Kosova kthen qumështin

Rrezore | admin | 27.03.13 | 16:01

Një sasi e konsiderueshme qumështi shqiptar nuk është lejuar të futet në territorin e Kosovës, autoritetet doganore të së cilës e kanë kthyer mbrapsht dhe pikërisht në doganën e Durrësit ku janë kryer dhe procedurat e eksportit të saj.

Drejtues të doganës bënë të ditur se sasia e qumështit, sipas palës kosovare, nuk ka qenë e pajisur me fletë-analizat e nevojshme dhe konkretisht me certifikatën e aflatoksinës në këtë produkt.

Pas kthimit, sipas kryedoganierit të Durrësit, do të jenë autoritetet përkatëse që do të vendosin për asgjesimin ose jo të sasisë prej 23 tonësh të qumështit prodhim shqiptar. Ndërkohë, pas skandalit mbi praninë e lartë të substancës së dëmshme të aflatoksinës në qumësht, Ministria e Bujqësisë mësohet se ka nxjerrë një urdhër që detyron të gjithë importuesit e qumështit dhe nënprodukteve të tij të kenë pjesë të dokumentacionit edhe certifikatën e aflatoksinës, prania e së cilës në nivele të larta njihet si shkaktar i sëmundjeve të rënda në organizmin e njeriut./TOP CHANNEL/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen