Pa bashkim komëtarë s´ka integrim në rrafshin kombëtarë

OP-ED | admin | 02.04.13 | 15:26

Kalimi nga diktatura komuniste si formë qeverisjeje, në demokraci pluraliste dhe organizimi i jetës shoqërore krijoi para popullit shqiptar një gjendje të re dhe më të mirë psikologjike, sidomos në Lirinë e njeriut.

Nuk mund ta mohojmë se populli shqiptarë doli nga sistemi i mëparshëm komunistë me një liri të pakët ose themi të gjymtë, dhe të shumtën e herave e imponuar me dhunë. Vite te tëra populli i Kosovës jetoi në rrethana jo normale, i shtypur, i rrahur, i përbuzur, i dënuar , i vrarë dhe i masakruar, pra thënë shkurt „sikur të ishte në luftë“.

Popullit të Kosovës gjatë atyre viteve, deshi apo nuk deshi kaloi nepër sakrifica te mëdha u privua nga liria e tij personale. Kosova dhe populli i saj përjetuan nëse guxojmë ta quajmë një luftë të ftohët. Orvatjet e pa ndërprera të regjimit serbë për ta asimiluar, shpërngulur dhe zhdukur popullin shqipëtar ë nuk u ndërpren kurrë.

Politikanët tanë e qeveritarët e Kosovës, sot janë bërë demokratë dhe gojën plot demokraci. Pjesa dërmuese e liderëve të Kosovës kurrë s’kanë qenë politikanë dhe kurrë s’janë marrë me politikë. Ata kur ofrohen zgjedhjet deklarojnë se do të angazhohen më shumë për Kosovën, Kombin e Atdheun.

Mirëpo vetëm dëshira nuk mjafton. Aty kërkohet punë sistematike, profesionalizëm, aftësi, tolerancë, përkushtim dhe më shumë demokraci. Të gjithë e diejm se Partit politike në Kosovë, kredibilitetin e tyre e politik e muarën nga Europa dhe Amerika.

Të huajt në Kosovë i vlerësuan (apo i notuan) politikanët tanë si naivë dhe të pa përvojë, pra të huajt ua rritën kredibilitetin në Kosovë dhe jashtë saj. Të huajt akoma po i mësojnë akoma edhe sot …, se si të flasin.., dhe çka të flasin ? ! Të huajt : Eulexi, Kfor-i, po luajn ë rolin vendimtarë në zgjidhjen e problemeve më të vogla e deri tek ato me rëndësi kombëtare. Të huajt po luajnë akoma rolin e këshilltarëve të fuqishëm nga gjëja „përvoja që kanë“, por të fuqishëm edhe nga potenciali i shtetit që përfaqësojnë.

Pasi në Kosovë u krijuan shumë parti politike, natyrishtë se edhe këshilltarët janë të shumtë dhe nga shumë shtete të botës: Amerika, Franca, Gjermania, etj. Liderët kosovarë duke patur kredibilitet të pakët si mbrenda ponjashtu edhe jashtë vendit, sepse një pjesë e vogël e tyre janë prodhim komunistë, enveristë, stalinistë e shumë pak pluralistë. Është e vërtetë se liderët tanë, akoma nuk guxojnë tu kundërvihen atyre – ndërkombëtarëve ( edhe kur ata gabojnë, apo shkelin rëndë mbi çështje kombëtare).

Ja shiko se sa vite kaluan e Mitrovica akoma është e ndarë.., akoma aty valon flamuri i Serbisë.., aty akoma funksionojnë organet e një shteti tjetër. Shtrohet pyetja ? Lider të Kosovës., deri kur ju do të jeni lodra-kukulla të të huajve, kur është ne pyetje çështja kombëtare.

Deri kur.., do ti meren tokat Kosovës nga fqinjët, kur do të pavarësohen gjykatat e Kosovës, deri kur do të qarkullojnë automjetet e serbëve me tabela të ish. Jugosllavisë, deri kur në Kosovë do të hyjnë liderët serbë në Kosovë pa kërkuar ( e informuar) leje nga organet kompetente të Kosovës, shumë e shumë pyetje tjera të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.

Lider të nderuar po jua përkujtoj një gjë, Pse asnjëri nga ju nuk guxon të fletë.., apo kërkon Bashkimin Kombëtar. Një ditë edhe ju do të epni përgjegjësi para popullit dhe para Historisë kombëtare. Të gjithë e kanë të qartë se sa është i domosdoshëm dhe i suksesshëm bashkimi kombetar.

Megjithatë asnjë politikan shqiptar nuk guxon ta thotë. Këtë nuk po e thonë as historianët, as shkrimtarët, as albanologët, apo personalitet e shquara kombëtare. Por është për të ardhur keq, që këte nuk guxon ta thonë as liderët partiak.

Për hir të së vërtetës, për hir të dinjitetit dhe historisë kombëtare, po e themi ne një gjë të cilën e kemi cekur në shkrimet e mia ; Pa Bashkim Kombëtarë, s’ka integrim në rrafshin kombëtarë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen