Nuk do të ketë ndarje të Kosovës apo ndryshim të kufijve

OP-ED | admin | 16.03.13 | 19:21

(Kështu po thonë zyrtarët amerikanë)

Serbia s’pari duhet kërkuar falje publike popullit shqipëtarë- të Kosovës, të gjitha familjeve të dhunuara, maltretuara, masakruara .., e pastaj nëse donë shjqiüpetarët të ulen në bnisedime me Serbinë. Për çdo ditë po lexojmë në media (e shkruara dhe ato elektronike) se nuk ka ndryshim të kufijve në Kosovë .., kështu po thonë të gjithë shqiptarët, kështu po thonë edhe zyrtarët amerikanë, etj. Zyrtarët amerikanë me këmbëngulje dhe të vendosur po thonë se nuk do të ketë ndarje apo ndryshim të kufijve.“Ditë më parë këtë e deklaroi edhe mikja e shqiptarëve sekretarja e SHBA-së Hilary CLINTON“. Ambasadorja e Amerikës në Kosovë zonja Tracey JAKOBSON, gjatë një intervister që ja dha raditelevizinit të RTK-së, tha: Me Serbinë mund të bisedohet për shumë gjëra..,“por sa i përket ndryshimit të kufijve , ose shkëmbimit të teritoreve nuk ka bisedime“. Në anën tjetër të medales, liderët dhe partitë tona në Kosovë në vend se të bisedojnë për probleme të mëdha kombëtare ata-o merren me akuza e shpifje njëra ndaj tjetrës. Në momentin kur duhet të vendoset për çështje të rëndësishme kombëtare – pra të Kosovës, ata po bëjnë orvatje titanike se si të pasurohen më tepër. Unë mendoj se iderët e Kosovës, ata që erdhen në pushtetë me vota të vjedhura jo që nuk posedojnë aftësi për zgjidhjen e çështjes madhore kombëtare, por është edhe më tragjike se ata nuk konsultohen me njerëz të aftë të kësaj natyre. Ne të gjithë po themi e duam paqën dhe lirinë.., por shtrohet pyetja; Se sa ne po punojme për jetësimin e kërkesave dhe detyrave që duhet kryer për të arritur aty ku kanë arritur shtetet tjera.

SHBA-së po flasin e po thonë.., ate çka duhet thënë, ata po i tregojnë liderëve tanë se çka duhet punuar dhe si duhet vepruar, për ndertimin dhe internacionalizimin e shtetit të Kosovës. Ata po thonë se duhet luftuar korrupsionin, krimin, me të gjitha mjetet, dhe duhet punuar natë e ditë për ndertimin e shtetit të Kosovës, sipas normave demokratike. Po si të pritet ndertimi i shtetit nga njerëz të cilët nuk janë të përgatitur për punë të tilla, e sidoms kur flitet për çështjen madhore kombëtare dhe zgjidhjen e sajë të drejtë.

Kryeminstri i Kosovës z. Hashim Thaçi nuk ka kohë të merret me çështje kombëtare, sepse tani e kanë kapluar ethet e“ pasurimit“ . Se vërtetë z. Hashim Thaqi është zgjedhur kryeministër me vota të vjedhura, këtë na e dëshmoi edhe shoku i tij më i ngushtë Kryeparrlamentari i Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi. Ai në mes tjerash tha;Çdo kush që e sulmon apo kritikon apo i sygjeron kryeministrit të Kosovës zotit Hashim THaqi, për të marrë një iniciativë, aksion ..,etj, ai person apo ai këshilltar nuk do të punojë më në Qeverinë e Hashim THaqit. Edhe kjo të jepë me kuptuar se kryeministri i Kosovës, akoma ushqehet dhe i zbaton idetë marksiste, leniniste, ennveriste, majtiste ..,

Për çdo ditë mosmarrëveshjet dhe akuzat po rriten në mes të Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit të Kosovës, zotit Jakup Krasniqi. Një fjalë e urtë e popullit thotë;
E vërteta vonohet por del në sheshë. Kryeministri Ynë z. Hashim THaqi siq po flitet e shkruhet ka krijuar pasuri të pa tundshme , e në anën tjetër fëmijët e dëshmorëve që ranë në mbrojtje dhe për çlirimin e Kosovës, i ka kapluar skamja e varfërija, ndersa oficerët e komandantët të cilët siq po thonë ata ( të Farkut-) po vdesin nga plagët e marra në luftë për çlirimin e Kosovës. Të gjithë dëshmorët që ranë për çlirimin e Atdheut nga Serbia, duhet nderuar dhe ndihmuar pa hezitim.

Në anën tjetër në zemër të Kosovës, pra themi aty ku gjindet pasurija më e madhe nëntokësore aty ku vendoset fati i Kosovës, pra në Mitrovicë ..,aty akoma edhe sot valon i lirë flamuri i një shteti tjetër, aty akoma lëvizin kriminelët dhe paramilitarët, aty gjinden edhe ata të cilët na i dhunuan nënat dhe motërat tona. E Hashim Thaqi, bënë vizita nepër shtete të ndryshme të botës. Akoma nuk e kamë të qartë pse Serbia- pra liderët serbë, nuk kërkojnë falje publike para opinjonit shqipëtarë dhe atij ndërkombëtar për krimet që i bënë në Kosovë. Ne duhet thënë shkurt dhe troq serbisë, se ju s’pari kërkoni falje publike të gjithë atyre nënave dhe vajzave të dhunuara dhe pastaj mund të ulemi në bisedime. Po shihet se akoma Mitrvicën e udhëheqin- bandat kriminale të Millosheviqit, akoma në Mitrovicë funksonon pushteti serb. Hashim Thaqi, ka patur për detyrë dhe obligim që të gjithë atyre që ranë për çlirimin e Kosovës, jo të mbaj një akademi përkujtimore, por ti ndihmoj dhe stimulojë familjet dhe fëmijët e tyre.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen