Pesë arsye për të mos hequr dorë nga kafja

Rrezore | admin | 10.03.11 | 10:59

  1. Ul riskun për infarkt. Pirësit e moderuar të kafesë, ata që konsumojnë nga një deri në tre kafe në ditë, kanë risk më të ulët për t’u prekur nga infarkti se sa ata që nuk e konsumojnë kafenë. Antioksiduesit që përmban kafja e bëjnë atë të dobishme për zemrën.
  2. Lufton diabetin. Antioksiduesit që përmban substanca janë në gjendje të rrisin ndjeshmërinë e qelizave të trupit ndaj insulinës, duke bërë trupin më në gjendje të vetërregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Një studim tregon se ata që pinë katër ose më shumë kafe në ditë kanë më pak risk për t’u prekur prej diabetit të llojit të dytë.
  3. I bën mirë mëlçisë. Ndonëse në këtë fushë studimet nuk janë shumë të thelluara, ka një statistikë që tregon se përdoruesit e kafesë janë më pak të prekur prej çirozës se sa ata që nuk e përdorin atë.
  4. Rrit kapacitetin e trurit. Pirja e një deri në pesë kafe (ndonëse nuk rekomandohet m shumë se tre), shërben për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja e alzaimerit dhe parkinsonit. Përbërësit e kafes ndihmojnë neurotransmetuesit të funksionojnë më mirë.
  5. Qetëson dhembjet. Dihet se mos moskonsumimi i dozës ditore të kafes shkakton dhembje koke, por studimet tregojnë se kafeina e ndodhur në 200 miligramë kafe është në gjendje të qetësojë dhembjet trupore, përfshi atë të migrenës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen