Të refuzohet platforma e Serbisë

Analiza & Komente | admin | 12.03.13 | 22:32

Deputeti gjerman në Parlamentit Evropian (PE), Bernd Posselt, thotë se duhet që të refuzohet platforma e Serbisë për komunat me shumicë serbe në Kosovë, meqë plani i Ahtisaarit sipas tij, është një ofertë shumë e mirë për të drejtat e pakicës serbe.

Deputeti Posselt vlerëson se Kushtetua e Kosovës e hartuar në bazë të planit gjithëpërfshirës të ish-kryetarit të Finlandës Martti Ahtisaari, ka një përmbajtje shumë të mirë për të kënaqur të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Ai këto komente i bëri në emisionin debatues “Tash e Tutje” të kanalit televiziv të Kosovës, NewsTV.

“Mendoj se baza… Kushtetuta e Kosovës është e mjaftueshme, është një bazë shumë e mirë përfshirë edhe planin e Ahtisaarit për të drejta të shkëlqyeshme të pakicave”, tha ai

Sipas Posseltit, modeli i Ahtisaarit për të drejtat për pakicat në Kosovë, duhet që të përdoret edhe në jug të Serbisë, përkatësisht për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Kur unë shkoj në Serbi ata flasin për të drejtat e pakicave, por ato atje nuk ekzistojnë. Unë e njoh shumë mirë Luginën e Preshevës ku nuk ka të drejta të pakicave. Unë mendoj se nuk na duhen standarde të dyfishta. Ne kemi nevojë për standarde të njëjta për serbët në jug të Kosovës, për serbët në veri të Kosovës, por edhe për shqiptarët në Serbi”, deklaruar Posselt.

Sipas tij, Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, do të ketë një lloj pushimi sa i përket zgjerimit të BE-së, i cili ndërlidhet me lodhjen e një pjese të politikëbërësve evropianë me zgjerimin e kufijve, sidomos tash kur BE po përballet me krizën e brendshme ekonomike dhe financiare.

Megjithatë, Posselt thotë se përkrahësit evropianë të zgjerimit të BE-së, nuk duhet që të dorëzohen dhe ata duhet që të mos lejojnë që Ballkani Perëndimor të jetë siç tha ai “një vrimë e zezë” në hartën e Evropës.

Intervista e plotë do të emitohet të mërkurën në ora 21.00 në kanalin NewsTV. /Kosovapress/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen