Pse është e rëndësishme biseda me fëmijën?

OP-ED | admin | 28.03.13 | 12:50

Biseda mes prindit dhe fëmijës është një zhvillim shumë i rëndësishëm emocional, psikik, social dhe moral i fëmijës. Ajo është një pjesë përbërëse e prindërimit siç janë artet e teknikat që mësohen, shpjegojnë pedagogët dhe këshilluesit psikologë.

Për këtë, kur të bëheni me fëmijë, armatosuni me durim, keni vullnet për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Në kuptimin komunikativ, është e rëndësishme që të mos ekzistojnë tema tabu mes prindit dhe fëmijës. E rëndësishme është që prindërit të njohin fëmijën e tyre, ta pranojnë ashtu siç është, dhe të mundohen ta formësojnë ashtu si mendojnë që duhet të jetë.

Në moshë të re, duke mësuar aftësitë themelore, veçanërisht kur është në pyetje siguria, nuk ekzistojnë dilema-prindi paraqet kufizimet të cilat duhen të respektohen. Natyrisht, prindërit vendosin kufizime edhe kur janë fëmijët më të rritur. Si dhe a do të bisedojë prindi me fëmijët e tij, varet nga mënyra e kontaktit që mbretëron në familje. E rëndësishme është që prindërit të bisedojnë me fëmijët, të kenë besim në ta dhe që kjo marrëdhënie të jetë reciproke. Kjo nuk nënkupton që të marrin përgjegjësitë e fëmijës si të tyren, por që me anë të bisedës t’i sqarojnë fëmijës kufizimet çfarë lejohet. Të gjitha këto varen nga shumë faktorë.

Biseda mundëson që të kuptohen nevojat e fëmijës dhe nevojat e prindërve. Në familjet e kufizuara dobët nuk janë të qarta nevojat e fëmijëve, e le më të prindërve. Në familjet e tejkufizuara kur kufizimet janë të ngurta dhe të ngjeshura, prindërit zakonisht presin dhe nuk kanë interesime personale për ndjenjat e fëmijës.

Shumë familje kanë kontakte vetëm në një dimension-lidhen apo diferencohen më lehtë. Kjo formë ekstreme e baraspeshimit pengon procesin e zhvillimit të shëndetshëm të personalitetit të fëmijës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen