Shqiptarët po dëshmojnë vet se janë kundër vetvetës

Arkivi | Dedë Preqi | 13.03.11 | 20:29

T’i thuash vetës se jam shqipëtar,duhet ta njohësh gjenezën tënde se nga e ke prejadhjen,apo kush janë shqiptarët.Emri i ilirëve përmendet për herë të parë në gjysmën e parë të shekullit V-të,para Krishtit,nga Herodoti,i cili quhej Babai i Historisë,që ka merita për zbulimin e ilirëve,nga të cilët rrjedhin shqiptarët.Një referim ndaj fakteve historike dhe arkeologjike dëshmon se rrolin kryesor në formimin e popullit shqiptar e luajti Dardanija,e cila u zhvillua mbi traditën e kulturës ilire.Duke u mbështetur në faktet historike dhe në vet fjalët e shën Palit(apostull i Krishtit) thot:“Prej Jeruzalemit e rreth e përqark deri në Ilirik,e kam kryer plotësisht detyren time të përhapjes së Lajmit të gëzueshëm mbi Krishtin“.Dotë thotë se ilirët apo para ardhësit e shqiptarëve,së pari e muarën fenë e krishterë,e cila i krijoi kishat dhe objektet e veta fetare.Mirëpo, me ardhjen e sllavëve pa dyshim se u shkatërrua çdo gjë e arritur nga kishat ilire- dardane,ashtu u bë edhe uzurpimi i tokave pjellore nga barbarija e këtyre njerëzve,të cilët e sjellën edhe fenë e tyre,duke zaptuar kishat dardane,të cilat i kanë shëndërruar në objekte fetare të veta sllave,deri në ditët e sotme. Më vonë shqiptarët e pësuan edhe një tragjedi të shumëfishtë,duke rënë nën sundimin e osmanëve,të cilët me luftëra që zgjatën disa vite,afro pesë shekullore,solli të këqia e tmere të mëdha në popullsinë shqiptare.

Ashtu filloi edhe diskriminimi ndaj popullsisë krishtere shqiptare,duke i islamizuar me dhunë apo me metoda tjera,ku shumica e tyre kaluan në fenë islame,që masoviteti më i madh fakton se u bë kah fundi i shekullit XVIII-të.Kështu populli shqiptar sakrifikoi që të mbetët në fenë e të parëve të vet,apo të ndërroi fenë për qështje të situatës,ku shumica kanë mundur ti ndërrojnë vetëm emrat,ndërsa fenë e kanë mbajtur në zemër,si zgjedhje e vetme që ta shpëtojnë jetën,por në faktë këta quheshin laramanë.Mirëpo,është interesant të theksohet se, kur Pjetër Budi,famullitar i dikurshëm në Shkup,në vitin 1621 i shkruante kardinalit M.Gozzadini për përgaditjet e kryenritjes kundër turqve në Shqipëri dhe në viset tjera të Ballkanit,thekson se kundër turqve nuk ishin vetëm shqiptarët katolik,por edha ata që ishin bërë mysliman,çka do të thotë se armiku i tyre ka qenë i përbashkët.Një gjë e tillë fakton edhe në luftën e fundit të vitit ’99-të,me Serbinë,ku shqiptarët pa dallim religjioni e kishin një armik të përbashkët,dhe së bashku atë e luftuan deri në momentin e fundit. Gjatë gjithë kohës së sundimit turk,kishat katolike dhe ortodokse sllave nuk kanë qenë të trajtuara njësoj,dhe kisha ortodokse sllave në krahasim me kishën katolike ishte e priviligjuar.Ashtu edhe gjatë sundimit sllav në tokat shqiptare, katolikët dhe muslimanët shqiptar nuk janë trajtuar në mënyrën e njejtë nga i njëjti pushtet,nga se besimi islam ka pasë më shumë privilegj.Pyetja vjen,pse ka qenë ky trajtim në kohën e turkut,por edhe pse ka qenë ky trajtim jo i njejtë edhe në kohën e sundimit sllav në mesin e shqiptarëve ? Përgjegjëja historike kishte me qenë shumë e zgjeruar,por me një ilustrim të shkurtër mund të thëmi disa fjalë.

Edhe sundimi osman, edhe sundimi sllav ,ndaj shqiptarëve ka qenë i kushtëzuar me qëllimin „sundo,përqajë“,sepse në të parën,qëllimi i osmanëve ka qenë përqarja në mes shqiptarëve dhe serbëve,për ta përforcuar pushtetin e vet otoman.Dhe e dyta,gjatë sundimit sllav,privilegj ka pasë më shumë bashkësija shqiptare islame,se sa ajo katolike,duke i paguar hoxhallarët me paga,ndërsa priftërinjt nuk janë paguar,por kanë jetuar dhe jetojnë sot e kësaj dite me lëmoshën që ua jep populli.Prandaj,përqarja ndëretnike fetare ndërshqiptarë ka filluar shumë herët,që daton në kohëra shumë të hershme,duke filluar që nga sundimi otoman e deri te sundimi i fundit serbo-sllav.Me këtë rast duhet të spikasim miopinë e pa besueshme dhe mendjelehtësinë e pa falshme të të gjithë atyre që paftyrshëm pranuan këtë rrugë të tyre të përqarjes ndër vëllezërore në mes të shqiptarëve.Me gjithë dhunën përmanente dhe politikën antishqiptare,që shkaktuan sunduesit e huaj ndaj shqiptarëve,prapë se prapë nuk mundën ta nënshtrojnë,as ta mposhtin këtë popull stoik dhe prometheik.

-Ekstremizmi islamik dhe i çdo lloji tjetër,paraqet vetëm rrezik për popullin kosovar. Kosova duhet të jetë vendi i njerëzve të lirë,pa dallime fetare dhe kombëtare,ndërsa, rrymat ideologjike ekstremiste islame ,apo rryma të tjera ekstremiste radikale,që sot po lulëzojnë dhe kanë marrë hov në Kosovë,mos të ushqejnë fëmijët tanë të cilët mund të”kënaqën” vetëm me kupën e ndonjë helmi të rrezikshëm. Shqetësimet e islamit radikal janë rritur në rajon,poashtu edhe në Kosovë.Arabia Saudite dhe shumë vende të Gjirit Persik,kanë derdhur shuma të mëdha parash në Bosnje dhe në Kosovë,për ti arritur objketivat e veta.Disa burime perëndimore thojnë se gjendja e dobët ekonomke dhe sociale e qojnë në rritje një ekstremizëm të tillë.Tani përtani,Kosova mundet të jetë vendi më i rrezikuar,sepse ka një shifër afro 45% të popullsisë pa punë dhe në kushte të vështira.Ata ofrojnë njerëzve një pagë mujore,vetëm për të vepruar sipas ideologjisë së tyre.Shumë xhamija janë ndërtuar dhe financuar nga këto shoqata vehabiste.Këta njerëz nuk e dëshirojnë islamin e sotëm modern,por bazohen më shumë në burimet fundamentale islamike.Kjo lëvizje ka depërtuar në shkolla të ndryeshme dhe fakultete,por edhe në shumë qendra rinore.

Ky sekt është formuar aty nga shekulli i XVIII-të,që vjen nga Arabija Saudite.Ideologjija e tyre është që ky vehabizëm ta sundojë botën,sipas ideologjisë së tyre ekstremiste,duke mos njohur dhe respektuar religjionet tjera.Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës,thuhet se çdo ideologji apo akt që ka për qëllim njollosjen e islamit dhe destabilizimin e Kosovës,është e pa pranueshme.Rreziqet që paraqet kjo rrymë janë të demenzioneve të ndryeshme,dhe qëllimi i tyre nuk është vetëm feja,por edhe interesat tjera strategjike.Ndërsa, rasti i fundit i dorasit Arid Uka,që vrau ushtarët e pa fajshëm amerikan në Frankfurt të Gjermanisë,paraqet një akt terrorist, i cili është i lidhur dhe i frymëzuar nga qarqet e tilla të ekstremizmit islam,të cilat kanë qëllime të tmershme radikale në tërë botën,posaqërisht të drejtuara kundër SHBA.Sipas burimeve mediale dhe burimeve të tjera hetimore,ky shqiptar kosovar nga Mitrovica,konstatohet se ka përqafuar terrorizmin në emër të fesë,të cilin e realizoi edhe në aktin shëmtues ndaj ushtarëve amerikan.Është e tmershme sidomos për shqiptarët,që të shprehin një lloj të tillë terrorizmi,e veqmas ndaj amerikanëve,të cilët ishin një ndër të parët popuj në botë,që përkrahën shqiptarët në luftë për liri dhe pavarësi.Dhe ky rast,duhet ti shërbejë shumë popullit shqiptar,që këto elemente ekstremiste të mirren me seriozitet,sepse llojet e tilla të ekstremiszmit islam në Kosovë paraqesin rrezikun më të madh të vet islamit dhe popullit shqiptar, si dhe rrezikshmërinë në rajon.

Nëse shqiptarët i humbin miqtë e vet,apo e zvogëlojnë rrethin e miqësisë në këto rrethana të pa lakmueshme,në këtë mënyrë zvogëlohet edhe imazhi ndaj këtij vendi,duke ditur se çfarë bëri Serbija me shtetet myslimane në lindje,duke i përvetësuar këto vende që mos ta njohin pavarësinë e Kosovës,edhe pse Kosova konsederohet se përbëhët nga shumica me një popull me përkatësi myslimane.Si shqipëtar,pa marrë parasysh se e lexon Biblen apo Kuranin,njëra dhe tjetri burimin e kanë te një zot,dhe as një burim i tyre nuk thot,as nuk shkruan,që në emër të zotit,të veprojë apo tia merr jetën tjetrit,sikur që ngjanë sot nga këto sekte ekstremiste,të cilat përgadisin anëtarët e vet, duke hyrë nëpër turmat e njerëzve,të mbushur plot me eksploziv,dhe në emër të zotit japin signale dhe shkakëtojnë vdekjen e qindra njerëzve të pa fajshëm.Parimet krishtere dhe etika e islamit të vërtetë,janë në kundërshtim me këto elemente të radikalizmit islamist,si edhe i çdo lloji ekstremizmi tjetër.As Krishti,e as Muhamedi nuk ishin shqipëtar,dhe për fat ata nuk sjellën në predikimet e tyre ligje të tilla ekstremiste,që paraqesin djallëzi dhe urrejtëje mbrenda njerëzore,por vetëm sjellën mësime,këshilla dhe predikime të bazuara në dashurinë ndaj zotit dhe dashurinë ndaj njeriut pa dallim.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen