Prononcim ndaj reagimi të pa arsyetuar të zotit Oroshi!

Histori & Fakte | admin | 09.04.11 | 08:01

Historia e bujshme e Patriotit dhe Heroit kombëtar,Dedë Gjo Luli ishte ajo që më fascinoi,për të shkruar mbi veprën e tij heroike dhe vrasjen në mënyrë tragjike të ati Burri. Ndaj Mirdita dhe Oroshi, në shkrimin tim,vijnë vetëm si konotacion i rastësisë së ngjarjes, e cila ka mund të ndodhë edhe dikundë tjetër,dhe jo si shkak i shkrimit mbi veprën kombëtare të Dedë Jo Lulit!

Në shkrimin tim, kushtuar Dedë Gjo Lulit, siç keni mundur ta vëreni, unë jam orientuar në Histori, si burimi më i besueshëm për huazimin e fakteve ! Por, ju zoti Oroshi nga kush jeni AUTORIZUAR, si mr.sci. historian, që ta tjetërsoni Historinë me përpjekjet që ti ndryshoni-faktet e licencuara, nga instituti i shkencave të historisë sonë kombëtare?!

A është e drejtë sjellja juaj,dhe a nuk është e dënueshme ajo? Sa mbetet e besueshme për lexuesin e paanshëm, historia që shkruhet, në këtë mënyrë- zoti Oroshi?!

mos bëni dëshmi të rrejshme, Jezusi!

Thënë të drejtën nuk e kam pritur një Reagim të tillë të pa arsyeshëm, nga ana jote, ngase prapa fakteve të shkruara mbi variantin e vrasjes së Dedë Gjo Lulit ,nuk qëndron vetëm emri i një autori të vetmuar,por dhe vula e institucionit shtetëror të shkencave të historisë kombëtare të pranuar brenda dhe jashtë vendit e cila gëzon besimin e të gjithë shqiptarëve kudo edhe sot.

Vrasja e Dedë Gjo Lulit, dhe faktet nga historia nuk i takojnë vetëm një Autori, emri i të cilit shënohet prapa shkrimit të fakteve, aty qëndron edhe Deklarata e dëshmitarëve të cilët jetuan dhjetëra vite pas vrasjes së Dedë Gjo Lulit, siç ishte rasti me Norën e cila asnjë herë nuk i ndryshoi dëshmitë e saja.

Është e vërtetë se shkrimi është i imi, por faktet janë nga historia ,zoti Oroshi, ndaj reagimi juaj është i pa drejtë, i pa arsyeshëm,dhe i njëanshëm – me tendencë kundërvënie historisë kombëtare dhe fakteve të licencuara nga ajo.me „fakte“ private, të pa njohura për shumicën e shqiptarëve,dhe të pa konfirmuara asnjëherë deri më sot, zyrtarisht.

Historia nuk është fontanë dëshirash, që mund të ndryshoj çdo ditë dhe të shkruhet me anime, sipas tekeve dhe dëshirave të secilit që shkruan, në bazë të njohtësisë apo për hatër të dikujt, por në bazë të fakteve të vërtetuara nga profesionist të pa anshëm dhe e licencuar nga instituti  përkatës- i autorizuar! për tu bërë e besueshme për shqiptarët dhe e pranueshme edhe nga të tjerët.

 

„studiuesit seriozë mos të përdorin burimet e falsifikuara“- thua ti?

I atij mendimi jam edhe unë,ndaj edhe faktet i mora nga Historia ,si institucioni më i besueshëm,ndaj ku i sheh ti tani, burime të falsifikuara?! Në kohën e afërt,(dhe të largët) „argumentet“ tua ishin të pa njohura për opinionin, të pa njohura edhe për mua, ndaj do të ishte e pa kuptimtë që unë për shkrimet e mia të, kërkoja nga ti „fakte“ të pakonfirmuara dhe ti anashkaloja dokumentet e licencuara në mënyrë ligjore nga historia shqiptare,me vërtetësi të besueshme kombëtare e cila akoma edhe sot e kësaj dite nuk është hedhur si e dyshimtë!!! Ndaj, ku e sheh falsifikimin këtu, zotëri i nderuar?!

Argumentet tua, zoti Oroshi janë personale,dhe për kohën për të cilën ne po flasim, janë akoma të pa konfirmuara,jo vetëm nga dëshmitar të besueshëm okular,por të pa vërtetuara edhe nga historianë të pa anshëm e profesionist, dhe zyrtarisht, janë të pa licencuara !

„Jo Çika e babës e çika e nanës“……..thua ti.

Unë për vete nuk e kam të lehtë për ta kuptuar sjelljen e një njeriu i cili pretendon të jetë historian i shqiptarëve,kur përdor me përçmim, shprehjet e Dedë Gjo Lulit për Norën , të cilën ai e quante „Djali ma i mirë i Babës“ apo,ndoshta  ti i ke të njohura dëshmitë e dhëna nga ajo,zoti Oroshi, dhe ato të pengojnë!? Ne të gjithë jemi Bijë të Babës dhe të Nënës, por ato përveq në brendësin familjare,nuk i përmend kush, përmenden me dëshirë nga secili,vetëm thëniet e heroit tonë kombëtar të madhit Dedë Gjo Lulit për Fenomenin Nora, e cila nuk ishte çfarëdo „Qik e Nanës“ por një luftëtare e vërtetë dhe pa epur, disa herë edhe e plagosur, në luftat e malësisë.

„përpos rrëfimeve të trilluara kinse këto gjëra i paska thënë Nora, reja e Dedë Gjon Lulit, -pra përralla të imagjinuara“ – Thua ti zoti Oroshi?!

Nora si pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e të gjitha ngjarjeve historike, për Dedë Gjo Lulin,nuk ishte „çka do Çikë“ e babës e çikë e nanës,ashtu siç nuk ishte as për Historinë tonë kombëtare,çfarëdo Dëshmitare,siç mundohesh ta paraqesësh  ti,por ishte një BURIM Dëshmie e dorës së parë dhe shumë e BESUESHME edhe për Historinë, zoti Oroshi ,dhe një Çikë Nane që lind rrallë në trojet tona, e cila nuk iu nda kurrë Dedë Gjo Lulit dhe të shoqit Kolës në asnjë luftë apo betejë duke hyrë me faqe të bardhë, si rrallë kush tjetër në piedestalin e historisë sonë kombëtare. Ndaj për Norën askush, asnjë shqiptarë i pa anshëm nuk mund të thotë se „bash“ Nora në vend të dëshmive reale, paska rrëfye prralla të imagjinuara mbi mënyrën e vrasjes së Dedë Gjol Lulit. E pse duhej ta bënte ajo këte ?! Nora jetoi deri në vitin 1964, pra 49 vite pas vrasjes së Dedë Gjo Lulit,por Dëshmia e sajë për asnjë moment nuk ndryshoi,në mënyrë zyrtare as private.

 

Koha kalon, por historia nuk harron

Duke u nisur nga të gjitha këto sa i ceka më lartë, ju zoti Oroshi edhe vetë e dini se argumentet tua, janë të pa vërtetuara, dhe të pa mbështetur shkencërisht, të cilat vetëm pas analizave të vërtetësisë nga komisioni i verifikimit të fakteve historike, nëse ato dëshmohen si të tilla dhe plotësojnë vërtetësinë me fakte të paanshme „mund“ të licencohen në mënyrë zyrtare, për tu pranuar si të sakta dhe të pranueshme nga historia shqiptare, ndaj nuk e kuptoj se me ç`arsye keni reagoni-kundër fakteve të licencuara të  historisë?!

Faktet janë kokëforta ,dhe në bazë të tyre duhet të shkruhet Historia…thua ti!

Plotësisht Dakord! Pajtohem me ty,zoti Oroshi, prandaj edhe Faktet e përdorura për kohën,vendin dhe  variantin e vrasjes së Dedë Gjo Lulit, nuk janë gjetje të mia, por fakte nga Historia Kombëtare,si institucioni më i besueshëm,edhe për faktin se mu ky Versioni i dhënë nga Historia,qëndron dhe është i pa kontestueshëm nga shqiptarët, i cili si i tillë shpjegohet nëpër të gjitha shkollat tona edhe sot, kudo që mësohet shqip.

 

Përfundim i prononcimit

Ndaj, zoti Oroshi,  nëse Historia nuk shkruhet në bazë të fakteve të licencuara,nga Instituti i autorizuar i Historisë Kombëtare,nuk ndihmon shumë as titulli i vënë përpara emrit,për të qenë ajo  e pranuar nga të gjithë shqiptarët. Historia nuk mund dhe as nuk duhet të shkruhet me porosi dhe diktate e as të ndryshohet me njohtësi dhe sipas dëshirës, nëse shkruesi i saj nuk ka vendos, të shkruaj „histori“ vetëm për vete.

Duke ju përshëndetur ua bëj me dije se çdo vazhdim diskutimi të mëtejshëm,mbi faktet e licencuara nga Instituti i Historisë sonë Kombëtare !, e shohë të pa arsyeshëm, jo bindës dhe të pa arritshëm, për ndryshimin e historisë, me  „kualitetet“ tona!

Për aq sa shkrova më lartë, të gjithë lexuesit e nderuar i falënderoj, për mirëkuptim.

 

Cyrih, 7 Prill 2011

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen