiptar,pa vullnetin legjitim të tyre,subjektivitetin formues dhe elementin konstitucional,të të cilit nuk mud të ketë kurrfarë shteti të qëndrueshëm dhe përmanent.Si pasojë e një koinqidence  të çuditshme interesash e pozicionesh në këtë qeveri,populli nuk është i kënaqur me ekzistimin e apo strukturën e saj të tanishme,e cila njëmend është një simbiozë e pa natyrshme e anarkisë dhe e rendit,e demokracisë dhe sundimit të ligjit kushtetues të një shteti të ri demokratik.Për aq sa vazhdon të veprojë ky patpozicion vetënumërues  i një  qeverije me udhëheqësit e saj keqmenagjues të institucioeve,me formën e rregullimit të mbrendshëm dhe të jashtëm,nëse nuk gjindet faktori  i një formule shpëtimtare, vështirësohet zgjidhja e nyjës kosovare.Nëse i besojmë kësaj formule të re  PDK,e cila ka marrë votën për të formuar qeverinë e re,së bashku me  AKR, dhe partitë e vogla të minoritetëve,padyshim se kjo qeveri nuk do të qëndrojë shumë gjatë në mandatin e vet,sepse e para,partitë e vogla asnjëra prej tyre nuk kanë kurrfarë plani shtetndërtues,dhe në mesin e tyre kanë edhe plane të dyshimta,të cilat nuk e pranojnë fare pak realitetin e shtetit të Kosovës,dhe Kushtetutën e saj.
AKR,është e fuqishme për ta ndihmuar ekonominë e shtetit,por efektet e saj do të shihen më vonë,nëse nuk janë të njëjta si ato premtimet e paradokseve të tjera. Dhe qështja qëndron se PDK-ja,e ka humbë krebilitetin e saj në mandatin e deritashëm të qeverisjes, dhe e ka vështirë ta kthejë besimin në popul,sepse më shumë është bërë politikë rrënuse,se sa politikë fitim prurëse,duke përfshirë  përgjithsinë globale të zhvillimëve në Kosovë.Të bindur në këtë realitet të kësaj politike jo prosperuese, Kosova ka humbur shumë në gjitha lëmitë e saja zhvëllimore,duke stagnuar në rrethin e vet,dhe duke mbetë largë ndaj politikave integruese të rajonit dhe Evropës. Njëherit,ekziston një kompleks i imponuar politik kundër disa udhëheqësve të UçK-së,të cilët akuzohen nga Dick Marti,nga  ndërkombëtarët dhe rajoni,për trafikim organesh të njerëzve gjatë luftës së vitit 1999, dhe trafikim armësh e drogash,me çrast Kosova e humbë imazhin e vet edhe te disa miqë shumë të besueshëm,por çdo gjë i mbetët drejtësisë që ta thotë fjalën e fundit.
Akumulimi i të gjitha këtyre elementëve  negative të drejtuara  prej opinionit ndërkombëtarë dhe botëror,ndaj individëve të caktuar dhe ndaj Institucioneve kosovare,e rëndojnë pozicionin dhe shtetndërtimin e shtetit të Kosovës,duke e lënë mbrapa me projektet zhvëllimore dhe integrimet e mëtutjeshme me shtetet tjera të zhvilluara.Politika e Kosovës është e varur nga Misionet Ndërkombëtare,sepse pa pjekuria dhe pa aftësia  politike e qeveritarëve të Kosovës ,për të marrë vendimet e duhura ,ndodh që gjithnjë fjalën apo vendimine fundit ta thojnë të tjerët(ndërkombëtarët).Në Kosovë akoma sovranitetin e ushtrojnë  Ndërkombëtarët,kurse politikanët e Kosovës i shfrytëzuan  pozicionet e tyre dhe Institucionet vetëm duke u pasuruar për vete.Prandaj, politika në Kosovë nuk bënë që tia lejojë vetës të bëhët instrument në duart e disa karrieristëve dhe ta shpërdor besimin e popullit.Politika në Kosovë ka nevojë të përkrahet nga SHBA-të,dhe nga shtetet e BE-së,dhe faktorët tjerë që ia duan të mirën Kosovës.Besimi ndaj popullit të vet është një ndër bazat shumë elementare,përmes së cilës do të arrinte ta ndërtonte suksesin dhe ta përmbushte programin e premtuar në zgjedhjet e kaluara.

Duhet të mirren parasyshë porositë e miqve ndërkombëtarë,sidomos e miqve nga SHBA-të, që na ndihmuan deri te Pavarësia e Kosovës,por tani e tutje,duhet vetë të tregojmë pjekurinë tonë politike dhe përgjegjësitë që na obligon  shteti i  Kosovës,përndryshe,do të manifestojmë një papjekuri të përligjshme dhe një papërgjeshmëri të pa falshme,dhe meritojmë shpërfilljen dhe përqmimin nga ana e aleatëve të popullit të Kosovës,të cilët mbetën të përkushtuar deri sot për vendin tonë.Dhe do të meritonte ashtu përbuzjen nga ana e popullit të Kosovës,sovranit të Kosovës,i cili do ta ndjente të tradhëtuar votën në një proces zgjedhor aq të vështirësuar nga politika dhe partitë e vendit.Kosovën e presin shumë sfida të mëdha,e një ndër ato,është edhe Negociatat në mes Prishtinës dhe Serbisë,të cilat bisedime nuk do të jenë të lehta,nga se shteti serb edhe pse është i porositur nga qarqet ndërkombëtare që Statusi i Kosovës,nuk ka se çka të negocohet,prapë se prapë,politika e Beogradit ia bënë me dije opinionit ndërkombëtarë se nuk largohet nga ky opcion,të cilin e mundon më shumë se gjithçka tjetër…edhe pse e dinë fortë mirë se kjo qështje është punë e kryer.
Sigurisht se edhe qështja e Mitrovicës veriore do të jetë një pikë kyqe e bisedimëve ,e cila qështje do ti merr shumë kohë dhe shumë angazhim  vendit tonë.Njëherit Kosova ka shumë çka të negocoi me Serbinë,duke mos harruar se edhe shumë kufoma shqiptarësh janë të pa gjetur që nga lufta e vitit 1999,dhe deri sot nuk dihet fati i tyre, të cilët gjinden nëpër teritorin e këtij shteti.
Urojmë që shteti i Kosovës së Pavarur,me Institucionet e veta shtetërore të krijojë kushte më të mira të jetës së qytetarëve të vet,dhe të çlirohet sa më shpejtë nga sindromët e korrupcionit dhe krimit të organizuar,duke krijuar forca të reja politike,për të  forcuar themelet e shtetit demokratik dhe paqësor,për t’u  bashkuar  me vendet tjera të lira  demokratike të Evropës dhe botës. Vetëm në këtë mënyrë mundemi të shprehëmi lirshëm dhe mund të jetë i gëzueshëm çdo qytetar i Kosovës,me jetën e vet të sigurtë,të qetë ,të lirë dhe të integruar në shoqëritë e zhvilluara të Evropës dhe botës.Dhe në përvjetorët e ardhshëm ,t’i lutëmi  Zotit, që Kosovën mos  ta gjejë pa Institucione,sikur këtë herë.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen