Fjala e lirë nga Mërgimi

Diaspora | admin | 01.04.13 | 21:24

Është koha që sa më parë në radhët e LDK-së,në Kosovë të vijnë njerëz të rinjë

LDK-së kudo që veproi gjatë viteve të kaluara.., (por edhe sot) u ndeshë me shumë armiqë të cilët i kishin mobilizuar të gjitha forcat e tyre fizike, materiale,kohore dhe intelektuale për pengimin e aktiviteteve dhe përqarjen e radhëve të LDK-së.

Krahas sulmeve që vinin nga regjimi kriminel e barbarë serbo-çetnik i Beogradit, akuza e sulme vinin edhe nga suita majtiste, enveriste, marksiste, leniniste dhe nga disa pehlivanë të Xhavit Halitit dhe Fatos Nanos. Mirëpo, falë guximit, trimërisë, vendosmërisë së disa anëtarëve të LDK-së dhe punës vetmohuese që bëri LDK-ja, me mjaftë suksesë i rezistoi të gjitha atyre pengesave, sulmeve, akuzave, shpifjeve.., që vinin nga ata që i cekëm më lartë.
Mendoj se tani është koha e duhur që në radhët e LDK-së në Kosovë, të freskohen me gjenerata të reja të arsimuara dhe të cilat gjatë këtyre viteve të fundit e kanë dëshmuar veten me punë. Kjo njiherit ishte edhe kërkesë e gjeniut të kombit e Kryetarit të Kosovës dhe të LDK-së, DR. Ibrahim RUGOVA.
Është koha që sa më parë në radhët e LDK-së të vijnë njerëz të rinjë, të aftë, të arsimuar dhe intelektualë të denjë të cilët kanë vullnet për punë e aftësi për jetësimin e programit të LDK-së. Është koha që radhët e LDK-së ne tërë Kosovën jo vetëm të inkuadrohen gjeneratat e reja, por është edhe momenti për ti larguar disa „që veten po e quajnë“ Bosa“, e të tillë mendoj se ka shumë.
Një pjesë e vogël e anëtarëve të LDK-së, ( duke filluar nga aktivet, degët, nëndegët ) të cilët gjatë viteve të kaluara jo që nuk u treguan të aftë, por ne shumë raste i pengonin aktivitetet dhe aksionet e LDK-së, ata duhet larguar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse ata janë penguesit kryesorë të zhvillimit të LDK_së.
Freskimi i radhëve të LDK-së me gjenerata të reja në Kosovë shënon edhe nismën e fitoreve të LDK-së. Është koha që të gjithë hapur ti dënojmë e luftojmë dukurit negative të cilat paraqitën në radhët e LDK-së. Pasë shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Shtetit të Kosovës, duhet t’u themi NDAL.., të gjithë atyre anëtarëve të cilët gjatë aksioneve tona nuk janë dëshmuar me punë.
Është koha që të fillojmë një „luftë“ të ashpër ndaj karrieristëve, parazitëve, përqarësve, majtistëve, leninistëve, stalinistëve, nanoistëve, vrasësve të korruptuarëve etj etj. Nga kreu i LDK-së kërkohet një filozofi e re e punës dhe unitetit. Populli i Kosovës, pjesa dërmuese iu bashkuan radhëve të LDK-së pa presion e dhunë, pra me vetë dëshirë. Ata u inkuadruan në radhët e LDK-së, jo pse aty ishin njerëzit më të aftë, por nga shkaku se aty-pra në LDK-së, respektohej fjala e lirë.
Kudo që veproi LDK-së (posë regjimit kriminel barbarë serbë , që ishte armik i përbetuar), kësaj ju vërsulën edhe shumë të tjerë të cilët deklaroheshin hapur se jemi anëtarë të LDK-së, e në anën tjetër me të gjitha forcat e tyre materiale, intelektuale pengonin aksionet. Sot kërkohet nga kreu i LDK-së, që ta shtrij aktivitetin ne të gjitha drejtimet ; si në freskimin e radhëve të LDK-së, ti shpeshtojë kontaktet , takimet, tubimet . Të punojë pa hezitim në riorganizimin dhe realizimin e programit të LDk-së, jo me dhunë e akuza, por me punë, sinqeritet dhe përkushtim .Gjatë punës aktivistët e LDK-së duhet koncentrohen sa më tepër ti zbatojnë metodat demokratike e plurale.

Weingarten Gjermani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen