Liderët e Kosovës kërkohet ti thonë hapur Serbisë

OP-ED | admin | 25.03.13 | 21:23

Kosova është e pavarur – është shtet, dhe ajo vendos për fatin e vet.

Për çdo ditë flitet në Radio e Televizion po shkruhet në shtypin tonë ditor, javor apo mujor, nga intelektualët, politikanët, analistët, gazetarët, historianët.., për idenë e bashkimit kombëtar. Unë para se ti shkruaj ca rreshta lidhur me këtë dua të citojë një thënje të shkrimtarit tonë me famë botërore Ismail KADARE, i cili thotë : „Asnjë doktrinë, asnjë manipulim, asnjë trusni shtetesh, lobesh ose organizmash ndërkombëtarë nuk mund ta pengojnë kombin shqipëtar të kryejë atë që të gjithë kombet tjera të Europës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer bashkimin e tyre. Me këtë akt populli shqiptar nuk synon asgjë të veqantë; ai kërkon veq normalitetin e vet „.

Avansimin e shtetit shqiptar e shoh të lidhur ngushtë me zhvillimin e demokracisë dhe realizimin e normave demokratike, pra thënë shkurtë jetësimin e tyre në praktikë. Demokracia në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike dhe diasporë do të jetë e pa realizuar tërsishtë derisa kombi shqipëtar është i përgjysmuar . Pa e kuptuar mirë këtë mendim shqiptarët, do të jetë e vështirë zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare dhe rruga drejtë bashkimit kombëtar. Ne do të citojmë edhe një thënje të politologut, intelektualit e atdhetarit të denjë të çështjes kombëtare zotit; Ukshin HOTI ( për fatin e të cilit që nga maji i vitit 1999 , nuk dihet akoma edhe sot).“

Ai bashkimin e shqiptarëve e sheh në funksion të narmalizimit të mardhënjeve me fqinjët. Ai, mendon se me këtë zgjidhje politike nuk prishet asgjë nga balanci tradicional politikë i fuqive të mëdha“. Kur flasim për një popull të përgjysmuar e të ndarë me dhunë nga të tjerët bashkimi kombëtarë është si domosdoshmëri për zhvillimin e tij normal dhe për kryerjen e funksionit elementar, stabilizues dhe të sigurisë që i takon. Gjatë tërë historisë elita intelektuale ponjashtu edhe ajo politike shqiptare; si në Shqipëri dhe ajo në Kosovë, nuk u angazhuan sa duhet përjetësimin e idesë për bashkimin kombëtarë.

Siq po shihet deri më tani, elita qeveritare dhe ajo intelektuale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, po tregojnë një patriotizëm europian, një patriotizëm koperativ, një patriotizëm ndërtues, është një synim në përputhshmeri me tendencat e përgjithshme të integrimeve europiane. Kombit shqiptar i takon që të kërkoj dhe ti realizoj të drejtat e veta, kjo gjë është edhe e arsyeshme, si një e drejtë realizimi i së cilës i ndihmon proceseve integruese në Europë. Këmbëngulja e Serbisë a do ti pengoj këto procese?! Eshtë koha e fundit kur liderët e Kosovës ti thonë hapur dhe pa kurfarë frike Serbisë, se Kosova është e pavarur – është shtetë, dhe ajo vendos për fatin e vetë. Elita jonë intelektuale, qeveritare e shtetërore nuk guxon të kënaqet me ate çka na e servon Europa .., apo Serbia. Nëse qeveritarët tanë nuk ngulin këmbë dhe ti mbrojnë të drejtat e tyre (të drejta që janë të sanksionuara me ligje ndërkombëtare) me çdo kushtë .

Duhet treguar Europës, se sot është koha kur edhe populli shqipëtarë jo vetëm ta kërkoj .., por edhe ta realizojë të drejtën e vetëvendosjes, pra nëse e kërkon populli edhe bashkimin kombëtarë. Bashkimi i shqipëtaeve është një proces i pandalshëm dhe duhet të shtrohet para Europës, si një punë e kryer. Nëse kjo zgjidhje pengohet nga të tjerët, kurrë në Europë e më gjërë nuk do të ketë stabilitet. Sot kërkohet nga liderët, akademikët, qeveritarët, intelektualët, akademikët.., etj, krijimi i një politike unike demokratike e moderne kombëtare, e cila do të kishte qëllime të qarta , të nje politike dinjitoze dhe jo nënshtruese. Ky hapë duhet te bëhet sa më parë, sepse demokratizimi i vërtetë i Kosoves, dhe udheheqja e shtetit nga forcat demokratike, ( e jo nga ato majtiste, staliniste, marksiste.., do ta pengonte jo vetem bashkimin kombëtar por edhe zhvillimin e ndertimin e shtetit të Kosovës) etj  krijimi i institucioneve te pavarura të Kosovës. -Nëse shikojmë aspektin politikë ideologjik, rruga më e mirë do të ishte një lloj kombinimi i nacionalizmit progresiv qytetar me ate etnik. Ky lloj nacionalizmi, nuk do të lejojë që me fatin e popullit shqipterë të luajne të tjeret, (siq po luajnë tani).

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen