Që nga paslufta kanë dalë 416 doktorë shkencash

Analiza & Komente | Zef Prenka | 14.03.13 | 21:09

Kosovës i duhet një kuadër me efikasitet njohurish dhe elan pune të pa muhueshëm.Jeta e qytetarëve të saj,ka dimenzione të gjithanshme,si në çdo shtet tjetër të civilizuar dhe bashkëkohorë!Shumë qytetarë të shtetit tonë, me të drejtë përballën me sfida të mëdha për një jetë më të mirë dhe të begatshme.Falë këtyre sfidave dhe „luftës“ me jetën- egziston shteti veçanërisht me të mirat e tij.Sfidat nuk prodhojnë gjithmonë situata të mira,ato janë të prira të zhvasin me vete edhe dështime,pasiguri dhe konflikte në të shumtën e rastëve.

Çka mundë të përfitojnë dhe çka të humbasin, qytetarët tanë në betejë për një jetë më të mirë?

Përgjigjen sigurisht do ta mësonim nga ekspertë të fushës së Sociologjisë dhe social-pedagogët(nëse ka të tillë!),të cilët duke hulumtuar në terren,takohën me situata dhe përjetime të drejtpërdrejta me qytetarin,që sipas një studimi eksperimental,i klasefikojnë ato dhe rastet e përgjithshme nga lokalitetet të ndryeshme, që si rezultat përfundimtar (gjithmonë mesatarja) zbulojmë se në çfarë standardi jetësor gjëndet populli.Pra, këto studime i udhëheq dhe i stimulon Qëndra e Statistikave Shtetrore,e cila duhet të merret edhe me shkallën e profesionalizmit nga arsimi shteror dhe deri të gjysmëanalfabetët ,që janë shtresa më e dhimbshme e popullit,shtres kjo që,për fat të keq nuk është e trjatuar si duhet…
Profesionalizmi është produkt i rezultateve të mira në arsimin e lartë d.m.th. desertacionet duhet të janë në atë nivel që ti kënaqin interesat e nevojave të tregut ,ekonomik- politik dhe ushtarako-humanitar!!
Edhe temat e desertacioneve(Doktorantave) duhet të përzgjidhen sipas një kriteri që,tëmbulohën zbraztësit në këto fusha.Një Doktoranture të sukseshme,duhet ti gëzohet secili njeri,sepse ajo duhet dhe vetëm duhet të prodhojë mundësi,mënyra,kushte dhe situata që qytetari si objekt i parë i interesit,por edhe shtazët ,bimët etj sipas natyrës së temës së desertacionit,të përfitojnë mirëqënje në jetën e tyre.Çdo Doktoranturë pa këto cilësi,faktikisht është e dështuar dhe jo meritore,jo produktive dhe false.

Bota Sot, sjellë sot, ketë statistikë të titujve të Doktoranturave të dala nga UP,që nga fillimi e deri më sot.!!

Që nga paslufta kanë dalë 416 doktorë shkencash 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala më në fund ka pyetur ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja se sa doktorë shkenca janë në Kosovë. Ministri Buja është përgjigjur se që nga themelimi i Universitetit të Prishtinës kanë dal 886 doktorantë në të gjitha fushat. Por ajo që bien në sy është se nga viti 1999 e deri më 2013 kanë dalë 416 doktorantë.

Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti Buzhala ka pyetur ministrin se sa është numri i përgjithshëm doktorëve të shkencave në Republikën e Kosovës dhe sa prej tyre kanë doktoruar pas vitit 1991 dhe sa prej tyre pas vitit 1999.

Me këtë rast, ministri Buja ka dhënë edhe numrin e doktorantëve, i cili nga viti në vit është rritur.

“Nga themelimi i Universitetit të Prishtinës deri në vitin 1986 kanë doktoruar 300 doktor shkenca, nga viti 1990-1999 kanë doktoruar 150. Nga viti 1999 deri në 2013 kanë doktoruar 416, nga këto shifra numri total i të doktoruarve në Universitetin e Prishtinës nga themelimi e deri më sot është 866 në gjitha fushat. Ndërkohë në vitin 2008, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht Departamenti i Arsimti të Lartë ka filluar edhe me njohjen e titujve të doktoratuarve të fituara në universitetet ndërkombëtare të ndryshme”, ka theksuar ministri Buja.

Ai ka thënë se titujt e të doktoratuarve jashtë vendit, sipas vendit dhe numrit janë në 2008, katër njohje të doktoruarëve, 2009 kanë qenë 105 njohje, 2010 janë 45 njohje, 2011 janë 50 njohje, 2012 janë 85 njohje dhe 2013 janë 18 njohje.

Totali i doktoratave të njohura nga qendrat Narik nga 2008 deri më 2013 është 227.

Buja ka shtuar se numri total i të doktoruarëve në Universitetin e Prishtinës dhe jashtë shtetit është 1113, duke mos përjashtuar 58 tjerë që dje u certifikuan.

Të gjitha punimet e doktoraturave që janë mbrojtur në Universitetin e Prishtinës janë të ruajtura në arkivat e fakulteteve përkatëse, kurse ata që kanë mbaruar jashtë vendit janë të ruajtura në arkivën e qendrës Narik.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen