Një dekadë në shërbim të njerëzve

Diaspora | Rrezore | 24.09.20 | 20:02

NJË DEKADË NË SHËRBIM TË NJERËZVE

Shkruan: Lekë Preçi

Pak nga e shkuara

Për një Famulli dhe për një Mision që vepron në mërgim, siç jemi ne në Gjermani dhe vëndet tjera të Europës, gati është e pa mundur funksionimi normal pa motrat e nderit.
Ato janë shumë të domosdoshme për mbarëvajtjën e Misionit ose të Famullisë siq është kjo e jona në Stuttgart me emrin : “ Shën Tereza”.
Në këtë Famulli, shërbejnë motrat françeskane të Zojës së Papërlyer qysh nga viti 1989 me ardhjën e motrave Hilda
( Lajde ) Karrica dhe Irena ( Liza ) Prenrecaj. Pas këtyre në shërbim kanë ardhë motrat Klara Curri dhe Angjelina Nikollënrecaj dhe mbas disa vjetësh zëvëndësohën me motrat Terezina Paluca dhe Roza Qerkini. Tash në shërbim në Famullinë “ Shën Tereza “ në Stuttgart , janë motrat Valbona Uka dhe Samuella ( Hana ) Nikollaj. .
Thamë në fillim se motrat janë të domosdoshme për Famullinë dhe Misionin por , të moskeqkuptohëmi, Famullia dhe Misioni funksionojnë edhe pa motrat, por jo të kompletuara jo me fizionominë e vërtetë në çdo aspekt.
Puna e tyre, kujdesi i tyre për besimtarët, për fëmijët, për rininë, femrat, të moshuarit, i ka bërë ato shumë të rrespektuara. Jeta fetare dhe kulturore në Famullinë tonë është shumë e zhvilluar dhe lirisht mund të themi se ma së miri se çdo kund tjetër në mërgim. Sepse motrat kujdesën thuaj se për çdo gjë që ka të bëjë me jetën pastorale dhe kulturore të Famullisë. Ato mbajnë katekizmin me fëmijë dhe rini, përgatisin kandidatë për Kungimin e Parë dhe për Krezmim si dhe mbajnë rregullisht mësim-besimin. E përgatisin dhe e udhëheqin Korin e Kishës, një segment shumë i rëndësishëm dhe domethënës për Meshën. Përgatisin programët kulturore për Meshët solemne, pjesët teatrale, recitimët, pra me një fjalë, Shkollë e vërtetë Shqipe me të gjitha tiparët e saj sepse çdo program, çdo uratë, çdo recitim, mësohët dhe shfaqët në gjuhën tonë të lashtë dhe të bukur Shqipe. Pra, motrat kanë një rol shumë shumë të madh në Famullinë tonë.Mesha nuk do të kishte rrjedhën e duhur sikur të mos ishin motrat dhe kori i kishës. Kjo punë e tyre ka vlerë të shumëfisht për mërgimtarët që jetojnë larg vëndlindjës. Kujdesi për fëmijtë, rininë dhe familjën ka qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet i vazhdueshëm i famullitarëve dhe motrave të nderit.

E tashmja

Tashshti në këtë shtator filluan Meshët në Famullinë tonë e Shën Tereza në Stuttgart pas pushimeve verore. Do të ishte çdo gjë normale sikur të jetonim dhe të vepronim në një kohë normale ! Por, po jetojmë dhe veprojmë në një “kohë pa kohë “ pra në kohë pandemie globale. Sikur çdo kund dhe çdo institucion, edhe në Famullinë tonë shumë gjëra dhe aktivitete janë shkurtuar dhe i janë përshtatë kushteve që i dikton kjo “kohë pa kohë”.
Motivi i këti shkrimi është shkuarja e motrës Terezina Paluca në detyrë të re.
Motra Terezinë në Famullin tonë shërbeu 12 vjet , që nga qershori i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2020. Gjatë tërë kësaj kohe motra Terezinë bashk me motrat tjera ishte në shërbim të njerëzve, në shërbim të besimtarëve dhe në shërbim të gjithë atyre që patën nevojë për ndihmë. Gjithënjë e përgatitur, e gatshme dhe e pajisur me vyrtyte njerëzore, ishte pranë besimtarëve. Për këtë arsy te të gjithë la një përshtypje tepër të madhe sa që të gjithë, i madh e i vogël, i vjetër e i ri e nderonin dhe e rrespektonin. Ishte një përsonalitet komunikues dhe bashkpunues me një njohuri theksuese të aktualitetit në vendin ku jetoj dhe veproj dhe në vendlindje. Si të mos shkruhët dhe të rrespektohët motra Terezina Paluca, kur fëmijve në mësim- besim për herë të parë ua mëson uratën Aty Ynë në gjuhën amtare, në gjuhën e nanës ,në gjuhën tonë të bukur shqipe ! Si mos të nderohët e të rrespektohët motra Terezina Paluca kur të rinjëve që përgatisin pjesë teatrale, recitime ua mëson poezitë për Gjergj Kastriotin, për Nanën Tereze, për Gjuhën Shqipe për kombin dhe atdheun në gjuhën e bukur shqipe !
Një përshtypje të veçantë motra Terezinë la me rastin e rrëfimit për familjarin e vetë Heroin e Kosovës Pal Palucën, ushtar i UÇK-së. Rrëfimi i saj në Akademinë përkujtimore për dëshmorët, organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, ishte aqë i mirë, me një gjuhë të thjeshtë por shumë logjike dhe të kuptueshme dhe me shumë elemente të nivelit artistik. Zatën, pikërisht këtu qëndron bukuria e gjuhës , në ligjërim dhe shkrim, në thjeshtësinë e saj e jo në komplikimin dhe ngatrrimin e saj me gjithçka.
Motra Terezinë rrëfente ngjarjën tragjike të vrasjës së dëshmorit Pal Paluca me një gjuhë për lakmi , me një rend logjik të ngjarjeve, pa ngatrrime e komplikime, e thjeshtë por shumë e kuptueshme dhe logjike.
Meshën e fundit në Famillinë tonë Shën Tereza në Stuttgart, motra Terezinë e pat me 19 korrik të këti viti dhe në fjalën e vetë përshëndetëse theksoj se : “ Ndjehëm e lumtuar gjatë krejt kësaj kohe me ju . Kurrë nuk pata asnjë fjalë të keqe por përkundrazi rrespekt duke me thirrë ku je motra jonë, mësuesja e jonë, mësuesja e fëmijve dhe të rinjëve tanë. Për këtë ndjehëm e lumtur “.
Me gjithë fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Këshillit të Famullisë Lon Karricës e konsiderova të nevojshme që të shkruaj këtë rreshta modest për motrën Terezina Paluca dhe ti shpreh mirënjohje dhe rrespekt të thellë për punën dhe bashkpunimin që patëm me te gjatë këtyre viteve të qëndrimit në mesin tonë.

Stuttgart,
Shtator 2020

Motra Terezina e përqafuar nga fëmijët

Motrat Terezinë & Valbonë me besimtaret e Famullisë së Shtutgardit

Motra Terezinë Palucaj gjatë provave me Korin e Kishës

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen