Ç’është kjo forcë, energji e gjak rinor? ( Ali Lajçi )

Histori & Fakte | admin | 15.03.13 | 23:21

32-vjetori i demostratave të 11 , 26 ,30 – marsit dhe 1- prillit të vitit 1981 (Nr.2)

Studentët ishin të vendosur diskutuan hapur dhe pa frikë për kushtet e vështira ne të cilat po kalojnë gjatë studimeve

Ja se çka tha Organizatori kryesorë i dmostratave kur ishte hipur mbi trafo: Citojë.“ Jemi mbledhur aty për aty disa studentë, sepse e kemi parë të arsyeshme që kërkesave dhe demostratave t’u japim karakter orientues. U vendos që unë të hipi mbi një trafo për ta shprehur përkrahjen për demostratën dhe një vullnet që këto demostrata duhet të vazhdojnë dhe të bëhen edhe kërkesat. Aty kam thënë: Ç’është kjo forcë, energji e gjak rinor, ç’është ky vurmak – jepni vurmak“,( mbaron citati) Ali Lajçi.

Me 12 dhjetor të vitit 1980 studentët shqipëtar i treguan pushtetit serb se janë të përgatitur shumë mirë dhe me vëmendje të madhe janë duke e përcjell situatën në Kosovë. Më kujtohet diskutimi e Bajram KOSUMIT. Citoj: Ai në pika të shkurtëra e përshkoi gjendjen; ekonomike, sociale, politike, të nxënësave, studentave, shëndetësi, vjedhjen e ekonomisë dhe pasurive natyrore nga regjimi ish jugosllavë,“ etj.. Pastaj në diskutim kishin marrë pjesë; Gani Shatri, Rashit Sahiti, Gani Koci, Gani Krasniqi, Shemsi Syla, etj.
Nëse ne sot i bëjmë një analizë ngjarjeve të vitit 1981, nuk ishte befasi pse edhe ndodhën ato ngjarje.

Gjatë asaj kohe studentët (disa) furnizoheshin me materiale të shumta të cilat i sillnin aktivistët dhe atdhetarët tanë që jetonin në diasporë. Mua më së pari më ka rënë në dorë Gazeta“Liria“ e cila botohej në Diasporë (këtë gazetë ma solli daja im Rahim Rrudhani., i cili ishte student i vitit të dytë Fakulteti i Historisë-pranë Univerzitetit të Prishtinës. Studentët gjatë bisedave të tyre që zhvillonin gjatë asaj kohe nepër dhomat e tyre temë qendrore ishte gjendja e vështirë e studentëve shqipëtare në Univerzitetin e Prishtinës. Kur ne i krahasonim kushtet e studentëve në Univerzuitetin e Prishtinës me republikat tjera në ish Jugosllavi , dhe kushtet ne të cilat studjonin e jetonin studentët serbët dhe ne ato që studjonim ne në Kosovë, dëshproheshim e revoltoheshim shumë. Pjesa dërmuese e studentëve filluan të bisedojnë nepër dhoma të konviketeve për gjendjen e vështirë që ndodhej Univerziteti i Prishtinës, karshi univerziteteve tjera në ish Jugosllavi. Ne studentët nuk mund të rrinim të qetë. Mirëpo ajo çka unë dua të cekë se; Radio Tirana, Kukësi, Radio Televizioni i Shqipërisë, ndikuan jo vetëm në unitetin tonë, por edhe në shtimin e dashurisë ndaj atdheut ,dhe filluan të bëhen disa organizime . Studentët tani bisedonin hapur nepër dhoma të tyre, për gjendjen alarmante ne të cilën po kalonte Univerziteti i Prishtinës dhe studentët të cilët studjonin në këtë Univerzitetin e Prishtinës. Gjatë asaj kohe unë isha student i vitit të dytë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore dega e Biologjisë pranë Univerzitetit të Prishtinës. Më kujtohet si sotë kur profesori Dervish Rozhaja, në vitin e dytë, gjatë ligjeratave që mbanim në Kaderën e Fakultetit të Biologjisë, një mbrëmje më ndau dhe më pyeti gjërë e gjatë për familjen DËRMAKU- konkretishtë për atdhetarin dhe të burgosurin politik z. Hasan Jashar Dërmaku. Po gjatë asaj bisede në fillim unë nuk guxoja të flisja .., por pasi ai insistoi kohë të gjatë unë iu përgjegja për të gjitha ato që më pyeste. Në fund të bisedës ai më tha ; Unë një ditë mysafirë i juaji do të jemë ! Me kënaqësi i thash Po.

Gjatë asaj kohe unë banoja në pavionet ( të cilat më parë kishin qenë depo mallrash) të cilat ishin pranë Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik, në dhomën nr. 3. Në atë kohë në Fakultetin Filozofik mbaheshin orë letrare dhe lexoheshin poezi me motive patriotike. Mirëpo nuk duhet harruar se kontribut të madhë gjatë asaj kohe kanë dhënë edhe profesorët që ligjeronin nga Shqipëria në Univerzitetin e Prishtinës. Pastaj ardhja e Estradës së Këngëtarëve nga Shqipëria; Sali Mani, etj, në turneun nepër të gjitha qytetet e Kosovës, si duket ndikoi që shumë studentë të cilët deri në ato ditë kishin patur bindje tjetër ndaj Shqipërisë dhe çështjes kombëtare tani iu bashkuan radhëve tona. Poashtu edhe vizitat e profesorëve nga Shqipëria, ku tuboheshim ne studentët vetëm e vetëm për të dëgjuar ligjeratat e tyre. Pastaj SHKA-ke që vinin nga Shqipëria , çfaqja e dramave në Teatër , të gjitha këto dhe shumë tjera të pa shënuara na motivuan dhe siq dukej na e humbën frikën që kishim nga regjimi jugosllavo Titistë, ta urrejmë deri në atë masë sa ishim në gjendje të sakrifikonim edhe jetën vetëm e vetëm që të përmirësohen kushtet , dhe jeta ne të cilën kalonte populli shqipëtarën Kosovë, ai në trojet etnike dhe diasporë.

Në muajin shkurtë të vitit 1981, në Qendrën e Studentëve ishte shumë e rëndë, mungonte uji, dhe pritja e gjatë për ta marrë një shujtë (drekën apo darkën) duhet pritur edhe nga 2 orë, pra krijoheshin rreshta të gjatë, nga mensa deri në rrugë. Pritjet ishin të gjata, e shpeshë ne për të ngranë drekë apo darkë prisnim në shi e borë. Më kujtohet një moment kur njëri nga studentët u alivanosë nga pritja e gjatë në rreshtë. Pra drejtori i Qendrës së Studentëve ishte Shefki Stublla, i cili i ngriti çmimet në mars të vitit 1980, pra thënë shkurtë një vit para ngjarjeve gjithëpopullore ( të cilat armiku i quajti demostrata).

Ne gjatë atyre viteve nepër dhoma të studentëve filluan bisedat rreth kundërshtimit të ngritjes së çmimeve. Gjatë atyre bisedave flitej nga studentët që të gjithë një ditë të ngrihemi dhe të reagojmë për këtë ngritje të çmimit. Mua konkretishtë për mbajtjen e protestës më ka lajmëruar z. Rahim Rrudhani. Po, pasë bisedave të gjata, e të mundimshme, grupi i cili e pergatiste këtë protestë kishte vendosur që protesta të mbahet me 1 prill të vitit 1981.

Në dhomën tonë në konviktin Nr. IV-tër, në katin përdhesë në anën e djathtë, aty nga ora 1°°, të pasnatës papritmas u dëgjua një trokitje në derë.. unë u ngrita nga shtrati hapa derën.., dhe pashë një grup studentësh e prej tyre e njihja vetëm njërin nga ta.., e ai ishte Bajram Kosumi, i cili na tregoi se nesër të gjithë duhet dalur për ta ngritur zërin kundër ngritjes së lartë të çmimeve të ushqimit në mensë. Pas një orvatje gati dyorëshe, para konvikteve të studentëve pra afër Mensës së Studentëve janë grumbulluar shumë studentë dhe kemi shkuar në sallë të mensës së studentëve . Aty për herë të parë u folë hapur nga studentët për kushtet e vështira në Unverzitetin e Prishtinës, krahasuar me univerzitetet tjera në ish Jugosllavi, për mungesën e literaturës në gjuhën shqipe, për kushtet e rënda ne të cilat po kalonte Univerziteti i Prishtinës, dhe studentët e saj. Nga ai takim doli se studentët ishin të vendosur dhe guximtar, sepse ia thanë hapur , të gjitha pakënaqësitë e tyre, dejtorit dhe disa te tjereve që ishin prezentë në mbledhje. Studentët kur flisnin asnjëri prej tyre nuk e tregonte emrin, sepse kuptohet që më vonë do të pasonin dënimet rrahjet dhe burgosjet e studentëve nga regjimi kriminel serbo sllavo-komunistë. Diskutimet zhvilloheshin shpejte dhe pa kurfarë frike. Nga ajo protestë çmimet në mensën e studentëve përsëri u këthyen si më parë. Nuk duhet harruar se ne këto ngjarje morrën pjesë edhe femërat shqipëtare, të cilat dhanë një kontributë të madhë në masivizimin dhe organizimin e demostratave. Me sa më kujtohet mua me 5- mars ka vdekur nëna e atdhetarit dhe dëshmorit të kombit z. Rexhep Mala ( i cili ndodhej në burgë) . Studentët kishin filluar të dilnin nga mensa e studentëve për shkak të disa mosëmarëveshjeve rrethë ushqimit jo kualitativ, mospastërtisë dhe ngritjes së çmimit në Mensë, dhe unë me të ndrjerin Avdyl Ajvazi iu bashkuam grupit të studentëve. Nga grumbulli i studentëve u dëgjua thirrja; të gjithë në DEMOSTRATA NË QYTETË. vazhdon…

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen