Tina

OP-ED | Xhenc Bezhi | 25.03.13 | 20:55

E gjithë banesa e vogël, në një qytet të madh të Evropës ishte mbush plot me “cicërima”.Ajo “cicëronte” edhe përpara nga pak, por kësaj radhe “cicërimat” e sajë ishin krejtësisht në shqip, jo si pak muaj ma parë kur fliste ma shumë gjermanisht. Tina tash ma ish ba vajzë e madhe, ajo kësaj vere kishte festue ditëlindjen e sajë të katërt, bashkë me nanën, vëllain, gjyshin, gjyshen dhe hallën në Kosovë. Arsyen pse babi nuk kishte udhëtue me ta nuk e dinte, nuk e dinte pse kosovaret dëboheshin çdo dite prej vendlindjes se tyre, e nuk guxonin të ktheheshin prapë. Nuk e dinte se kishte qenë shume e vogël kur i patën thanë se do të shkonin te daja. Dinte vetëm se gjyshja e gjyshi kishin qa, por nuk e dinte se perse, dhe ndoshta ishte çuditur se si mund te qanin pse dikush shkon online casinos te daja. Ajo nuk dinte se…… ajo nuk dinte shumë çka. Nuk e dinte se edhe ajo ishte një zog casino online i dëbuam, nuk e dinte se ishte e vogël të ngarkohej me rrëfime të tilla. Por tash ajo ishte mbushe energji ne vendlindje, dhe sa here i jepej rasti me fol, ajo nuk pushonte se rrëfyeri për ditët e pushimit te sajë në vendlindje. Babit të sajë i thoshte; – Babi, pse ne jetojmë këtu, në ketë banës të vogël, kur në Kosove kemi shtëpi të madhe? Ti babi nuk mundesh me e marrë me mend sa mirë asht atje, të gjithë njerëzit flasin shqip. Atje guxojsha me luajt, me këndue, me u hedh e me vallzue sa të kisha deshirë, e askush nuk më bërtitke, as fqinjët nuk ankoheshin si këtu. Atje kishte dhe shumë ushtar e polic, si neper filma, veç se ata ishin për se vërteti në çdo cep rruge. (Sa mire se nuk e dinte ajo se sa “ të sigurt” jetonin shqiptarët atje). Një dite Tina luante se bashku me ca fëmijë te tjerë, po ashtu refugjat, por nga vende të ndryshme te botes. Luanin dhe ajo rrëfente për Kosovën e saje të bukur, rrëfente dhe përgjigjej në pyetjet e fëmijëve kureshtar. Dhe në fund pyeti ajo fëmijët; -Po Kosova e juaj, a është edhe ajo e bukur si Kosova ime?

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen