Edi Rama – rreziku apo status quo- ja e shqipërisë!??

Analiza & Komente | Zef Prenka | 22.12.19 | 18:58

EDI RAMA dhe shqiptarët!?

Kjo që po ndodhë me politikën shqiptare, jo vetëm që nuk është e pranueshme, por edhe tejet e dënueshme!

Rama sikur e ka gjetur formulën e mpirjes së trurit të te gjithë atyre që s’kanë fare !?

Kjo mënyrë, që Edi Rama po orvatet ta bëjë të zbatueshme duke gjetur mënyra t’i kundervihet politikisht vëllezërve të tij të Kosovës ( ose të Dardanisë, sepse ky term ndoshta e vetëdijeson Ramen dhe skllavet e tij..?!),që përmes nje “ mini Shengeni“ po tenton të bëjë JETËZGJATJE të postit, si kryeminister i Shqipërisë.

Shqiptarët e shqipërisë nuk do duhej të bien pré e  ketij projekti, që është zeier e përzhitur në kuzhinat Ruso- Sllave.

Nëse nuk e kanë të kjartë se, me keto lloj projektesh, shqipëria po futet dhe zhytet nën një administrim Ruso- Sllav, atë po u garantojmë që tani dhe pa humbur kohë .

Pse, jemi të shqetësuar ne shqiptarët nga Kosova?

Për faktin që, ne E NJOHIM fare mirë politikën serbe e përmes sajë edhe atë ruse, sepse një shekull kemi bashkjetuar ( të paktën politikisht pa dëshirën tonë, por me dëshirën dhe vullnetin e kasapit shqiptar – EH dhe sherbëtorëve të tij…) si të tillë ne( Kosovarët) i njohim shumë më mirë prapaskenat politike dhe strategjike të sllaveve në raport me trojet shqiptare.Ata e kanë si Alfa & Omega zaptimin e tokave shqiptare historikisht dhe sot e gjithë ditën.

Kjo, nuk do merret si e vërtetë nga të gjithë ata që, kanë futur „kokën në zall (rërë)“në shqipëri dhe nuk i pranojnë këshillat e vëllezërve të tyre nga Kosova!?

„Mini Shengeni Ballkanik“ do jep një mundësi që sllavët t’a kontrollojnë deti e tokë të trojeve shqiptare.

Përmes tyre( serbëve) me mijëra rus të blejnë dhe të kontrabandojnë me territorin e shqipërisë, sepse ata do bëhen serb me çdo lloj dokumentacioni…?!

Nga ana tjetër, Beogradi është dhe pranohet me me endje nga Përendimi se sa Tirana sepse i kanë rrënjet thellë në Francë e Spanjë, Rumani e Greqi etj.

Prandaj, keto lojra të rrezikshme,serbia po i vë në jetë përmes mekanizmit të quajtur Edi Ramë dhe ky i fundit sikur nuk i hà fare për elitën Kosovare dhe kjo formë e hapjes së një “ lufte politike“ mes vëllzërish, ka përfitues Vuqiqin dhe sllavet.

Do duhej koordinim politik mes vëllezërish,ashtu që Kosovës ti ndihmohej ndaj serbisë nga ana r shtetit amë dhe anasjelltas, shqipërisë t‘ i ndihmohej daj Grekut nga përkrahjet e elites Kosovare.

A do të realizohet ky projekt fatal për shqiptarët?!

Po edhe jo! Ose, Jo edhe po!

Po, sepse Rama po e shfrytëzon dobësimin e opozites dhe vakumin institucional në Kosovë dhe atë që nuk arriti Hashim Thaqi me
“ shkëmbim territoresh“, po e bënë Viqiqi me Ramën, aq sa edhe më përmasa gjithpërfshirëse ë shqipërisë nën kthetrat e serbisë!?

Jo, sepse, Kosova është shpëtimi por edhe sakrificë  këtij projekti.

Mbetët të shohim se sa shpejt do të krijohet qeveria e re e Kosoves dhe Kryeministri i mundshëm zt.Albin Kurti të pozicionohet kundër apo, pro këtij projekti zaptues që, Rama e Vuqiqi janë „fejuar“ mes vete përmes ketij projekti.
„Martesa“ e tyre nuk e besoj që do të realizohet sepse, ka shqiptarë që dijnë dhe munden për ta ndalur ketë keqbërës kombëtar!

Ky njeri – ER- do duhej të shpallet botërisht i pa pranueshëm me kabinetin e tij në qeverisje të shqipërise dhe me ketë hap të guximshëm të shpëtohet shqiptaria nga kthetrat sllave dhe ndikimi i tyre edhe me turqit të ndajnë SHQIPTARINË!?

Z.P
Stuttgart
22.12.2019

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen