Kur një popull është i ndarë

OP-ED | Zef Prenka | 26.03.13 | 12:53

Letërsia jonë që nga vitet e 90-ta, e krijuesve që nisën rrugën e krijimtarisë së tyre letrare, ka sjellur prurëje të mëdha të cilave nuk ka mundur të u përballoj edhe kritika jonë letrare. Thonë se arti i fuqishëm lindë në kohë të vështira, dhe krijuesit tanë artin e tyre letrar e nisën mu në këto kohë të vështira, kohë kur nën sundimin e hekurt sllav ku fjala jonë ishte e ndrydhur dhe kërkonte guxim e sakrifica për të e folë dhe shkruar. Pasioni lindi me njeriun, por janë kushtet ato që hapin ose mbyllin shtegun e duhur. Pavarësia krijuese dhe hapësira e autorit në shoqëri vërtetë është një sfidë. Krijimtaria edhe është çështje individuale, por edhe e pavarur. Në shenjë të njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, janë botuar krijimtari të dëlira, të begatshme, kulturore dhe historike nga mbarë hapësira shqiptare. Një nga krijimtaritë letrare e një autori me pastërti shpirtërore, e cila na gëzoj kur ra në duart tona, është përmbledhja poetike“KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË“e autorit Arsim Bafti Krasniqit, poetit dhe publicistit tanë të vyer, i cili vjen nga Vllasa e Kosovës Lindore, i cili jeton dhe vepron në Zvicërr. Ky krijues i shquar mirret me shkrime, ku gjithnjë preokupim i tij është ciUdha çështja kombëtare dhe vendlindja. Një krijues i cili ka preokupim kombin dhe vendlindjen, ka pastërti shpirtërore, e cila është faktori kyq për ndërtimin e personalitetit të tij krijues. Arsim Krasniqi me punën e tij krijuese, ka ndërtuar hapësirën e vet krijuese, me një vizion të gjërë dhe si e tillë vepra e tij e krijuar do të ruaj përjetësinë. Tham më lart se preokupim i autorit në tërë përmbledhëjen e tij, janë çështja kombëtare dhe vendlindja, por jo të udhëhequr me ndonjë parim të sëmurë e individual, as nga përpjekje grupore apo klanore, por me një hapësirë të gjërë e të pavarur ku fiton arti. Të jesh letrar sot te ne, është mjaft e vështirë të gjendesh jashtë rrjedhave politike që ndodhin te ne.

Ky virus politik të e arsimimit dhe krijimtarisë të asaj kohe, por fatkeqësisht nga viset prej nga vjen poeti është një udhë e vështirë, plot ëndrra që kërkon guxim të çfaqet, pori bindur e i guximshëm për të i shërbyar atdheut, Arsimi ka intelekt e guxim të çfaq pasionin e ndrydhur me penën e tij. I etur dhe i mallëngjyer për vendlindjen dhe njerëzit e saj, pena e tij lëron me vargje, shpreh brengat, shqetësimet dhe preokupimet e tij, gërsheton letërsinë dhe historinë me elemente faktike të vargjeve, paraqet data e ngjarëje historike, të sotëmen dhe të kaluarën e popullit të vet të ndarë padrejtësisht, një populli i cili në shekuj dhe sot mbetët nën ombrellën e huaj, trajtohet jo njerëzisht mbi të cilin objekt prej kohësh ishin dhuna dhe terrori, të cilat mbi këtë popull të pambrojtur sa vijnë e shtohen, poeti Arsim Krasniqi lufton, proteston, bënë klithmë mes arti dhe ky art me thirrje të fuqishme dënon katrahurën që godet këtë popull të pafajshëm, të pambrojtur, liridashës, dhe këto protesta poetike flasin fuqishëm. Megjithatë poezia e tij është e qëndrueshme, plot mesazhe, mes cilës vihet në thumb jo njerëzorja, dhuna, padrejtësia, pa munguar krenaria e shqiptarëve të asaj ane ku aq gjatë luftojnë kundër shovinizmit serbomadh. Poeti me një mjeshtri intelektuale din të përshkruaj edhe heroizmat, burrëritë, trimëritë, sinçeritetin, punën e nderin në mbrojtëjen e vendlindjes, dijes dhe arsimit shqip.

Krijimtaria është dhunti, është edhe trashëgimi, e cila pasurohet duke shkruar e lexuar shumë, te cilat cilësi i ka krijuesi ynë Arsim Krasniqi, ky bir i një strategu të shquar të popullit të asaj ane Bafti Krasniqit, të cilin e hasim te disa nga krijuesit, nuk e gjejmë te krijuesi Arsim Krasniqi. I vetdijshëm se ky virus politik në taboret e letërsisë len gjurmë jo të shëndetshme në letërsinë tonë, ai krijimtarinë e vet e vënë në shërbim të atdheut dhe kombit.

Me punën e penën, mençurinë arsimimin shqip në këto anë la gjurmë të pashlyara si arsimues i kësaj ane, si veprimtar e poet, që i dha nderë këtyre anëve dhe vetes si veprimtarë i dalluar kombëtar. Krenaria jonë është e dyfishtë, kur biri i Bafti Krasniqit, Arsim Krasniqi, po ndjek hapat e babait të vet mësuesit, poetit e patriotit kombëtarë. Para se të vazhdojmë këtë vështrim rreth këtij libri poetik, të njohim lexuesit shkrurtimisht me një biografi të shkurtër, të intelektualit, poetit dhe veprimtarit Arsim B. Krasniqit.

Arsim B. Krasniqi, është lindur në Vllasë më 1969. Katër klasë i kreu në gjuhën shqipe në Medvegjë. Pasi sërbët në këto anë mbyllnin ciklin e lartë në gjuhën shqipe, Arsimi detyrohet që shkollimin të e vazhdonte në Banjë të Sijarinës, sepse i ati i tij Bafti Krasniqi, veteran i arsimit.

poet dhe veprimtarë kombëtarë, edhe përkundër shantazheve që i bëheshin, nuk kishte pranuar që i biri i tij Arsimi , shkollimin të e vazhdoi në gjuhën sërbe. Arsimi po bënte shkollimin në kushte të vështira, duke udhëtuar shtëpi-shkollë dhe anasjelltas, nga tetëmbëdhjetë kilometra në dy drejtimet. Në vitin 1986 u regjistrue në shkollën e mesme të Mjeksisë në Prishtinë, kurse më 1989 në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, por me qëllim të ia ndërpresin studimet e dërguan në shërbimin ushtarak. Arsimi po këmbëngulte në kryarëjen e studimeve.

Pasi që kishte mbaruar vitin e dytë të studimeve, me 1993 pushteti serbosllav kërkonte për të e mobilizuar. Shkas i mobilizimit të tij ishte nga se sërbet po hulumtonin biografitë e veprimtarëve shqiptarë të kësaj ane. Këtu tani sërbët kishin të bënin me një familje patriotesh shqiptarë:biografia e babait të Arsimit, veprimtarit të madh Bafti Krasniqit si dhe pjesëmarrja e Arsimit në Referendumin e vitit 1992, për bashkimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën, ishin shkaqe që sërbosllavët po përndiqnin Arsimin çdo hap. Gjendja e sigurisë së tij keqësohej përditë e më shumë, kështu Arsimi detyrohet të ndërpres studimet dhe në vitin 1993 u strehua në Gjermani, kurse katër vite më vonë më 1997 strehohet në Zvicërr, ku edhe sot punon dhe vepron. Arsimi është punëtor dhee aktivist i paepur, veq veprimtarisë kombëtare merret me shkrime , në poezi dhe publicistikë, por preokupim jetik i tij është çështja kombëtare dhe vendlindja.

Të i kthehemi sërish vështrimit të kësaj përmbledhje të bagatshme poetike“KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË“, të poetit Arsim Krasniqi. Çdo rrugë e ka mjeshtrinë dhe fshehtësinë e vet, por poezia është fshehtësia e çdo rruge dhe çdo sendi. Poetët e mirëfilltë të të gjitha kohërave kanë ditur dhe guxuar që këtë rrugë të fshehtësisë së bukur artistike të e nisin me kokën e mbushur plot mençuri, frymëzim, nxitje, ëndrra e plane të bukura. Krijimtaria nuk është punë që matet dhe shpërblehet me orar.
Poezia mblidhet ashtu siç mbledh bleta nektarin, kur poeti ndjenë se është plotësuar cilësia për të botuar një vëllim poetik, poeti troket në dyert e një shtëpie botuese. I tillë është Arsim Krasniqi, nuk nxiton të grumbulloj sasi, por rrugëton ngadal e sigurtë në rrugëtimin poetik, me mençuri nxjerr nga brendia e shpirtit, art me vlera, mesazhe të fuqishme që u mbijetojnë kohërave.

Zëri i Arsim Krasniqit është zë ndërgjegjeje, , zë i madh i cili nuk pushon së thirruri, në vete ka mesazhe domethënëse, vargje që flasin shumë, shpesh ndoshta një varg apo disa vargje flasin më shumë se tërë poezia, nëse atyre dijmë të ua nxjerrim përbajtëjen e thellë thelbësore:“Kur një Popull është i Ndarë“, vet emërtimi i përmbledhjes poetike flet shumë, madje flet aq shumë sa ne nuk mund të e përshkruajm përmes këtij vështrimi. Kjo përmbledhje pastaj është e dhimbshme, e dhimbshme për shqiptarët, veprimtarët, poetët që e kuptojnë, ku me mjeshtri dhe fuqi të vargjeve poeti thyan robërinë, hap mesazhe e horizonte për dritë e dituri, vret gënjeshtrat dhe padrejtësitë, mbetet i palakuar dhe histori në vete. Poezia e parë e kësaj përmbledhke quhet Kur një popull, është i ndarë, e cila mban vulën poetike të këtij libri, dhimbja e poetit e shprehur fuqimisht në vargje, kujton shekullin e vuajtëjeve të shqiptarëve nën robëri, shtypje, poshtrim e gjenocid, krenarinë si shqiptarët përkundraj këtyre vuajtëjeve nën shtypje robëri e gjenocid, treguan guxim, forcë, gatishmëri, për të mbrojtur trevat e tyre, duke paguar me çmimin më të madh që mund të paguhet për atdheun-jetën.

Poema të gjata, ku i këndohet nderit njerëzor, frymës patriotike, nderit kombëtar, rrjedhave të historisë tonë tejet të dhimbshme, i gjejmë, tek vargjet e poezive“Me trevën time jam Krenar“, „Masakra e Sfircës“, „Në Vllasën time“, „Kam shumë Mall“, „Babait Tim“, „Sjemi vellezer pioner“, „Ra në Altarin e Lirisë“, „Kanë kaluar 120 vjet“, „Në Luftën e Fundit 1999“, etj. . . . . . Sikur të ndalemi në analizimet e poezive një nga një, do të na duhej thellim, kohë dhe shkrime të një pas njëshme, por sikur më duket se për këto zbërthime mbetet detyrë e lexuesëve të vemendshëm, të cilët do të begatohen me këtë libër, me vargje jetësore, mallin e zjarrt, dashurinë dhe dhembshurinë për gjithçka jetësore e fisnike.

Vargjet e Arsim Krasniqit kanë detaje konkrete, origjinalitet, me petk të shprehjeve simbolike kuptim të gjallë në shumë aspekte kombëtare, të cilat janë të dashura për çdo dashamirë të fjalës së shkruar, që din të i kapë e përjetoj ato. Temat dhe motivet e vargjeve të Arsim Krasniqit janë plotësisht kombëtare. Frymëzimet nga këto tema të mprehta, që i japin shpirt e zjarr vargut, çështje që lidhen me historinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në kohë dhe hapësirë, ku shpaloset dhembja mbi Shqipërinë e cunguar, pjesët e saja të robëruara, pa u korigjuar padrejtësia historike nga Fuqitë e Mëdha, të cilat si me shpatë ndanë pjesët më të mira të tokave të shqiptarëve, për të ua dhënë si shpërblim maqedonasve, malazezëve dhe sërbëve, ku fatkeqësisht nën ombrellën e tyre edhe sot po lëngon Kosova Lindore, e cila nuk është dhimbja vetëm e poetit, por e të gjithë neve. Në këtë përmbledhje në poezinë Masakra e Sfircës, ngjarja përshkruhet dhimbshëmn, pra masakrimi i cili është art i ndyrë që sërbët e kanë ushtruar mbi shqiptarët në çdo vend dhe në çdo kohë. Aty lexuesi mund të i gjejë të gjithë emrat e qëndresës shqiptare, të cilët ranë në këtë masakër që ushtroj sërbi mbi gra, pleq efëmijë liridashës, por në pamundësi të mbroheshin. (Masakra kishte ndodhur me 4 dhjetor 1944).

Në poezinë „RA NË ALTARIN E LIRISË“, poeti përkujton me dhimbje e krenari Hashim Hajdinin, nipin e heroit kombëtar Zejnel Hajdini, i cili për të mbrojtur vendlindjen dhe pragun e shtëpisë, në rrethimin që i bëjnë serbët më 26 mars 1999, e nisë luftën me sërbët duke bërë qëndresë heroike, duke lënë disa viktima serbe, deri kur bjen heroikisht në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë.

Poeti i kushton një poezi edhe babait të vet Bafti Krasniqit, i cili dallohet si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, burrë i shquar i arsimit dhe kombit, i cili ishte mësues dhe poet, i atyre kohërave të vështira në Kosovën Lindore. Po u japim një strofë nga kjo poezi:

BABAIT TIM
(BAFTI KRASNIQIT)
Jam i mallëngjyar, por jam krenar
Se jam gjaku ytë, jam gjak shqiptar
E ti babai im shumë heret shkove
S´i besonim vetës se jetë ndërrove. . . .

Bafti Krasniqi, ishte një njeri i madh, veprimtar i shquar kombëtarë, burrërorë, guximtar, i sinçert, mësues i cili ka bërë shumë për arsimimin shqip në Anamedvegjë, poet i shquar, veprën e të cilit kur e kam lexuar, më ka lënë mbresa, frymëzim, brum krijimtarie, të cilën e ruaj me kujdes dhe rrespekt në bibliotekën time. Duke rrugëtuar nga poezia në poezi, Arsim Krasniqi i përkushtohet fuqishëm mallit dhe dashurisë për vendlindjen, Vllasën larg së cilës gjindet dhe vuajtejet që përjeton ajo nën thundrën e huaj.

Krejt për në fund;libri „KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË“, i Arsim Krasniqit, është një libër historiko -letrar, i cili di saktësisht të faktikoj fakte, të ndërtuara mirë përmes vargjeve, me kulturë poetike, thënë gjithçka të përjetuar drejt, pa hy në urrejteje e mallkime, vargëruar me stil të mençur poeti, me një lëndë të pasur e të dëlirë, me dhimbje shpirtërore që rrjedhin, peisazhe kujtimesh, me subjekt e lëndë, me aftësi për të krijuar e ndërtuar personazhe të spikatur e të besueshëm, me ngjarje faktike përshkruan rrugën e mundimshme të një kombi të ndarë nga padrejtësitë, të mbetur nën dhunën, terrorin dhe gjenocidin e një armiku, që shfrytëzon padrejtësisht trojet e huaja. Duke lexuar këto fakte dhe protestën e poetit mes vargjeve, lexuesi do të përjetoj diçka sikur këto ngjarëje zhvillohen para syve të tyre. „KUR NJË POPULL ËSHTË I NDARË“, është përmbledhja poetike e Arsim Krasniqit, e ndërtuar me një brum poetik, jo thjesht një vargëzim, por do të e quaja një shkëlqim në errësirë, ujë në shkretëtirë, zjarr në akull. . . .

Vargjet e tij janë histori në vete, të fuqishme, me mesazhe për të thyar robërinë, frymëzim e mesazh i bukur për lexuesin, atdheun e ndarë, qëndresë që mund të thërret për të shenjëten, krejt çka mund të bëhet mes penës dhe vargjeve.
Ne e falemnderojmë nga zemra Arsimin, i cili na mundësoj të kemi këtë libër të bukur, i dëshirojmë shëndet e të mira dhe shumë libra tjerë të këtij lloji.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen