Korrupsion, jo efikasitet dhe nepotizëm

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.03.13 | 14:06

Gjendja ekonomike në Kosovë është duke u diskutuar në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Partia opozitare, Lidha Demokratike e Kosovës, si inicuese e këtij debati parlamentar, ka adresuar një varg akuzash në adresë të Qeverisë së Kosovës për gjendjen e rëndë ekonomike në vend.

Hikmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se edhe pas pesë vjetësh të shpalljes së pavarësisë, institucionet e Kosovës karakterizohen për joefikasitet, korrupsion e nepotizëm.

Ajo ka shtuar se institucionet e Kosovës, duke i dhënë prioritet agjendës politike kanë lënë anash zhvillimin ekonomik të vendit.

“Të dhënat për papunësisë tregojnë se mbi 70 për qind e të rinjve janë të papunë, ndërsa varfëria është thelluar tej mase. Shumë familje sidomos ato që nuk janë të punësuara mëzi plotësojnë nevojat elementare për jetë”, është shprehur Bajrami.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se gatë kësaj periudhe 5 vjeçare Kosova ka shënuar rritje ekonomike dhe përmirësim të dukshëm në mirëqenie të qytetarëve të Kosovës.

“Gjatë këtyre 5 viteve Kosova ka shënuar rritje mesatare ekonomike rreth 5 për qind dhe është me e larta se rritja ekonomike para shpalljes së pavarësisë. Ky fakt tregon se politikat ekonomike kanë qenë të suksesshme në shënimin e progresit ekonomik. Përveç kësaj kjo tregon ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike të Kosovës në këtë krizë ekonomike globale”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka premtuar se gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës do të rrisë edhe një herë pagat e punëtorëve të arsimit, policëve, prokurorëve, punëtorëve të shëndetësisë por edhe të sektorëve të tjerë.

Privatizimi ndërmarrjeve publike dhe së fundi shtyrja e Privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës kanë ngritur debat në parlamentin e Kosovës.

LDK-ja ndërkaq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që privatizimi i PTK-së të ndërpritet.(l.krasniqi)

/Radio Evropa e Lirë/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen