Dhimbje kohe

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.03.13 | 16:20

Nga Miradije Gashi

Kjo katandisje e kohës sonë është dhembje e pafund në hapin tek realiteti që na rrethon. Vrojtuar nga ky këndvështrim ne kemi një problem me veten e që mundohemi të injorojmë njeri-tjetrin dhe ky aktualitet i errësirës së shpirtit shënon zhveshjen nga çdo vlerë njerëzore, intelektuale, shoqërore, kolegjiale dhe ndër kolegjiale.

Nuk kam për të propozuar ndonjë normë pedagogjike. Por le të jenë ngacmime psikologjike te të menduarit në këto shprehi tona, me shkëputje të ndonjë personi të rrallë që na reflekton kulturë personale. Është vlerë njerëzore, sjellja e mirë, kujdesi, respekti, qëndrimi, komunikimi etj. Natyrisht për një intelektual kanë rëndësi të gjitha komponentët pozitive që ndikojnë për vetveten dhe njeriun që kemi përballë. Pra nga bota e një njeriu të arsimuar është e qartë kjo. Intelektual i mirë nuk mund ta lëshojë veten të shoqërohet me secilin e të shprehet me hamendje. Nuk duhet të përdorim fjalë boshe me përsëritje të pa fundme e të bëhemi të bezdisshëm për t‘mos thënë gojë shthurur për mjedisin në të cilin jetojmë. Aplikimi i metodave dhe formave të tilla për një intelektual është kulturë e mbytur në lumë. Në këtë shekull, njeriu ynë duhet të jetë i dobishëm, i nderuar, i respektuar kudo në vend dhe jashtë tij. Por në të vërtetë kemi të bëjmë me tipa njerëzish çudibërës, tash s’po përmend cilët janë ata, por vendi ynë ka shumë për të bërë! Kur bëhet fjalë për atë se çka do të ndodhë nesër, befasia jonë shndërrohet në emocionin e të zbuluarit të njerëzve të pa denjë dhe cinikë edhe për normat më të vogla etike-ekzistuese..! Egoizmi, injoranca bashkë me shumë fenomene të tjera negative, do t’i quaja shkelje të ndërgjegjes në pakufi …! Është e rëndë, të mendosh se në ç’rrugë jemi katandisur nga këto sëmundje minore. Të gjithë Ju miq, kolegë e të njohur, ma thoni: cili është ai shqiptar, që nuk e ka në gjak gjuhën e vetë lëvdimit, por ama njeriu me ndërgjegje duhet hedhur këmbën aq sa të mos shkelë tjetrin..! Në historinë tonë njerëzit e mëdhenj nuk do të mungojnë kurrë, ka burra dhe gra, që mund të vendosen në panteonin e ndritur të Kauzës tonë Kombëtare, por ka ama edhe zhurmues, që nuk i zbriten kurrë në rrugën e reales sepse ecja e tyre rrugëve të jetës duke u thirrur patriot e atdhetar u bënë gazi i botës.

Dihet se i vërteti gjithmonë toleron sepse nuk i ngrihen impulset e konfliktit..! Këto ndjesi, janë thirrje e imja për të kërkuar më shumë dinjitet, me shumë kulturë, më shumë bashkim, sepse nderimi i origjinës nuk të gënjen kurrë, argumenti para fjalës është gjithçka. Pra unë uroj që të bëhemi të vetëdijshëm ne etikën e komunikimit për të vepruar kundër së keqes dhe naivitetit..!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen