20 vite të lirë, por të mvarur?!

OP-ED | Zef Prenka | 16.10.20 | 21:06

( Aktualiteti dhe disfatat politike)

Shumë kushi e ka vrarë mëndjen duke mënduar se, si është e mundur që një popull aq gjatë i shtypur dhe i persekutuar të mos i gëzohet lirisë dhe pavarësisë?!
Kur themi; „ …mos i gëzohet“, aludohet në keqtrajtimin dhe zhvatjen e lirisë, keqbërjen totale përmes korrupcionit, narkomanisë,prostitucionit, përvetësimin e fondeve, tënderëve e çka mos tjetër, jo nga populli, po, nga ata që udhëheqën, gjithë këto dy decenje.

Sigurisht që nuk është vetëm kjo e zezë që, në emër të çlirimit ( edhe pse nuk e çliruan!?), ata, humbën në paqë, edhe pse Presidenti Bill Clinton e porositi gjithë spektrin politik, që t’a fitonim paqën, por, ndodhi siç e dijmë të gjithë, ajo që nuk duhej të ndodhte, pra, humbje në çasjen e politikës dhe të diplomacisë, duke „dorëzuar“ të gjitha epitetet e shtetësisë agresorit shekullor dhe duke u mundësuar baraspeshë të luftës.

Kur themi baraspeshë ndaj luftës, Serbia ka arritur që, nga një agresor mizor dhe tashmë i përkufizuar detajisht, të vihet në pozicion neutraliteti, pra, agresor=viktimë.

Edhe pse Serbia ( si okupator agresiv) historikisht dallohej për një formë tjetër fqinjësie, duke tejkaluar të gjitha përmasat e sjelljes ndaj – Të drejtat dhe liria e njeriut –ndaj popullit të pafajshëm zbatoj forma më çnjerzore të mundshme.

Shpesh përdoret shtesa që qenia e gjallë e dëmtuar është e motivuar të shmangë trajtimin – (Volenti non fit iniuria – dhuna jo e gabuar i ndodh personit që e miraton).

Format e agresionit që Serbia ndëmua po thuaj nhë shekull,janë:

*Forma e hapur, fizike (ndaj qenieve të gjalla): goditje, vrasje, kërcënim fizik, apo auto-agresiv (duke i kaluar fajin viktimës…)

*Forma e hapur, fizike (drejt objekteve të pajetë- gjësendëve): P.sh. ndotje e qëllimshme, trajtim i qëllimshëm ose nga pakujdesia ndaj objekteve, dëmtim i pronës (përfshirë vandalizmin) dhe shkatërrimi total i objekteve.

*Forma e hapur, verbale ose joverbale: P.sh. fyerje, tallje, gjeste dhe shprehje të fytyrës, britma, stile dhe sjellje gjuhësore të papara e ndëgjuara dhe qëllimisht vulgare,që të fus friken deri në palcë.

*Forma e fshehur: fantazitë, urrejtja e mbjellur që nga foshnjorja…

*Forma indirekte: dëmtimi i pasurisë (i objekteve që i përkasin personit (personave) kundër të cilit drejtohet agresioni), shpifja, ngacmimi përmes sjelljeve, ngacmimi emocional, seksual, ngritja e pengesave, kurthët, “ e pa thëna e thënë etj.

*Forma emocionale: si rezultat i stresit, zemërimit- nënçmimit, zemërimit-dominant, inatit, urrejtjes deri në vërbëri patologjike, zilisë dhe frikës nga dominimi etj.
Prandaj, ku i patën sytë elita politike e Kosovës ?
Sigurisht që të pasuria!? Pasuria deri në haram, deri në terpi, deri sa nuk dijnë të ngopën dhe si rezultat kemi ktë situatë politiko-strategjike( që përveq termit as që mund të quhet ashtu).
Tani që ka aq shumë gabime ( me ) qëllime, vihemi para aktit të kryer( si rezultat i servilizmit të qëllimshëm ndaj faktorit BE) dhe duke mos e kuptuar një metodë fare të lehtë, si p sh. Animi i hapur në favor të Serbisë i komisionerëve të BE dhe pa dituria e të reaguarit me vendosmeri për shumë procese që e dëmtuan radhazi pozitën politiko-strategjike dhe ekonomiko-demografike(duke aluduar në braktisjen e shtetit nga të rinjët tanë)  të shtetit të Kosovës.

Akoma ka një çik shpresë, po qe se, tani e tutje nuk do vazhdohej me ketë avazh deshtues të servilizmit.Ani pse, herë pas here kemi ndëgjuar se kërcenojnë me sanksione , me gjithatë do duhej të refuzohen shumë apetite të BE( që akoma nuk na njeh si shtet edhe përkundër vëndimit të GJ K. Ndërkombëtare që, Pavarësinë e Kosovës e shpalli të ligjshme!).

Prandaj, tani për shtetin është sfidë Asociscioni i Komunave me shumicë serbe, që për asnjë çmim nuk duhet për ta pranuar.

Stop Asociacionit të Komuneve serbe përbrenda shtetit të Kosovës!🤚

Zef Prenka

Tetor 2020

Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen