Interesi kombëtar është mbi të gjitha

OP-ED | admin | 20.03.13 | 21:29

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”

Kërkohet që liderët tanë; partiak , fetarë, dhe kokat e afta intelektuale, gjatë leksioneve te tyre, apo gjatë bisedave, ti flasin popullit më tepër për bashkimin kombëtarë. Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë, është dhe duhet të jetë ; toleranca, mirëkuptimi.., dashuria, humaniteti, bëmirësia, etj. “Tek çdo njeri dhe tek çdo komb, pra edhe tek shqiptarët, interesi kombëtar duhet të jetë mbi të gjitha. Po sikur ne si komb të bënim përpjekje maksimale që këtë thënje “ ta realizojmë në praktikë, me siguri se nuk do të ishim këtu ku jemi sot .., por do të ishim aty ku janë shtetet tjera. Pasë Pavarësisë së Kosovës, Shqipëria po bënë orvatje titanike për të hyrë në NATO. Padrejtësia më e madhe që Europa ua bëri kombit shqiptarë ishte pa dyshim ndarja apo coptimi i trojeve etnike shqiptare. Ky projekt konsiston në bashkimin e Kombit shqiptar në zhdukjen e pasojave të ndarjes dhe padrejtësitë ndër më të mëdha që Evropa ka njohur në ndarje e tij”, kishte thënë, veç tjerash, kryeministri shqiptar Sali Berisha në një intervistë në TV “Klan Kosova”. Kjo intervistë bëri jehonë pozitive kudo në Kosovë e në trojet tjera etnike shqiptare, por edhe në diasporë. Shqiptarëve, që kishin ndjerë , për një kohë, një ftohje të idealit për bashkimin kombëtar, iu shtua gëzimi dhe forca, kurse gjithë shqiptarët e tjerë që merreshin e gdhiheshin me këtë ideal në zemër, sot e gjithmonë, ndjehen shumë më të fuqishëm, Ndjehen të ringjallur sepse , më në fund, këto fjalë të bukura e kjo ide madhore u tha nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Dr. Sali BERISHA. . Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë është dhe duhet të jetë; toleranca, mirëkuptimi, bashkëjetesa paqësore, në mes feve. Këto tipare e kanë burimin te ndjenja demokratike dhe zemërgjërsia e shqiptarëve, të cilët me mençuri, urtësi , gjithmonë dhe në çdo kohë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë një gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithë se cilit, pra secili ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj, toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat morale qytetare qysh nga paraqitja e shtetit . Këto tri fe, kërkojnë prej çdo njeriu përsosmëri morale, respektimin e prindërve, dashuri për të farefisinë dhe atdheun, respekt, mëshirë, dhembshuri, zemërgjerësi, e si të tilla janë të baras të vlefshme, prandaj fetë asnjëra nga to nuk kanë qenë, por nuk jonë edhe sot pengesë për bashkimin kombëtar. Disa, për të mbështetur këtë ide, e interpretojnë ose e komentojnë jashtë kontekstit historik thënien e poetit burrështetas Vaso Pasha “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Ajo thirrje u drejtohet shqiptarëve në një kohë kur shtetet shoviniste përpiqeshin të shuanin çdo ndjenjë kombëtare duke spekuluar me besimet fetare për t’i përçarë shqiptarët. Mendime të tilla, jo që nuk janë demokratike, por pengojnë unitetin kombëtar shpirtëror që kemi arritur dhe unitetin etnik që duam të arrijmë gjatë shekullit që instrumentalizohet për të denigruar ose diskredituar në sy të opinionit publik fenë islame. Ky është një mashtrim i paskrupullt, sepse fundamentalizmi është lëvizje politike me synime të caktuara, që i ka rrënjët tek revolta kundër kolonializmit, pra jo vetëm nuk ka të bëjë me fenë, por bie krejt në kundërshtim me parimet themelore të islamit, me mësimet e Kuranit dhe porositë e Allahut të Plotfuqishëm e Mëshirues. Vetëm njeriu që nuk beson në Zotin, kryen vepra të këqija kundrejt bashkatdhetarëve të vet ose komuniteteve të tjera, që Zoti me madhështinë e Tij i njeh të gjithë njerëzit e barabartë. Ekstremi tjetër janë idetë ateiste komuniste të cilat po qarkullojnë nëpërmjet ithtarëve të tyre, duke mbështetur tezën se besimet fetare dhe parimet e tyre fashitin dhe pengojnë ndërgjegjen e masave popullore për arritjen e bashkimit kombëtar. Duhet kuptuar se synimi i tyre kryesor është të vërtetojnë tezën se fetë sjellin përçarje, se me parimet e tyre morale predikojnë vetëm nënshtrimin, dëgjueshmërinë dhe që nuk pranojnë dhunën, janë të dëmshme.Fatkeqësisht në Shqipëri sot për sot mungojnë fetarët e shkolluar dhe shpeshherë ndodh që një fetar i paditur i largon besimtarët, si mësuesi i dobët kur i largon nxënësit nga shkolla . Brezi i ri i fetarëve që po formohet dhe edukohet në shkollat e huaja ( çoftë ai mysliman, katolikë, etj, besohet se do të jetë në gjendje t’u përgjigjet më mirë nevojave shpirtërore dhe besimtarëve të rinj me një nivel arsimi më të lartë. Detyrë e prijsve – fetarëve shqiptarë është t’u largohen shpjegimeve empirike dhe të jenë në lartësinë e detyrave të kohës moderne. Edukimi fetar ka vlerën e vet cilësore krahas edukatës dhe arsimit. Me shpresë, që Shqipëria e Kosova në shekullin e ri do ta gjejnë veten në Evropën e Bashkuar. Opinionet e ndryshme të disa analistëve se, Evropa nuk do ta pranojë lehtë Shqipërinë e Kosovën (ose do t’i vërë kushte ) për shkak të përbërjes fetare, kryesisht myslimane, janë të pa baza dhe janë pjellë e kuzhinave të armikut. Mendoj se opinionet e tilla jo që pengojnë proqesin e Bashkimit Kombëtarë por ato shkaktojnë huti edhe në popullë. Mendoj se Evropa është vendi i lirisë, barazisë , demokracisë , pluralizmit dhe respektimit të të drejtave njerëzore, pra, edhe të besimit fetar. Viteve të fundit komuniteti shqiptarë në shumë shtete ; Gjermani, Zvicër, etj , ka filluar të ndertojë ( pra ti lejohet ndertimi i xhamive) nga komuniteti islame dhe duhet cekur se ky komunitet respektohet dhe nderohet nga komunitetet tjera të shteteve ku jetojn mërgimtarët tanë.Në anën tjetër besimtarët katolikë gati pjesa dërmuese e tyre janë aktivë dhe sherbimin apo ritet fetare i kryejnë nepër lokale të kishave gjermane, apo zviceriane, etj. Duket se disa dijetarë ngatërrojnë me qëllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshëm shpirtëror, ndjenjë e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrë. Fakti më kuptimplotë është shumë i freskët. Edhe pse afër pesëdhjetë vjet propagandë ateiste nga regjimi komunist edhe pas njëzet e katër vjet shtypjeje të çdo ndjenje fetare dhe ndalimit me ligj të shërbimeve të kultit e të një ateizmi të detyruar, ndjenjat fetare të shqiptarëve, jo vetëm nuk u shuan, por u gjallëruan në format më të ndryshme, derisa u ringjallën me një forcë akoma më të madhe, duke u bërë promotore për proceset demokratike të viteve ’90.

Në një kuptim më të gjerë, populli shqiptar, që nga Ilirët e lashtë, ka qenë pjesëtar i popujve të Mesdheut në zonën më aktive të botës së kulturës, në shtratin ku lindën dhe u përhapën fetë monoteiste moderne dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte jashtë këtyre proceseve. Historia dhe ndikimet fetare janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me jetën e popullit shqiptar.Tipari themelor i tre besimeve kryesore në vendin tonë ka qenë toleranca, mirëkuptimi, apo bashkëjetesa paqësore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve të tyre. Këto e kanë burimin te ndjenja demokratike e shqiptarëve, të cilët në mënyrë të vetëdijshme ose intuitive gjithmonë kanë ditur të bëjnë dallimin se i përkasin një kombi, kanë lidhje gjaku e farefisnie, kanë gjuhë, zakone e tradita të përbashkëta dhe besimin fetar e kanë konsideruar si një të drejtë që i përket gjithë se cilit ta zgjedhë sipas dëshirës së tij. Kësisoj, toleranca fetare u bë pjesë e pandarë e botëkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat e normave morale qytetare qysh kur duket në histori shteti i arbrit, ashtu edhe më vonë kur u hodhën themelet ideore të shtetit modern shqiptar nga Rilindësit tanë. Dua ta përfundoj këtë shkrimë duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojë të mësojë traditat fetare, harmoninë dhe tolerancën që ka dalluar kurdoherë udhëheqësit fetarë shqipëtar të Kosovës si dhe ata të Shqipërisë, kontributin që ato kanë dhënë, si në historinë e kulturës kombëtare, është shumë I madhë .Detyrë immediate e udhëheqësve fetarë, partiakë, intelektualë në; Shqipëri,Kosovë, trojet etnike dhe diasporë, sot duhet të jetë uniteti dhe rruga drejtë bashkimit kombëtarë. Kërkohet që liderët fetarë, partiak dhe intelektualë gjatë leksioneve te tyre të flasin më tepër për bashkimin kombëtarë. Bashkimi kombëtarë është një process ( ligj natyror) i cili ecë, lëvizë ngadalë por sigurtë, po nëse ne e përkrahim dhe i zbatojmë detyrat, kryejmë obligimet që kemi ndaj Tij, me siguri se më shpejtë do të arrihet Bashkimi kombëtar.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen