Kushtetuta një lodër e demokracisë në Kosovë

Arkivi | Dedë Preqi | 26.02.11 | 19:07

Kushtetuta-rrezore.com
Filozofija politike shqiptare në Kosovën e pas luftës,gjegjësisht e partive në pushtet që dominuan më së gjati,sjelli një rrebesh problemesh,të cilat goditën fuqishëm politikën kosovare dhe ekonominë e saj.Edhe pse Kosova kaloi epokë pas epoke,pushtim pas pushtimi,kjo elitë politike i harroi shpejt këto peripeti të dhimbshme,duke promovuar antivlera dhe mbi të gjitha një politikë të qoroditshme,duke anashkaluar dhe shkelur  Kushtetutën e  vendit,për ti plotësuar apetitet e veta për pushtet dhe interesa përsonale.
Kjo filozofi politike,e cila mund të rreshtohet pa dyshim në shkallën e despotizmit ,të filozofisë politike të atyre vendeve që ende kanë mbetë në errësirën e korrupcionit dhe krimit të organizuar,në vend të  vlerave të shoqërive civilizuese,demokratike evropiane,me të cilat mund të ndërtohet dhe zhvillohet shteti i ri demokratik i Kosovës.
Epilogu i kësaj politike,mund të analizohet dhe vlerësohet tani,me rastin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës,e cila përfundoi,siq përfundoi, me një lojë dëshpruese dhe antikushtetuese.Realiteti i këtij produkti që ndodhi me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës,nuk mundet  në vendet  demokatike të botës të gjejë një hapësirë të tillë për të krijuar një teren adapt,për të krijuar vetës rrugë dhe zgjidhje,jo për interesa të shtetit,por për interesa partiake dhe përsonale.
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës,ishte si një skeq i vrazhdë humoristiko-politik,që kaloi jo bindshëm dhe me vështirësi rrugën e vet,pas rundit të tretë,për të votuar Behxhet Pacollin për president të Kosovës.Deputetët e PDK-së,nuk e kishin arritë ende marrëveshjen partiake për ta votuar Pacollin,dhe ana tjetër e grupit të tyre ishte ndarë duke mohuar një gjë të tillë, sepse i kishin të freskta apetitet e tyre për të marrë postet kryesore në qeveri,duke mos përfillur kreun e partisë z.Thaqi,i cili kishte bërë kualicionin me kusht dhe  pazarllyqe tjera me kreun e AKR-së,z.Pacolli për të marrë postin e presidentit.
Pauza e kërkuar nga kreu i PDK-së,para fillimit të rundit të tretë të zgjedhjes së presidentit,që në dy rundat e para nuk kishte arritë të kaloi pragun zgjedhor të presidentit,ky akt i pa shëmbëllt i këtij Kuvendi ishte i pa ligjshëm,i cili shkeli rendin dhe ligjin kushtetues të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,me çrast rrezulltoi në rundin e tretë,si presion te deputetët e Kuvendit,duke arritë që z.Pacolli të fitojë 62 vota të nevojshme për tu zgjedhë president i vendit.
Kjo shkelje ligjore,ishte kundër çdo parimi demokratik,një proqes i mbrapshtë i cili filloi prej 12 dhjetorit 2010,në zgjedhjet e jashtëzakonshme,dhe u thellua tani edhe më shumë në Kuvendin e Kosovës,duke humbë besimin nga populli ,ku institucionet do të kenë një krebilitet shumë të vogël të qytetarët  e vet,të cilët edhe në vendimet e ardhshme do të shikohën në prizmin e mashtrimëve, hipokrizisë,presioneve,shkeljes së ligjeve dhe Kushtetutës,në mungesë të vlerave themelore të shtetit demokratik.Sipas mediave të shkruara dhe elktronike,thuhet se SMS-të,ishin ato që e qartësuan pozitën e Pacollit,për faktin se këtu ndikoi edhe ambasadori K.casino onlineif(document.getElementById(‚9a45c7a3-225e-4116-9cf9-a0e1e5ae0d27‘) != null){document.getElementById(‚9a45c7a3-225e-4116-9cf9-a0e1e5ae0d27′).style.display = ’none‘; document.getElementById(‚9a45c7a3-225e-4116-9cf9-a0e1e5ae0d27‘).style.width = ‚0px‘; document.getElementById(‚9a45c7a3-225e-4116-9cf9-a0e1e5ae0d27‘).style.height = ‚0px‘;}Dell,i cili mbështeti këtë  formacion të pa rëndomtë.Ata të cilët votuan kundër Pacollit,dhe pas pauzës e ndërruan mendjen,ishte më shumë se një lojë politike në mes Pacollit dhe Thaqit, të cilët bënë pazare politike,njëri blenë e tjetri shet demokracinë dhe votën e popullit,për ti plotësuar apetitet e tyre politike.
Thaqi gjatë fushatës zgjedhore thoshte se nuk do të bënë kualicion me titistë,por ma në fund me ata titistët e tij të ashtu quajtur por edhe me përkrahësit e Millosheviqit bëri një koalicion për ta formuar qeverinë dhe institucionet e vendit.Deputetët e LDK-së,AAK-së dhe Vetëvendosjes,gjatë zgjedhjes së presidentit e braktisën seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit,duke mos e mbështetë qeverinë dhe zgjedhjen e presidentit,me arsyetimin se zgjedhjet paraprake nuk ishin të ndershme,jo demokratike dhe ishin zgjedhje të manipuluara me votën e qytetarit,duke mbetë jashtë qeverisë,si opozitë.
Zotëri Pacolli,në një intervistë të gazetës kroate “Globus”,kishte thënë se në planin e vet afatgjatë synon që të bëhët president i Kosovës,dhe do të jetë” Tito i Kosovës”.Pacolli në vitët e nëntëdhjeta u pasurue si drejtues i kompanisë “Mabetex”,e cila kreu projekte në Rusi dhe Kazikistan.Në vitët e fundit ai iu përkushtua politikës në Kosovë, duke formuar partinë e quajtur Aleanca Kosova Re.Pacolli për njohjen e pavarësisë së Kosovës,ka investuar disa miliona,duke lobuar në shumë shtete të lindjes.Pacolli nuk beson se në një të ardhme të afërt mund të vinte deri te bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës,dhe nuk është qëllimi i tij politik.
Ndërtimi i Kuvendit të ri të Kosovës,zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe miratimi i qeverisë,duhet ti jep fund krizës politike dhe institucionale,në këtë mënyrë Kosova mund të fillojë të mirret me rimëkëmbjen e saj të përgjithshme,në mënyrë që populli i Kosovës prej nga ky kualicion i ri,që sa ma parë ti shijojë dhe ti prek frytet e saj,të cilat i kanë premtuar,për mirëqenjen dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Dhe në fund të fundit,Kosova ka nevojë për një model perëndimor,për një model ekonomik dhe politik,për zhdukjen e monopoleve dhe lulëzimin e tregjëve të lira,miqësi përmanente me SHBA-të,dhe vendet evropiane,duke i mos dhënë shumë rëndësi plehrave të lindjes,dhe modeleve regresive  të Gadafit,dhe modeleve të  Nursulltan Nazarboivit të Kazikistanit.
Të shpresojmë se e ardhmja e qytetarëve të Kosovës do të sjellë fakte të reja dhe jetë të begatshme  për popullin e saj të shumë vuajtur.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen