Poetët e Marsit

Histori & Fakte | Zef Prenka | 20.03.13 | 21:47

Vilson Blloshmi sot do të ishte 65 vjeç, ndërsa kushëriri i tij Genc leka do të ishte 72 vjeç.Të dy nga fshati Bërzeshtë, filloren e mbaruan po në Bërzeshtë. Genci duke qënë më i madh disa vite, shkoi dhe ndoqi arsimin në qytetin e Elbasanit, madje dhe e ushtroi profesionin e mësuesit deri në vitin 1967. Vilsoni, edhe ky e mbaroi pedagogjiken në Elbasan më 1966, por me një ndryshim nga kushëriri i tij. Vilsoni nuk dha asnjë orë mësimi. Ishte një periudhë kur lufta e klasave ishte në kulmin e saj, në lulëzim e sipër përsa i përket terrorit që u zhvillua mbi klasën e përmbysur në Shqipëri.

Genci do të rropatej në punët më të rënda në fermë, pyjore e gjithëkund duke u survejuar , duke u ndjekur këmba-këmbës nga minjtë e gjerizave, komunistët e gjerizave dhe sigurimi famëkeq. Genci ndiqej nga ky llumb shumkëmbshësh që nga viti 1959 deri më 31 gusht 1976, ditën që i hodhën prangat. Po ashtu Vilsoni. Të njëjtët zvarranik filluan ta survejojnë që nga viti 1963 deri më 5 gusht 1976, ditën që e prangosën.

Vilsoni do të punonte në kooperativë, në ndërmarrjen -Stavraj- dhe në minierën e Përrenjasit 1500 metra në thellësitë e nëntokës. Edhe në këto kushte këta iu nënështruan fatit duke ulur kokën, duke patur shok dhe bisedonim vetem me librin . Ata studionin përkthime, krijonin sipas mënyrës së tyre, ashtu gjithmonë në heshtje pa kundërshtuar asnjëherë dhe kur i ndëshkonin apo provokonin aty ku punonin. Ata të dy diskutonin me njëri-tjetrin dhe xhaxha Hasanin. Mirëpo terroristët koministë përsëri nuk i lanë atje ku u rezervuan atë fat për të dy intelektualët dhe poetët. Intriguan, shpifën, sajuan me shkresa që nga kriminelët e Tiranës Hysni Kapo, Ramiz Alia, Nauka Bozo, një Miti e ku di unë lloj-lloj plehërash, për t’i shpërndarë dhe për t’i bërë të besueshme në komitetet e partive të rrethit dhe në organizatat bazë të kriminelëve të partisë terroriste komuniste. Sajuan çfarë iu deshë, mbasi na ndërruan dhe akt akuzat, gjetën një formul tjetër e cila u garantonte vdekje të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Gjyqin e bënë me dyer të mbyllura. Aty posht mësova se Vilsoni dorën e majtë e kishte gati të paralizuar nga torturat me pranga në birucat e Tiranës (tek rruga Mine Peza). Më 17 korrik, mbas 35 ditësh të lidhur kokë e këmbë me pranga e me zinxhirë i marrin në mes të natës, i pushkatojnë dhe i grposin në buzë të një përroi me emër të çuditshëm “Përroi i Firarit”.
Genci e Vilsoni tani ju duhet ta keni marrë vesh se unë i kam zbuluar të gjithë ndyrësirat e komunizmit në bashkëpunim me sigurimsat. Kam zbardhur tërë rrjetin e organizuar që në Bërzeshtë e deri në Librazhd, Tiranë, Elbasan dhe Lushnje. Të gjithë bashkëpuntorët e sigurimit, të gjithë informatorët, rezidentët, forcat e lira deri tek dëshmitarët që ju i pat me sytë tuaj që flisnin me kokën ulur duke u ngatërruar me gënjeshtrën. Genci dhe Vilsoni shumë nga këta sigurimsa, hetues, operativë e plot këlysh të tjerë të komunizmit i ka marrë në mbrojtje partia demokratike, I ka punësuar, i ka pasuruar duke i çuar në ato vende pune ku grabitet e vidhet më shumë. Madje o Genci, përkrahje shumë të veçantë i kanë dhënë informatorit, spiunit, dëshmitarit dhe hajdutit Aqif Leka. Niti nga hajdut pulash në fshat i cili akuzohet dhe për një vrasje, e caktojnë në Librazhd kryetar partie të PD. Për ta ndihmuar e caktuan dhe drejtor të elektrikut ku mori veten shumë mirë duke vjedhur me faturat e energjisë elektrike. Mirëpo sigurimi e ndiente veten brrxhli ndaj kësaj familje hajdutësh, spiunësh e vrasësish dhe e bën dhe nënprefekt.

Pra, o Genci dhe Vilson dijeni mirë se me ne të tër (anëtarët e dy familjeve tona) zhvillohet një lloj lufte klasash, por e një lloji tjetër nga ajo e mëparëshmja. Ndërsa personat janë të ndryshëm, me të njëjtën partishmëri, sekretarët e partisë komuniste që zhvillonin luftën e klasës para ’90 –tës edhe tani po koministët (sekretarët e partisë) zhvillojnë luftën e klasave,duke i dhënë prioritet neo-komunizmit dhe sigurimit.

Pra shkurt o Genci e Vilson po nuk pate lidhje me komunizmin, po nuk pate lidhje me sigurimin, po nuk je bashkëpunëtor informator, denoncues apo të kesh kryer ndonjë krim, PD nuk të përkrah ky është realiteti i sotëm që po jetojmë. Asgjë nuk u vu në praktikë në ndryshimin e sistemit nga ato që më shpjegonit ju të dy nga leksionet e demokracisë. Këtu po përpiqen të ndryshojnë kapitalizmin komunistët e jo ashtu siç e mendonit ju.Cone më 7 Mars ne përcollëm Tetën në banesën e fundit.Tani ata janë bashkuar të gjith Gjyshi, xhaxhi Hasani të kam thënë më përpara se ndërroj jetë në kampin shfarosës të Spaçit. Në krah të tyre është gjyshja që ti e varrose vet me ato duar në 27 Korrik 1967,kohë kur babai jonë ishte në burg. Në krah të gjyshes o Vili është mamaja jonë e cila për pak muj mbush 10 vjet që ka ndrruar jetë. Natën e 29 Marsit 1991 më lëshuan se skishte kush të më mbante më në burg. Kur vajta në shtëpi rreth orës 00 1 të mesit të natës Maman e gjeta zgjuar e di çfar tha kur më pa te dera e konakut-:Au erdhi Bedriu shyqyr o zot, a të ishte gjall dhe ai tjetri “u ngrit nga vendi ku rrinte pas zjarrit nxitoj të më përqafonte por nuk mundi u shëmb në mes të konakut .U ula kur e kapa për ta ngritur pash se ajo ishte zverdhur, i kishte rënë të fikt…Ndësa ti Genci e di se Gjikën e ke në krah shumë afër ndërsa babain (Bardho Leka )shkrihet dalë nga dalë në një vend disa kilometra larg .Jam interesuar e kam gjetur vend-varrimin në varrezat e Prizrenit, të kam shkruar më parë.Të kam thënë se miqët e tij më dhanë orën e cila vazhdon të punonjë, e ju o të shkret vazhdoni të kalbeni para kohe sepse dora gjakatare terroriste- komuniste ua këputën jetën në moshën më të mirë dhe ju groposën buzë një prroj të shkretë….Tika dhe Tina janë gjallë me shumë vështërsi jetojnë. Zhulli është shumë e lodhur .Vili Eni vazhdon e smurë lëngon në spitalet jasht vendit duke u torturuar nga kimioterapia. Diana e thinjur dalë nga dalë po jeton.Tani Gëzuar ditëlindjen 18 dhe 23 Marsin .Mos kini merak se prap do ju shkruaj kurrë nuk do ju harroj .Gëzuar gëzuar o vëllezer o drita e jonë e përjetëshme.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen