Kthesa historike e vitit 1981, e quajtur “Pranvera Shqiptare“

Histori & Fakte | admin | 18.03.13 | 20:28

Shfletojmë Historinë tonë kombëtare
Përkujtojmë 32-vjetorin e demostratave të 11, 26, 30 marsit e  1 prillit  të vitit 1981   (Nr. 3)

Policia rrahu aq tepër një student të cilit më vonë unë ia mësova emrin –Ukshin, i cili ishte në gjendje koma, dhe nuk ipte shenja se është i gjallë. Shemsi Syla me disa shokë tjerë e ndalën një veturë dhe e dërguan në spital. Grupi i demostruesëve është tërhjekur nga rruga dhe ju kemi ofruar qendrës së konviktave dhe aty kemi qëndruar deri vonë. Aty nga orët e herëshme të mëngjesit të 12 marsit ishte një kohë e ftohët dhe për çdo moment pritej reagimi i pushtetit .., ne prisnim se çka do të ndodhë më tutje. Disa studentë P . SHembull: Shemsi Syla, me disa shokë ishin edhe më parë të njohur për gjëra të tilla. Tek ata paraqitja e Ali Lajçit jo që i befasoi ata por shumë prej tyre mbetën të shokuar . Me 24 mars organet e supit bënë orvatje për ta arrestuar z. Ali Lajçi, mirpo kjo nuk u bë. Edhe unë isha pak më largë kur organet e policisë dhe sigurimit serbë bënë orvatje ta arrestojnë z Ali Lajçi, por aty shumë shpejtë janë tubuar shumë studentë dhe nuk lejuam arrestimin e tij. Ata u larguan nga ne (dmth;nga vendi ku ishin edhe studentët) kur panë se nuk ka asesi mundësi të arrestohet z. Ali Lajçi. Ditë më vonë pikërishtë  në orët e herëshme të mëngjesit të datës 24 marsë, kur të gjithë studentët ndodheshin në detyra të caktuara; disa ruanin hyrjen ne dyerëve të konvikteve që studentët mos të shkojnë në ligjerata dhe nuk i lejonin studentet apo të dëshimtit të hynë në konvikte të studentëve. Shumë prej studentëve kishin detyra të caktuara nga organizatori i kryen me suksesë që ta përcillnin gjendjen. Aty nga ora nëntë, prapë vijnë organet e pushtetit, dhe bëhen ca biseda për mos me dalur studentët në qytetë. Organizatorët e demostratave; Bajram KOSUMI, Ali LAJÇI, Shemsi SYLA, Gani KOCI, etj, një grup i vogël i studentëve kemi dalë në qytetë dhe i kemi informuar studentët nepër banesa private se sot në mbrëmje do të dalim në demostrata. Pasi filloi protesta në Qendër të Studentëve, disa  studentë e kaluan kordonin  e policisë dhe u drejtuan drejtë qytetit. Disa studentë e që unë nuk i njihja posë z. Shemsi Syla, Hydajete Osmanit . Shumë shpejtë u përgatitëm, dhe shkuam ti vizitojmë zyret e Qendrës së studentëve. Kërkesat e demostruesve nën parullën“Kosova-Republikë“ ishin jo vetëm të drejta por edhe të realizueshme. Ato ishin minimumi i të drejtës politike dhe kombëtare të popullit shqiptar: sepse shqiptarët me kushtetutën  evitit 1974 kishin të drejta sa edhe popujt tjerë në ish Jugosllavi. Gjatë atyre viteve kërkohej nga intelegjencia shqiptare një guxim sidomos i politikanëve dhe respekti ndaj vendit që i ushqente. Gjatë asaj kohe atdhetari dhe gjeniu i kombit  Ukshin Hoti, kishte kërkuar hapur që me një diskuzion partiak mbrenda LK-ste të ish _Jugosllavisë të bisedohej në mbledhje të Lidhjesë Komuniste të Jugosllavisë të analizohej kërkesa për Kosovën Republikë, dhe kjo gjë atij pra Ukshin Hotit i kushtoi me dënim drakonik, vdjekje, dhe persekutimi deri në zhdukjen e tij. Prandaj studentët bënin përpjekje titanike ( jo të gjithë) që demostratave tu jepnim karakterin masiv dhe kuptim politik. Demostratat nuk mund dhe s’kishte forcë ti organizonte apo drejtonte asnjë nga grupet ekzistuese, sepse  ato tani shpërthenin spontanishtë , jo në një qytet por ne të gjitha fshatërat dhe shkollat,fabrikat, uzinat,  ato nuk mbaheshin ne një kohë të caktuar por por shpeshë edhe natën. Të gjithë ne orvateshim drejtë shpëtimit të demostratave nga spontaniteti i rrezikshëm drejtë organizimit të mirëfilltë të tyre. Kreu i demostratave tani kishte ra në kontaktë me veprimtarë nga organizatat tjera klandestine dhe beheshin përpjekje të vinin lidhje edhe me të tjerët me qëllim të koordinimit të veprimtarisë dhe bashkimit të forcave. Gjatë asaj kohe Lëvizja jonë kombëtare gjindej para një prove të vështirë , ajo tani po kalonte nga veprimi në konspiracion të thellë në fshatëra e qytete ne tërë Kosovën . Baza shoqërore e lëvizjes kombëtare po zgjërohej me të shpejtë . Demostratat mund të shkonin edhe në drejtim të gabuar e të rrezikshëm, prandaj si flitej në skenë na paraqiten disa atdhetarë aktivistë për ti organizuar ato më mirë dhe për tua dhënë karakterin e përmbajtjen e qartë kombëtare demokratike.. Ata aktivistë hynin në mesin e protestuesëve u tregonin për parullat që duhet të përgadisnim e ti thonim gjatë demostratave.

Kthesa historike e vitit 1981, e quajtur“Pranvera Shqiptare“, ishte shansi historik, por në anën tjetër edhe rreziku  potencial i saj. Gjendja ne të cilën gjatë atyre ditëve kalonte Kosova, ishte e rëndë dhe komplekse. Klasës politike shqiptare i kishte hyrë frika në palc të kurrizit, dhe shuanin .., e disa edhe i gjykonin ashpër demostratat e studentëve. Mendoj se ne radhët e demostratave tona kishin hyre edhe armiq të përbetuar të shqiptareve, të cilët ne qdo mënyrë orvateshin që demostratve tu ipnin kahje tjetër, çka në disa raste edhe ia arritën qëllimit.

P.S. Ky fejton dëshiroj që të filloj të botohet me 11 Mars të vitit 2013

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen